top of page

"Ethe" gushti


"Ethe" gushti

(cikël me poezi)


Nga Përparim Hysi

1. Vogëlushe Vogëlushe syulli,pse shikon nga unë? A e di,moj, a e di,po më zë me shkumë? Falmi.falmi sytë e zesë që shkëndijojnë për mua Dhe nga ti kërkoj"lincencë",se aq shumë të dua, Falmi,falmi ata sy dhe,pastaj, të "tjera" Sa s'më bie"vilani", se e nxehtë është vera SE është gusht dhe të pjekë dielli, tek sytë gjej rehat Si qiri tretem i mjeri,kthehem në"sakat". Që të gjej unë qetësi, që të gjej "shërim" Falmi,falmi ata sy, o moj shpirti im! Më nxjerë vapën e këtij gushti,edhe s'jam në vete Se ta dish, moj vogëlushe, në gusht jam me "ethe".


2.Puthja jote

Puthje e gjatë,e nxehtë mbi buzë Më qëllon si top"Obuz"! Dhe më hap një plagë të thellë Plagë që dhëmp dhe më "therë" SE kjo puthje e nxehtë,e gjatë, Seç e nxeh këtë timin gjak. Ikën nga unë pleqëria Për një çast,vjen "djalëria" Ndaj të lutem:-Zgjate,zgjate! Zgjate puthjen mike-mjalte! Ah,kjo puthje,sa e ngrohtë! Dhe në gusht,unë kam"ftohtë".


3. X... Me një penjuar të hollë Dal nga një banjë qumshti Më mbyti një kollë Në këtë mesgushti. Më filloi zjarrmia Jam si në jerm Bekuar nga PERËNDIA Më bëre ujem. Trallisur nga vapa Penjuarin ta hoqa Pastaj "ca etapa" Bashkë me ty i ndoqa.


4. Loti Mu si lot që bie nga pema Loti yt u var nbi faqet Unë u mbusha me pandehma Dua të di për lotin,shkaqet. Nëse ty të bie loti, Ka një shkak a ka një hall? S'hamendësoj kot së koti SE për ty unë kam mall. Edhe më nuk duroj, Jo po si apo qysh? ME dy duarët të pushtoj Iku loti sikur s'qe hiç!


5. TI


Ti mund të mendosh si të duash për mua Mund të më quash leshko apo frikacak Por kurrë nuk kam shkuar me një që s'e dua I tillë jam unë,që të më njohësh,saktë! Në erdhe tek unë dhe si në kishë u rrëfeve Sikur,me të vërtetë,të isha FRAT! E di që nga"rrëfimi" u zhgënjeve Të lutem mos më urre fare pa shkak. E di që je e bukur (pse do t'i vijë anës) Por nuk do të thotë që për këtë të të dua Sidoqoftë, sekretin mes nesh,e ruaj prej"mëhallës" Çdo qëndrim tjetër,do ma nxinte faqen mua.


6.SYMËSHQERRA Më kalon një SYMËSHQERRË ,edhe bën sikur s'më sheh E kam njohur që në FIER,por,tani,më nuk më njeh Dhe kalon me çapë të rëndë sikur do të bëjë sfilatë Ballas meje sa zë vënd (tash unë mbushem me"inat" Pse kaq shumë paskam ndryshuar që ajo mos më njoh? Nxjerr freskuesen për t'u freskuar(unë tani më mirë e shoh) Por inati qe i madh dhe mundësia krejt e vogël Si,mes nesh,të ngrihej gardh,ndaj dhe mendja më erdh rrotull. Mirëpo "bukën s'e ha thatë",kam inatin e njëherit

Dhe i flas me zë të lartë,SYMËSHQERRËS prej FIERIT. Tash u kthjell dhe erdh në vete dhe më tha;-S'të njoha fare!!! Si në jerm dhe me "ethe",kujtuam kohën "djaloshare". 7. Pastaj.,. Buzën unë ta dhashë,se aq shumë ngulmove Por mendjen sa s'lashë,për më tej kërkove. Më kërkove gjirin, e thithe,e kafshove Mbarove "të pirin" dhe më tej ngulmove. Ç'pret nga një"i pirë", u hoqe i dehur Pastaj mu tek këmbët, re fare i "shkrehur"


8.Doli BELHOLLA


Doli,doli BELHOLLA Po mua pse më zuri kolla? Në zu kolla nga "nishanet" Dhe më zu për të"alarmet" Që nga këmbët gjer tek koka Dua ta marrë BELHOLLËN "hopa" Hopa dua ta marrë në krahë Dhe ta puth me "oh" dhe"ah" Oh e ah,por nuk ngopem Vjen një çast e me të "rrokem" Me të"rrokem", me të mundem

Kolla ikën! Se e"zhdukëm".


9. Portret Trupin e hollë,pothuaj,fidan E pushtova me një dorë Syri yt,i madh filxhan, Seç më ndezi mua"horë" Trupi yt qe zjarr i nxehtë Dhe e dogji dorën time Buza jote si sherbet Seç më dogj si furrëkamine. Furrëkamine dhe u ndeza Dhe i tëri mora zjarr Çfarë kërkova,erdh e gjeta Dhe u mbytëm det me mall.


10."Leksioni" i parë (Këshilla për fillestarët) "Leksioni i parë",pak i vështirë Ka emocione dhe,ndonjëherë,"frenim" Se jo kushdo "mund të hajë qelepir" Ka ndodhur dhe kështu në "iksfllim". Por asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh Një"betejë" mund ta humbës,por jo luftën Do mbushesh energji dhe nuk do stresohesh Dhe do vazhdosh ne sukses për "ta zbrazësh pushkën"


Këtë leksiobn e mbaj për djelmosha me sedër Që thyhen shpirtërisht nga humbja një beteje S'vlen fare ky"leksion" për njerëz të"egër" Që urinë seksuale e shuajnë si vjellje.


Tiranë,11 gusht 2023

29 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page