Enver Hoxha e përzuri babain tim


Metin Densiloz

Rrëfimi i shqiptarit Metin Densiloz që la Shqipërinë vetëm disa muajsh

Enver Hoxha e përzuri babain tim


Nga Fatmir Terziu


Një lajm surprizë nga Londra. Metin Denlisoz rrëfen historinë e tij. Është pra, shqiptaro-turku Metin Denlisoz. E takuam rastësisht në kompaninë “Istanbul Travel” (Worldwide Travel Flight & Hotels) në Londër. Dhe rastësisht teksa komunikojmë me menaxherin e Kompanisë Cihan Cocelli, ku i tregojmë se jemi nga Shqipëria, fjala e parë dhe e vetme që kupton më mirë se të tjerat në gjuhën shqipe e z Denlisoz kumboi në veshin tonë: “Kuptoj mirë, jam shqiptar!...”.

“Po, po jam shqiptar!” - kështu ndërhyri dhe u përshndet me ne më pas ai. Dhe ne miqësisht takohemi me shqiptaro-turkun Metin. Ai na fton në një nga zyrat e tij. Dhe më pas bashkë me të biseda shkon në shtratin e saj...


Jeta e Metinit


“Kam lindur në Tiranë. Linda në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Viti 1944-të, ishte ai më saktë, që më solli në jetë. Linda në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Babai im ishte një biznesmen. Një biznesmen i dëgjuar dhe mjaft i sukseshëm. Ishte këpucëprodhues. Kishte dyqanin e tij kryesor në Rrugën e Spitaleve në Tiranë. Ai quhej Mustafa. Dhe njihej mjaft mirë me Enver Hoxhën. Ishin shokë. E kishte ndihmuar gjatë gjithë kohës. Por, më së shumti kur ai shtypte trakte në dyqanin e tij. Dhe kështu ata njiheshin mjaft mirë. Im atë tregonte se kurrë ai nuk e kishte menduar se do të vinte një ditë dhe ai do të detyrohej të linte Tiranë, Shqipërinë.”


Darkë miqësore

Dhe më pas fshin sytë, duke nisur të tregojë më gjerë e më me kujdes.

“Isha fëmijë, pasi Tiranën e lashë me prindërit, ndërsa isha vetëm disa muajsh. Nëna më shumë, ajo më tregonte për Tiranën, për Shqipërinë. Ajo më fliste se si u detyruam të iknim nga Tirana. Mbaroi Lufta dhe një ditë i erdhi Enver Hoxha në dyqan. I foli tët eti, më thoshte nëna. Ik sa më parë. Ose po nuk ike të pret vdekja. Ne me shokët e Partisë nuk u bëjmë hapësirë biznesmenëve kapitalistë e borgjezisë, ndaj ik se të kam shok...”

Kështu tregoi për ne shqiptaro-turku Metin Denlisoz. Më tej ai na tregoi se nëna e tij shqiptare, e kishte emrin Zara. Babai i Zaras, gjyshi i Metinit ka qenë Manaxher i Postës. Ndaj dhe ai kishte shpenzuar mjaft dhe Zara ishte mjaft e edukuar. Kishte studiuar në Itali për mjekësi. Ishte kthyer të shërbente në Atdhe, dhe aty ishte dashuruar me biznesmenin Mustafa. Ata ishin martuar. Dhe kishin lindur më pas Metinin. Zara ishte me orrigjinë nga Saranda. Ajo kishte mjaft prona nga familja. Dhe atje Metini kujton kushëririn e tij Kujtim Demi. “E kam dajë”- na thotë ai.


Pas viteve 90-të

Më pas ai na tregon se si kishte ardhur pas 1990-tës në Tiranë, me ndihmën e një shoku të tij që punonte në Ambasadën e Turqisë. Atje më pas ishte interesuar për kushërrinjtë e tjerë. Ndërkohë në bisedë mësuam se pasi ai erdhi për herë të parë në vitin 2001, ai takoi edhe kushëririn Pluto Zhiti, tashmë një biznesmen (siç na tregon ai) dhe mjaft të tjerë. Mosha 60 vjeçare ishte asgjë më shumë se sa një mall në terr. Asgjëja jetonte e tretej në mendime të trazuara rrëfenjash.

Metini na shpjegoi se ikja nga Tirana e vendosi të atin e tij, Mustafanë me familjen në Stamboll. Ai, Zara dhe Metini jetuan atje që pas largimit më 1944 dhe kurrë nuk guxuan të kthenin sytë nga Shqipëria. E kujtonte shpesh im atë, Mustafai, na tha Metini, atë fjali të fundit të shokut të tij Enver Hoxha: “Ik ose të vrava!”.

“Dhe Mustafai, babai im iku”- na tha Metini. “La pas paratë, pasurinë dhe florrinjtë. La pas çdo gjë. Mori vetëm lotët dhe familjen...”


“Kur mos ardhshin më ato lotë për shqiptarët!”


Unë i kam tharë lotët e mia, teksa shoh sot Shqipërinë. Kur pashë Sarandën, thashë me vete: “Kur mos ardhshin më ato lotë për shqiptarët!”. 


#terziu #fatmir #metin

27 views

Shkrimet e fundit