top of page

Enver Isufi: Pasi lexova librin …

2 hours ago
8 min read

                             

Ndiesitë e mia, pasi lexova librin me titull “KOHË TJETËR,NJERËZIT PO ATA” me autor  KASTRIOT HASA

 

Ju lexues  të nderuar të këtij  komenti tim letrar, modest  keni kaluar shumë libra   nëpër  duart tuaja.  

Keni lexuar libra me tematika të ndryshme, por edhe me tematika të ngjashme. Librat  me tematikë të ngjashme janë si gjellët  që kanë të njëjtin emër, por kanë shije të ndryshme.Shija  dhe shëndeti i  gatimeve varet nga guzhinieri.Ndonëse mund të jetë e njëjta lëndë e parë si  perime, mish, yndyrna , e bulmetra, erëza, por shija  e gatimit varet nga arti i guzhinierit.

Përvoja mund jetë një stof i çmuar, por cilësinë e qepjes për klientët është në duart e rrobaqepësit.Edhe veprimtaria jetësore e Kastriot Hasës është një stof i çmuar, por ai në librin e tij e ka «qepur» bukur këtë përvojë,bukuri që e shijon çdo lexues.

Tematika  ose fusha   e librit të Kastriotit është «Rrugëtimi i  veprimtarisë së tij jetësore «.

Jetëshkrimet e jetës së çdo personi janë interesante, sepse lexuesi  mëson nga ato  gjëra të reja,  por  e krahason  edhe me jetën e tij.Këto libra  paraqesin interes   gjithashtu sepse kënvështrimet e lexuesëve kanë qënë dhe janë të ndryshme në periudhat që kanë  kaluar ,janë të ndyshme si nga thellësia e njohjes sendeve  dhe fenomene në atë kohë që i referohet botimi , ashtu edhe nga qetësia për të gjykuar drejtë dhe pa anësi individuale, kolektive, krahinore , idieologjike  dhe politike. Shoqëria ja ngjanë një njeriu të vetëm.Nuk ka njeri që të ketë shëndet perfekt.Çdo njeri dhe vetë shoqëria   ja ngjanë një qingji.Nu ka qingj 100 %  prej mishi, ose 100 %  prej eshtrash.Kush e përcakton rrezen e vërtetë mes mishit e kockave , është mjeshtër.Parimet dhe konceptet varen  pikëvështrimi ; se ku  fokusohesh; vetëm tek mishi ,apo vetëm tek kockat, apo mbanë qëndrim  të barazpeshuar ndaj një ngjarjeve dhe fenomenve  të një  periudhe të caktuar.

Në këto qasje  realiste ose jo ,mer formë edhe  karakteri  autorit   libërshkrues.

Kastrioti në këtë libër paraqitet si një skanër dexhital i cili ka  pasqyruar të gjitha indet e shoqërisë ku ai jetoi  , që nga shkolla fillore, kur ai u ndërgjegjësua për jetën,   e deri sot në moshën e tij të tretë.


E veçanta e librit të Kastriotit është së këtë libër e ka gatuar nga ushqimet bio, me receta të thjeshta , duke i dhënë leximit shijen e gatimeve  mesdhetare.

Figurativisht  në këtë rast “Ushqimet bio” janë ngjarjet reale, personat real, shumica me emër e mbiemër  të cilët  kanë lënë gjurmë kudo ku ka  jetuar dhe punuar.  Interesant e bën librin edhe fakti që Kastrioti ka pasur mundësi që të punojë, komunikojë, debatojë me udhëheqësit më të lartë të vendit të sistemit të kaluar.Këto personalitete  gjithmonë shfaqin interes  te publiku, sepse  lexuesit krahasojnë perceptimin e tyre për këto personalitete me ato që Kastrioti përshkruan në realitet.Pra legjendat në kokat e lexuesëve marin formën e realitetit .Pikrisht këto rrëfime reale  lexuesi i gjen te libri Kastriotit.Personalitet e mëdha janë si luanat ose  arinjtë  që kur i  tërheqin për dore  në qytet,shumë   njerëz dalin  rrugëve ti shikojnë me kuriozitet  , sepse nuk kishin mundësi të shikonin më parë, ose  e kishin me frikë tu dilnin përpara. Përshkrimi i këtyre personalitetve politike të kohës nëpërmjet bashkëpunimit  me Kastriotin i

