Fahri Dahri: DY KOMENTE PËR TEMËN, “KOHA PËR TU KTHYER NË ÇAMËRI”
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 1 hour ago
- 2 min read

Në intervistën për temën e mësipërme, intervistuesit përmendën qendrimet e tyre ndaj “Çështjes Çame”. Nuk ndalem në ç’farë kanë trajtuar. Është e drejta e tyre. Duke mos qenë në ato intervista përfitoj nga rasti të jap qendrimin tim, si bashkëkohës në ato ngjarjen të përgjakshme; të një fatkeqësije tronditëse në përmasa të mëdha, ku ndaj rajonit të Çamërisë dhe banorëve autoktonë të fisit thesprot/çam, veproi egërsisht shteti grek ndaj një populli të pafajshëm ligjërisht, por të padëshiruar etnikisht e fetarisht nga kushtetuta greke e quajtur “Megalloidea”.
Për ato trajtime të temës: “Koha për tu kthyer në Çamëri”, postova dy komente në dy kohë dhe konkretisht:
a)-Një vit më parë:
Nuk humbet vendi i të parëve tanë. Ajo ka qenë dhe do jetë tokë shqiptare dhe atje do jetojnë pasardhësit tanë derisa të shuhet Bota.
b)- Sot me datë 22 /01/2026, dëgjova përsëri bisedat rreth genocidi grek ndaj çamëve.
Ne, çamët nuk kemi qenë minoritet shqiptar në Greqi (mbas 1913 na kaluan Fuqitë e Mëdha në pakicë kombëtare). Ishim pasardhës të thesprotëve, ishim të zotët e vendit, kur nuk kishte as Greqi dhe as Romë. Ishim popull autokton den baba, den.
Politikat janë pjellë të kuçedrave (1) që vetëm shkatrrojnë. Çamëria është tokë shqiptare siç është dhe Dropulli tokë shqiptare. Ndërsa çamët ishin etni shqiptare dhe në vendin e tyre autokton. nuk mund të njësoheshin me banorë të etnive jo shqiptare dhe jo në vendin e tyre. Nëse në atë periudhë do të bëhej trajtimi i këmbimit, siç u deklarua në këtë intervistë, do të konsiderohej tradhëti e pastër kombëtare. Del e qartë se në atë supozim këmbim banorësh, ku toka është në të dy rastet shqiptare, ndërsa banorët nuk janë të një gjaku, as të një gjeografie, nuk pranohet këmbimi.
Në ato kushte krijohej pabarazia, inferioriteti shtetëror, tjetërsoheshin territore, do krijoheshin probleme të rënda ndërshtetërote dhe shoqërore.
Ishin në ato kushte pabarazie, të cilat përballeshin me tradhëti ndaj Atdheut, të cilat nuk e bënin të mundur si këmbimin e territoreve ashtu dhe të banorëve. Mendoj kjo do të ishte arësyeja e vërtetë dhe jo ndërhyrja angleze. Veç kësaj duhet theksuar se mes atyre territoreve ka dallime të mëdha lidhur me antikitetin, me vlerat e lashta historike, me relievin gjeografik, me trashëgimi historiko- kulturore dhe sociale.
Nuk mendoj se kërkoj shumë, kur lutem që çdo kujt i bie mundësia të flasë për trevën e Thesproti/Çamërisë, të mbajë mirë parasysh përdorimin e llogjikës, kjo mbasi të ketë marrë informacion të saktë nga historia e antikitetit, mesjetës dhe modernes.
Po ashtu kur ndokush merr përsipër të zhvillojë temën e një këmbimi të pamundur, të përdorë llogjikën.
Po e mbyll këtë pjesës që flet për Çamërinë me një thënie të Bertold Brecht-1898-1956, poet, shkrimtarë, dramaturg, gjerman: “Ai që nuk njeh të vertetën, është thjeshtë budalla.
Por, ai që e njeh dhe e quan gënjeshtër, është kriminel "(Cit,ub3, fq-79) !”(fb, dt. 25/01/2026).
Shënim (1): Përfytyroheshin si gjarpërinj shumë të mëdhenj, me shtatë deri dymbëdhjetë kokë, të cilët hanin njerëz dhe bënin dëme dhe të këqija.
Tiranë, më 28/01/2026.-









Comments