Fahri Dahri: NJË SHEKULL DUKE SHPRESUAR PËR DREJTËSI!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 18, 2025
- 3 min read

Këto ditë, përpara vizitës së Ministres së punëve të jashtme në shtetin Grek, u vunë në lëvizje disa pak institucione që kanë lindur ndër vite si domosdoshmëri për të kërkuar vendosjen e drejtësisë ligjore ndërkombëtare të “Çështjes Çame”.
Nuk janë pak vite, por po afron shekulli që nuk rreshtin kërkesat, ankesat, shkrimet, peticionet, protestat, lidhur me zgjidhjen e çështjes kombëtare, që përfshin një territor rajonal, një masakër të cilësuar genocid etno-fetar, ku padrejtësisht është vepruar me arrogancë ndërshtetërore të pa shoqe, shkëputja e 4213 km/2 pjesë e territorit etnik shqiptar. Ndaj në prag te takimit midis Ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” i është drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme Znj. Elisa Spiropali me kërkesën që çështja çame të përfshihet në agjendën e bisedimeve dypalëshe Shqipëri–Greqi.
Mes tjerash Fondacioni në fjalë thekson: “....Qëllimi është nxitja e një trajtimi institucional, në frymën e dialogut dhe të respektimit të të drejtave të shqiptarëve, siç parashikohet edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë:
E nderuar Znj. Ministre,
Në prag të takimit tuaj me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, dëshiroj t’ju përcjell, në mënyrë institucionale dhe me respekt të plotë për përgjegjësinë që mbani, një kërkesë të rëndësishme që lidhet me interesin kombëtar dhe të drejtat themelore të një komuniteti të tërë shqiptar. Në emër të përgjegjësisë historike dhe morale të shtetit shqiptar ndaj qytetarëve të tij dhe pasardhësve të tyre, ju ftoj me respekt që çështja çame të jetë pjesë e agjendës suaj të diskutimit me palën greke.
Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe angazhimin tuaj,
Me respekt të veçantë,
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”
●●●
● Kërkesat dhe thirrjet e palës së shqiptarëve të Çamërisë, të cilët u masakruan dhe u dëbuan tërësisht nga vendi i tyre i trashëguar nga të parët, që nga fillimi i vitit 1913, janë të shumta dhe të pa prera (pandërprerje). Po ashtu janë ngritur zërat edhe në të gjitha rastet kur informohet dhe deklarohet se do të zhvillohen takime për të kryer negociata apo marveshje shqiptaro-greke.
Në rrugë institucionale është kërkuar që në negociata apo marëveshje të trajtohet me seriozitet, forcërisht në dëgjimin e zërit dhe në mbështetje të ligjeve e konventave ndërkombëtare, problemi kombëtar, i cili njihet si “Çështja Çame” dhe genocidit grek ndaj banorëve të rajonit etnik shqiptar të Çamërisë.
Me keqardhje, në të gjitha rastet ose nuk është ndalur në ato bisedime, ose është përballur me qendrim refraktar të palës greke me slloganin “Nuk ka Çështje Çame”, apo “Çështja Çame nuk ekziston”. Qendrim të njëjtë pati fatin edhe takimi i dy ministrave gjatë këtyre ditëve. Me këto qendrime mbyllen për herë defterët negociues..
Përpara këtij ngërçi të përsëritur e ripërsëritur lind pyetja? Cili duhet të jetë çelsi për çngecjen torturuese!?
Derisa negociatat, marëveshjet bilaterale, qendrime diplomatike, nga ndonjëherë edhe të njëjta, i largohen trajtimit të problemit të “Çështjes Çame”, si djalli (shejtani) nga temjani, duhen kërkuar rrugëzgjidhje të reja. Të tilla që ligjërisht ti përballen me trajtim dhe gjetje të zgjidhjes, larg qendrimeve tabu, apo “kështu duam dhe vendosim ne”, që deklaron pala vrasëse.
Në ndërgjegjen time, me që mbas 81 viteve, problemi ka ngecje dhe shërben si gur themeli për të kërcënuar viktimën, madje edhe shtetin shqiptar, më vjen ndër mend një procedurë e pa përdorur deri sot.
Parlamenti i shtetit shqiptar, përfshi dhe atë të shtetit të Kosovës, të gjejnë hapësira ligjore për të kërkuar ngritjen e një komision hetimor ndërkombëtar, i cili të hetojë mbi gjenocidin grek të kryer ndaj shqiptarëve të Çamërisë para, gjatë dhe pas L2B.
Objekte të hetimit të jenë shteti Grek, ai Shqiptar, segmentet përfaqësuese të angazhuara në L2B të shtetit Britanik, Italisë e të Gjermanisë.
●●●
Vërtet në kryerjen e lutrave ndodhin shkatërrime, vrasje, djeg’je, vjedhje, internime, bastisje etj. Por në rastin që po trajtojmë nuk ishte luftë, ajo ishte një vrasje shtetërore ndaj nënshtetasve të saj, të cilët nuk kishin as ushtri, as organizim për të sulmuar territorin dhe vetveten. Është njëri nga shumë fakte që rezulton unikal, të paktën në kontinentin Europian, që shteti bën thertore bashkë shtetasit dhe brenda territorit të pamerituar as historikisht tt shteti të krijuar më 1830.
Nuk kërkojmë fantazira, por të vërtetën tonë të padiskutuar, duam tokën që na takon, truallin që i përket Shqipërisë; të drejtat legjitime të trashëgimtarëve të ish banorëve autoktonë të rajonit të Çamërisë, që padrejtësisht u masakruan, u shpronësuan dhe u dëbuan tërësisht nga vendi dhe shtëpitë e tyre në zbatim të një strategjie për shtrirjen e helenizimit në trojet e popujve të tjerë.
●●●
Fahri Dahri, Tiranë, më 18/12/2025









Comments