 paraqesin këto personalitete të larta shtetërore dhe politike si «kafshë të buta» dhe lexuesëve ja ka paraqitur si njerëz të zakonshëm.

Libri i  me autor Kastriot Hasa është një libër , i cili lexohet me dëshirë.Është një libër që paralel me leximin ecën edhe meditimi, aprovimi, nostalgjia, respekti për vërtetësinë.Gjatë leximit  lexuesin e shoqëron   një film dekumentar,  ku çdo lexues   në lexim e sipër e ka xhiruar  sipas mynyrës së tij . Çdo segment i jetës së lexuesëve ,të cilët  ata e gjejnë në këtë libër është pjesë e jetës së tyre.

Edhe unë gjatë leximit kam xhiruar filmin tim me personazhet dhe ngjarjet që përshkruan Kastrioti në libër.  

-Libri shkruhet  nga një personalitet i mirënjohur  si Kastriot Hasa , i formësuar  si i tillë përgjatë  veprimtarisë së tij mbi  60 vjeçare.

-Është një autor me  një përvojë  jetësore shumësektoriale, i cili ka punuar në krahina të ndryshme të vendit dhe   në shumë mjedise social ekonomike si në shkollat e mesme, në  universitet si petagog,  si kërkues në institute kërkimore -shkencore, punonjës shkencorë në Akademinë e Shkencave Shqiptare, ka punuar si zyrtarë në zyrat shtetërore dhe politike, si udhëheqës i lartë politik në rrethe të ndryshme të vendit, që nga Gramshi i tij i dashur ku ka lindur, e deri në rrethet veriore të vendit, ku  ka jetuar për disa vite.


-Pjesa më e madhe  e materialit të librit i përket ngjarjeve të zhvilluara në  sistemin social ekonomik  të  para viteve 1990  ,përshkrimi i së cilës ngjall gjithnjë  e më shumë interes te lexuesit , sidomos kur ajo shkruhet nga shkrimtarë  realist,  si Kastriot Hasa , i ndershëm  si Kastrioti , i cili  i ka parë ngjarjet me sy , i ka prekur me dorë , i ka shkelur  me këmbë  nga fushat deri në alpet shqiptare dhe  mbi të gjitha libri është shkruar nga një njeri  me shpirt   prej demokrati të hershëm. Kastrioti ka qenë  një përkrahës i fuqishëm i ndryshimeve demokratike, dhe është lehtësuar kur ndryshoi sistemi. Atë e kënaqin shumë ndryshime pozitive që ka bërë Shqipëria në demokraci, ashtu siç shpreh shqetësimet për treguesit jo pozitive të jetës së sotme social-ekonomike.

Lënda e pasur e librit të Kastriotit  kënaq interesat e disa grupe lexuesish.

-Kënaq interesat e një shtrese të madhe sociale, ku përfshihet edhe vetë autori, të cilët punuan për për bërë punë të mira, pa pasur parasysh si në cilin sistem shoqërorë ata shërbyen.Njeriu i  gatuar nga brumi  i mirë , i tillë mbetet në çdo sistem ;  i mirë  mbetet edhe në luftë edhe  në paqë.

-Në këtë libër gjejnë vehten shtresa sociale që kanë vuajtur në të kaluarën si nga huqet e sistemit monopartiak , por më shumë nga huqet e individëve shpirtë vegjël, të pa kulturuar e deri  shpirtkëqinj, produk i një shoqëria me pak përvojë qytetërimi.

