top of page

ENIGMA E MADHE


Thani Naqo


Ç’dimër marroz bën në Alaskë!

Bardhësi vrastare;

në një shtrat të florinjtë,

trupin e akulluar m’a shkrin një "indiane",

hiri i verdhë mbulon thëngjijtë...


I lodhur e mërdhirë;

mbështjellë me lëkurë,

Xhek Londoni më shkul veshin e thërret fort:

-Ëndërra me flori pashë edhe unë,

një shekull iku e nuk zgjohem dot!

U gris qielli;

shoh yjet e cifluar,

Kashta e Kumtrit mullar mbi Dauson.

Habitem:

Kaq larg, o Thani, ç’dreqin ke kërkuar?!

Dhe hëna anemike mbi mua mërmëron....


42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page