top of page

Fahri Dahri: NUK JUSTIFIKOHEN GENOCIDET

ree

NUK JUSTIFIKOHEN GENOCIDET

                       1

Mes plumbash dhe buçimash lufte,

U kyçën shtëpitë, streha trashëgimi, 

Zemër pikëlluar, ndjesi, shpresë e lutje,

Pritje kthimi, dekada djegur, vaje lëngimi

                        2

Zilia etnike, trashëgimi historike vlerore

Krijojnë zëmërim brezash të pashuar.

Një, dy, dhjetë, tetëdhjetë vite mërguar,

Stop! Ti ish fëmi, i padëshiruar. I dënuar.

                         3

Malli për shtëpi, rafe zbuluar, vi me këmbë,

Nuk të shkel, ecim bashkë, mjerim, errmillëk, 

Shikojmë, heshtim, gurë, botë, varrelënë?

Jo. 

Larguar të gjallët, vendvdekurit - gëk.

                          4

Erdha. Të gjeta shtëpi, tjegulla mbuluar,

U njohëm. Por nuk folëm. U pamë në sy. 

Ti rroje, voronjet batërdi, kohë pa pastruar.

Më the: “Eja lozim në qoshqe dhe avlli”.

                           5

U pamë, nuk u takuam, xhadeja- pusi,

Kujtime rrodhën, zhurma? Jo! Qetësi!

Fshatrat shkretuar, pa fëmijë! Pa gjallëri,

Tetëdhjetë e ca vite çdo gjë zi e më zi!

                           6

Betime në Bibël, Antikrisht në jetë 

Kamuflim, maskim, fytyrë ndërruar,

Shpirt sterrë i zi, kameleon i vërtetë.

Me Kalë Troje dhe pabesi - i fituar.

                          7

Mure shtëpish shqyer, avlli rrëzuar,

Oborret, kopshtet e gjallë - pa jetë.

Kudo hije shkretëtie, frikë- meruar,

E habitur këmbimhareja në të zbetë.

                      8

Klithma zërash - bërrtasin zëmëruar 

Kërkojnë pjesë vitesh jete të vrarë

Shpirtërat enden, vendvarret duan

Të prehen, lënë nga trashëgimtarë!

                      9

Ç’deshe ti Antikrisht me genocid?

Zhdukjen e farë-fisit thesprot!

Çdo mënyrë kafshërore nuk le eksiq

Pas një shekulli, nuk ja ke dalë dot.

                     10

“Unë” e ti - shekull përplasur jemi.

Vrasës, dhunues me Dhe ushqehen

Pasardhës, nën hijen e frikës jeni

“Unë” gurë që sfidoj vite gravitetin!.

                      11

AntiKrishti në dymijë vjeçarin e ri

Ilirët e pasmë, në katër numra i coptoi 

Gaboi, ndërgjegjen brenda te numuri 

etnikisht masa numerike nuk veproi

                       12

Karakteret, tiparet nuk kultivohen,

Tek protopopulli ato janë natyrorë,

Dhunti e dhuruar nga Krijuesi

Për të shëmbëlltuar popujt dytësorë.

                       13

E mira, e keqja brenda jetës tonë,

Disa nga Zoti, disa nga robi janë.

Mirësitë ëngjëllore, ligësitë djallzore 

Dualitet jete, maten me dije e durim.

                       14 

Vatani nuk është monedhë as mall

Nuk këmbehet, as blihet e as shitet,

Atdhe, Mëmëdhe, prindër për jetë,

Vetëm vlera  hyjnore, shpirtërore!

                        15

Atdheu forcë graviteti tërheq tërheq,

Portëlidhja galaktikë-Tokë-Univerës

Njeriu është përzgjedhur për në mes

Udhëton çdo çast kaluar-për progres.


       Fahri Dahri, Scanzorochiate

               14 tetor 2025

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page