top of page

Ethet e Arit


Ethet e Arit

Astrit Lulushi


Për muaj të tërë, duke filluar nga qershori i vitit 1848, thashethemet për arin në territorin e Kalifornisë vërshuan përtej Sierra Nevadës për në pjesën lindore të Shtetet e Bashkuara. Gazetat shtypnin lajme mbi lumenj “të shtruar me ar” dhe një rrjedhë e vogël kërkuesish të etur tashmë po udhëtonin drejt perëndimit. Por më 5 dhjetor 1848, ajo rrjedhje u shndërrua në përmbytje. Presidenti James K. Polk gjatë fjalimit të tij për gjendjen e Bashkimit atë ditë tha:

"Llogaritë e bollëkut të arit në Kaliforni janë të një karakteri të jashtëzakonshëm"

Këto fjalë ndezën ethet e arit dhe filluan migrimet më të mëdha në historinë e SHBA-së.

Në janar të atij viti, Shtetet e Bashkuara kishin fituar territorin e Kalifornisë si pjesë e Traktatit të Guadalupe Hidalgo, i cili i dha fund Luftës Meksikë - ShBA. Në atë kohë, në Kaliforni jetonin vetëm rreth 160,000 njerëz - kryesisht amerikanë vendas - por nga mesi i viteve 1850, rreth 300,000 minatorë punonin në fushat e arit të territorit. Fatkeqësisht, shumica ishin të zhgënjyer. Udhëtimi ishte brutal (qoftë nga toka ose nga deti), dhe puna ishte e vështirë. Megjithatë, migrimi i nxitur nga ari transformoi Kaliforinë. Sapo shpërthyen ethet e arit, Golden State iu bashkua bashkimit, San Francisko u shndërrua nga një postë kufitare në një qytet plot gjallëri dhe Amerika tani shtrihej “from sea to shining sea” - nga deti në det të ndritshëm.

7 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page