Epilogu i tri dashurive


Epilogu i tri dashurive Tregim Nga Përparim Hysi Kur shkrova tregimin"Hakmarrja e "butë" dhe,më pastaj,"Filipok",një dashamir i shkrimeve të mia,më shkroi kështu:"O Papi,po mjaft ore mik,se i nxore ujtë e zi atij FILIP BARDHIT (Filip Bardhi) është personazh qendror i të dy tregimeve të sipërcituara,por unë si në atë këngën popullore që thotë:"Topi bamp e ti,po tutje",për të thënë atë që është kryesore: me FILIP BARDHIN po e vazhdoj dhe këtë radhë. Nëse ndodh kështu, është fare rastësisht dhe kjo botë,për t'i bërë pak kortezi mikut tim dashamirës, është pak teste-teste: disa kërkojnë vazhdimin;disa as që janë kthyer nga ç'shkruaj unë dhe gjeta avokatin që më mbron mua. Ai është një NJERI I MADH i LETRAVE në LETËRSINË BOTËRORE që paska thënë:" Të shkruash një roman,është budallallëk!". KY që shprehet kështu,është LUIS BORGES.Dhe,nëse e doni të plotë këtë thënien,lexojeni:"Është prirje varfanjake të kërkosh të shkruash,ta zëmë roman me 500 faqe,diçka që mund ta formulosh me një frazë të vetme". Kështu që,nga që jam i pazoti,të përgjigjem me një frazë të vetme,po vazhdoj,përsëri me Filip Bardhin. * * * Me Filip Bardhin jemi miq të vjetër. Ka dal në pension dhe familjarisht banon në Tiranë. Sado rrallë,por takohemi dhe,kur shkëmbejmë tepsitë, përjetojmë ato kohë kur punonim në të njëjtin rreth dhe që të dy,mësues të gjuhës e letërsisë. Kemi punuar nga dyzet vjet e ca dhe nuk kemi si ndjehemi mirë,kur shohim se ç'ndodh me shkollën,arsimin dhe,veçanërisht me dy lëndët tona:gjuhën shqipe dhe,sidomos me letërsinë, ku tekstet alternative,janë për të vënë lemerinë.Pandemia na vuri kufirin tek thana dhe,siç ndodhi me të tërë,tri vjet kemi pa u takuar. Sa u pre"shiriti i lëvizjes sëlirë",u takuam tek "Taivani". * * * Tri vjet dhe,sado të izoluar, gjysëm gjallë e gjysëm vdekur,siç më tha me të qeshur,mendja mua më shkonte për"pulë të pjekur". Kot nuk thonë që huqi del me shpirtin. Nuhatja për ato"punët e rënda" nuk më mungonte,por kisha ndryshuar meranë dhe nuk ish kollaj për të gjetur kullotë. Fëmijët kanë krjuar familjet e tyre