Eshtë mëkat social ...


Ilir Levonja

Eshtë mëkat social kur opozita merret me denoncime

Nuk e di se kujt i shërbejnë më, kësi lloj denoncimesh, si rasti i këtij kryetarit të bashkisë Vorë. Se në fund të fundit kur nuk njohim si zgjedhje ato të 30 qershorit 2019, është e kuptueshme konsiderata. Por nuk është vetëm kjo, për më tepër ky rast nuk është as i pari dhe as i fundit. Dhe nga të gjitha denoncimet, mbi pastërtinë e figurës, apo mashtrimet me arsimimin etj., të cilat përbëjnë shkelje ligjore, kush nga këta është sot kontingjent i burgjeve të Shqipërisë? Askush! Nëse është ndonjë dikund, na informoni, mos lini në errësirë. Por askush nuk është madje janë në poste dejtuese, me një fjalë manipulojnë akoma. Ndofta mbas këtij, opozita zyrtare do vijoj me atë tjetrin në Vaun e Dejës, pasi momentalisht do jetë duke kërkuar në institucionet përkatëse në vendet ku ata kanë bërë shkeljet. Dhe po kësisoj do vazhdoj me sukses të plot rubrika e denoncimeve. Si përfundim pas hekurave nuk do jetë kërkush nga këta, por ndonjë i pa punë që nuk paguan dot energjinë elektrike apo faturat e ujit. U bë gjithë ajo zhurmë për ish ministrin Tahiri dhe prapë e kemi si kokrra e mollës në Tiranë. Madje me tendenca për ta kthyer në hero, por edhe një gjoja rival të Ramës si krahu i betuar i rilindjes se, Ps-ja ka kohë që ka dalë në pension. Në një studio televizive pak ditë më parë kryeministri, në vend të ulte kokën e të kërkonte ndjesë përpara shqiptarëve për JO-në e madhe, bërtiste e thoshte, hë mo me përgjimet merreni ju. Ato janë kot... Në fakt nga lista e denoncimeve ka një rend për tu alarmuar aq sa jemi bërë të bezdisshëm duke i përmendur, nga ai i Kavajës e këtej, por pyetja është, cili nga këta është prapa hekurave? Askush! Po e njëjta pyetje shtrohet edhe për denoncimet qeveritare, nga ish pararendësit e tyre. Kësisoj kujt i vlejnë denoncimet si strategji? Eshtë fare e kuptueshme që vetëm shqiptarëve jo. Dhe pa asnjë diskutim autorëve të rubrikës propogandë që ndërrojnë pushtetin një herë në 8 vjet.

Pak orë më parë një televizion maqedonas lajmëronte për përgatitjet paraprake në komisionin qendror zgjedhor, pasi me inisiativën e kryeministrit, dakordimin e partive politike vendi do shkoj në zgjedhje të parakohëshme. Arsyeja, JO-ja e madhe për mos çeljen e negociatave. Eshtë një akt kaq normal në demokraci sa të bën të plasësh kokën kur shikon se si jargavitet Shqipëria. Eshtë një akt kaq normal sa të vjen të vjellësh kur shikon dhe dëgjon që edhe pushtetit i katërt ai më i domosdoshmi, shtypi, analistët janë në llogore. Askush nuk është me realitetin, por me pozicionet. Dhe nuk e di se si kanë ndërgjegjen t'i kërkojnë kohës për të qënë model në profesionin e tyre. Argumenta boshe tirren ngërdheshen pa më të voglën përgjegjësi sa profesionale aq dhe qytetare, ca vemje më të këqija se hienat e poltikës a shefat nga ku marrin llokmat e rryshfetit duke u hequr se janë klasikë, apo figura të rëndësishme të vendit. Eshtë një akt kaq normal sa ta plas kokës kur studio të tëra merren me Albin Kurtin, kush e kush të bëj foto tavolinash, megjithëse janë gati ta shqyejnë kur ai vjen e feston në Tiranë pa ata. E kanë kthyer objekt thelbësor megjithëse kurrë si klasë politike kurrë e kurrës nuk kanë ngritur një platformë për çështjen kombëtare, megjithëse ka dhënë show me ekipe qeveritare. Kurrë nuk kanë njësuar të paktën tekstin e gjuhës në shkolla atë të abc-ës, i vetmi element që na bën të quhemi shqiptar. Por ja kanë lëruar nënën, në Tiranë e boton kushdo dhe si të dojë, deri me foto policësh amerikanë, kurse në Prishtinë i kthejnë reston duke vepruar me injorim total të ndonjë nisme akademike etj. Pa hapur në tema të tjera, sinqerisht nuk e di se kujt i duhet se është kontingjent i krimit ky kryetari i Vorës, api i Va Dejës etj., kur ka plot 1 vit që vendi nuk qeveriset, Shqipëria ra 19 vende më poshtë në listën botëre për klimën e dobët të ekonomisë së tregut. Dhe nuk e di përse kjo heshtje rrugësh ku shtypi i servir shqiptarëve se sa kompliment të bukur i bëri Miçotaqis Edi Ramës për kollaren etj. Sot Shqipëria duhet të ishte plotësisht në të njëjtën linjë me zhvillimet normale të politikës në Maqedoninë e Veriut, por nuk është. Dhe quheni si të doni, por para së gjithash është një mëkat social, një mëkat që duhet të mbaroj, për më tepër kur opozita merret vetëm me denoncime.


#Ilir #Levonja

2 views

Shkrimet e fundit