top of page

Albert HABAZAJ: AMI 5 VJEÇE

1 hour ago
1 min read

AMI 5 VJEÇE

 

Albert HABAZAJ

 

Sot princesha jonë e ëmbël

Si yllkëz parashkollore,

Mbush 5 vjeçe dhe për këngën

Vjen si mjaltë në akullore.

 

Si akullorja me mjaltë,

Si ëmbëlsirë, më e mira,

Si flutur me krahë të artë

Plot me ëndrra, me dëshira...

 

Ami sot feston ditëlindjen

5 vjeçe sapo mbushi,

Në qiell të shtatë familjen

Sapo na ngjiti Amushi.

 

Perla plot me ngazëllim

Si motër e madhe s'mbahet,

Qesh e lumtur, me gëzim

Motrës së vogël s'i ndahet.

 

5 vjeçarja nisi shkollën,

Ja për pak...në klasë të parë...,

Çfarë Eda me Nikun mbollën

Ne na bëjnë të qetë, krenarë.

 

Vlorë, e mërkurë, 23.09.2026

2 Comments


Albert Habazaj
37 minutes ago

I dashur mik i mirë, si emri që ke, i mrekullueshmi prind, shembullori gjysh, i devotshmi mësues, i ndjeshmi poet, shpirtërori shkrimtar, seriozi studiues, bujari botues, misionar i lartë i fjalës së lirë të shqiptarëve, prof. Fatmir Terziu! Janë ca fjalë në gjuhën shqipe, që i kemi visare dhe duhet t'i mirëmbajmë, t'i ruajmë si sytë e ballit dhe t'i përdorim për atë njeri që e meriton. Pikërisht TI e meriton fjalën e çmuar: "T'U BËFTË DITA 1000!", se më doli vetvetiu nga shpirti, sapo lexova komentin tënd të dëlirë nga mirësia gjyshërore në publikimin e vjershëzës për mbeskëzën time, Amin, që dje, më 23 shtator mbushi 5 vjeçe. Më ke emocionuar shumë. Nuk kam fjalë... MIRËNJOHJE!

Like

Fatmir Terziu
an hour ago

Urime, i dashur Albert Habazaj, për Amin e vogël!

Ka poezi që shkruhen me penë, por ka edhe poezi që lindin vetë në familje, në buzëqeshjen e një fëmije, në sytë e gjyshit e të gjyshes, në atë gëzim të pastër që nuk ka nevojë për shumë fjalë. “Ami 5 vjeçe” është pikërisht një poezi e tillë: e ëmbël, e ndritshme dhe plot me atë dritën e veçantë që vetëm fëmijëria di ta sjellë.

I dashur Albert, në vargjet tuaja Ami vjen si “flutur me krahë të artë”, si një yllkëz që sapo ka nisur të njohë botën dhe si një ëmbëlsi që e ngjit familjen “në qiell të shtatë”. Është bukur kur poeti nuk kërkon metafora larg vetes, por e…

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page