
Gjilpëra e peshores nuk lëviz.
U nemit nga çudia.
A peshohet ajri,
Po drita?!
Priam është grushte grushte ajër pyjesh,
Grushte dritë yjesh,
Ka gjumin e engjëjve tani
Ne ecim në majë të gishtave si balerinë,
Dhe as gjilpëra e peshores nuk do më të lëvizë,
Trembet mos prishë magjinë...
___________
Tiranë - Pogradec, nëntor 2021.