-Në këtë botim mund të gjejnë  pjesë nga jeta e tyre ata persona që janë mbërthyer  nga kthetrat e sistemit monist, por i kanë nxjerrë nga këto kthetra, pikrisht shumë nga njerëzit e mirë  siç ështe vetë  Kastrioti, autori i këtij libri.Shembujt e këtyre personave  e bën lexuesin më realist, sepse nga shembujt e shumtë që përshkruan autori në libër,na dëshmon me ngjarje, njerëz dhe fakte , se edhe në atë sistem ka pasur njerëz të mirë në të gjitha nivelet e shoqërisë.  Pra lexuesi gjatë leximit bindet se edhe ai sistem nuk ka qenë bardhë e zi, siç e kemi gjykuar sidomos dy dekadat e para të demokracisë.

-Nga ky libër  autori orienton lexuesit e  rinj , të cilët edukohen se si të analizojnë historinë tonë të re, me të mirat dhe dobësitë e saj.I bën lexuesit   të thellohen të dallojnë gabimet e individeve të  një shoqërie, e cila pas luftës doli nga analfabetizmi nga  gabimet që buronin nga sistemi  social -ekonomik monist diktatorial që jetuam . Edhe në diktaura ka shumë njerëz me shpirtëra demokratësh, ashtu siç ka në sistemin demokratik shumë njerëz me shpirtëra prej dikataorësh.

Në këtë kuptim unë e kam parë librin e Kastriotit si një libër mësimor , si një sociologji e zbatuar në jetën praktike , ku llogjika dominon mbi emocionin, e përgjithshma dominon ndaj  personales.

Kastrioti  ka luftuar si për ngritjen e nivelit kulturor dhe profesional të shoqërisë, ashtu është përplasur për të mbrojtur individë nga lufta e klasave, ku në shumë raste Kastrioti e quan se  ishte antinjerzore. Në libër gjenë  të përshkruara   shumë raste të tilla,janë përshkruar persona që e kanë vuajtur këtë lloj teknologjie sociale të asaj kohe. Lufta e klasave shpesh ka rrezikuar edhe vetë  Kastriotin,autorin e këtij libri.

E veçanta e zgjidhjes së problemeve nga Kastrioti ishte se ai i zgjdhte ata jo me brutalitet dhe me dorën e fortë të sistemit,por me dashuri dhe butësi.

Këtë lëndë kaq të pasur autorit ja ka dhënë, jo vetëm talenti i tij, jo vetëm shpirti i mirë  i lindur, por edhe larmia e vendeve të punës , larmia e personeve  me të cilët ka bashkëpunuar.Autori, Kastriot Hasa pati edhe një fat.Ai ka pasur raste të punojë deri në institucionet e larta shtetërore dhe politike, duke takuar dhe punuar me udhëheqësit e sistemit monist.

Ngjarjet dhe episode me këto personalite si ministra e zëvendës kryeministra dhe  kryeministra janë shumë intersante sepse lexuesi është kurioz të njohë sjelljet e tyre  me mvarësit,të njohë  nivelin e tyre profesional, korrektësinë ndaj ligjeve .Ai sjellë kujtime nga takimet, bashkëbisedimet me Manush Myftiun, të cilin e paraqet shumë të kulturuar dhe me shpirtë demokrati, përshkruan përvojen me Sadik Bocajn, një udhëheqës i lartë, por këmbëngulës në punët që i caktonin dhe i komunikueshëm me vartësit, me Adil Çarçanin , të qetë dhe jo me prirje keqbërësi  e deri te ish kryeministri Mehmet Shehun të cilin e përshkruan të ashpër në komunikim , por profesionalisht  kopetent,këmbëngulës  . Ai përshkruam bashkëpunimin me kryetarë komitetesh ekzekutive, sekretarë të parë të rretheve, drejtorë ndërmarrjesh, drejtorë institutesh shkencore, punonjës të thjeshtë të  të shumë profesioneve.Mes tyre përshkruan personalitete kopetent, ashu sic përshkruan edhe kuadro të mefshtë dhe pa vizion. Kastrioti njihte mirë si qytetin ashtu dhe jetën e psikologjinë të fshatit, madje nga shumë rrethe të vendit,

Libri ka vlera të veçanta edhe nga stili i të shkruarit.Një e shkruar si profesionist i vërtetë i letrave.Fjalori i zgjedhur, trajtimi me ëmbëlsi i çdo situatë sado e vështirë që zhvillohet, dhënia e zgjidhjeve, përkufizimi i përfundimeve , e bën librin të lexohet rrjedhshëm pa stres dhe mbi të gjitha libër mësimdhënës, me plot informacion.

            Libri ka kaq shumë nëntituj që e shlodh lexuesin, e thyen këndshëm situatën e mëparshme.Lexuesi  nuk ndihet  si udhëtari ,i cili  udhëton në një rrugë të drejtë, uniforme , monotone, por lexuesi  ndihet si ai udhëtari,i cili   udhëton në rrugë të gjatë me kthesa, me lugina ,  livadhe e korije,kodra e male, liqej e lumej, pejsazh që udhëtimin e bën të këndëshëm.Kështu udhëton lexuesi nëpër faqet e librit të Kastriot Hasës.Lexuesi  nëpërmjet librit   udhëton nga Vermoshi në Konispol, nga përëndimi në juglindje të Shqipërisë.Çdo lexues gjenë fjalorin e zonës së tij ,kujton kostumet e zonës së tij,zakonet e tij njerërzit e tij sepse libri i Kastriotit flet për të gjithë këta.Kastrioti e mer përdore lexuesin dhe e shetit në mjedise të ndryshme sociale  dhe në zona të ndryshme gjeografike, krejt si bio-navigator që ndjek me saktësi rrugët e rrugicat  deri në destinacionet përkatëse.

Në lartësinë e 35 vjetëve në systemin  shumëpartiak dhe të ekonomisë së lirë të tregut, shoqëria shqiptare gjithësesi është më e ftohtë, më tolerante, me demokratike  për të pranuar se brezi  autorit të librit  Kastriot Hasa, ka kapërcyer një stekë,  e cila me vështirësi po kapërcehet sot, madje në shumë fusha ende nuk është kapërcyer.Kujtojmë treguesit e sotëm të bujqësisë, industrisë, arsimit, artit, sportit, familjes,energjitikës, rinisë, ushtrisë, aviacionit, sistemit hekuridhor , ende nuk i kanë kaluar parametrat e periudhës që përshkruan libri i Kastriot Hasës.

Kastrioti ka shkruajtur një libër , i cili me përshkrimin e jetës së tij përshkruan dy periudha historike.Ai më shumë i ngjanë  një heroi të  një romani , nga jeta e të cilit njohim dy epoka; 1945-1990 dhe 1991- 2026.

Realizmi  është aspekti i fortë e këtij libri që do ti japë atij një vlerë afatgjatë dhe si një pikë orientimi dhe konsultimi për studime social ekonomike.Stili i tij i të shkruarit si një vepër letrare  e bën të këndëshëm leximin e librit.

Unë e shijova ketë libër  edhe për faktin se duke punuar 21 vite në Institutin Kombëtarë të Mbrojtjes së Bimëve në Durrës ,dhe 25 vite në Institutin e Bujqësisë Biologjike, po në Durrës,  më është dhënë rasti të udhëtoj për punë në  të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe dhjetra fshatra, dhe faqet e librit të Kastriotit më kanë shëtitur edhe një herë nëpër Shqipëri.

Faleminderit Kastriot për këtë libër, dhe  paçin fatin edhe të tjerë lexues që këtë libër ta kenë në bibliotekën e tyre.   

                               ****

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page