top of page

Emocionet nga libri...


“ Monumenti i Dijes”, një libër brilant per njerez te guximshem, te mençur, me pervoje, qe me pasion dhe vullnet investuan dijet dhe vete jeten e tyre, duke i dhene emer dhe autoritet ketij Institucioni brenda dhe jashte vendit.

- Emocionet qe perjetova nga libri “Monumenti i Dijes” me autor Spasse Thanasi


Nuk eshte e lehte te shkruash per Universitetin e Dijes! Bile eshte shume e veshtire. Nuk mund ta beje kushdo. Gjithmone ekziston frika, ankthi, a do te kesh aftesi, pjekuri, vullnet, a do te kesh talent, te hulumtosh, te grumbullosh materiale, informacione, te vendosish standarte te larta, te ‘ndertosh” librin, tua percjellish brezave, te hipotekosh vlerat e ketij Monumenti Dijesh, ashtu siç e meriton ne te vertete, ne gjithe madheshtine e Tij.

Universiteti Bujqesor, nuk i takon vetem nje grupi, nuk i takon vetem pedagogeve, profesoreve , shkencetareve, bashkepunetoreve, qe kane punuar gjate rrugetimit te Tij 70vjecare, nuk u takon as mijra studenteve, agronomeve, pylltareve, ekonomisteve, zooteknikeve, veterinereve, qe kane patur privilegjin te mesojne ne keto auditore , ne keto “koshere” qe prodhonin mjalte, Universiteti i Dijes i takon gjithe Shqiperise. Prandaj bara qe moren dy autoret Spase Thanasi dhe Profesor Gani Moka ishte e madhe, ishte e rende . Kete detyre, kete mission ata e realizuan me sukses dhe ne i falenderojme me gjithe shpirt.

Eshte nje liber me shume vlera, me shume informacione, me portrete brilante Profesorash, shkencetaresh, personalitetesh, individualitete, per njerez te guximshem, te mençur, me pervoje, qe me passion dhe vullnet investuan dijet dhe vete jeten e tyre, duke i dhene emer dhe autoritet ketij Institucioni brenda dhe jashte vendit.

Pjese e ketij “Monumenti Dijesh” jane ata qe kane bere emer, jane ata qe" kostumi" mendor eshte ne harmoni te plote me "kostumin" shpirteror, jane ata qe kane kondribuar jo vetem me fjalen, por dhe me rezultate konkrete ne bujqesi, pylltari, veterinari, ne realizimin e rendimenteve te larta, jane ata qe kane dhene ndihmese modeste qe populli i tyre te mos vuante per buke, per perime, per prodhime bujqesore dhe blegtorale..

Ne kete liber, lexuesi rrugeton ne 70 vite histori te zhvillimit te bujqesise, vite qe mbajne vulen e ketij Institucioni dhe shkencetareve qe punonin ne Te. Lexuesi do te befasohet nga nje shperthim i mrekullueshem ndjenjash, emocionesh, perjetimesh, do te gjej portrete plot vertetesi te shkencetareve, profesoreve, studenteve, qe kane ndertuar universin e tyre dhe kane bere epoke ne arsim, ne bujqesi, ne shkence, ne jete. Ketu lexuesi do te njoh emrat e shkencetareve qe hapen rrugen qe nga fillimet e para deri sa ky Institucion u rrit , grumbulloi pervoje dhe u be 70 vjecar, plot maturi, qendrushmeri dhe siguri.

Une, si ish student i Fakultetit te Pyjeve, perjetova emocione nga me te bukurat, per profesorat tane te nderuar, per gjigantin Llazar Treska, themeluesin e Fakultetit, per docentin Ilia Nakon, Temo Mandilin, Alaudin Frasherin, Bajram Xheko, Dhimiter Janco, Akile Pite, Aleko Xoxe, Lefter Veshi, Xhevdet Harbuli, Vezir Muharremaj, Mirdash Kalo, Kristo Qendro, Anesti Postoli etj, etj.. qe me aq durim, passion ,dashuri, perkushtim, pergjegjesi ,na mesonin te fshehtat dhe magjine e shkences.

Ishim me fat, ishim te privilegjuar, qe i kishim pedagoge, mesues, profesore, keto personalitete te Pylltarise dhe shkences shqiptare.Çdo faqe e lexuar na rikthen ne vitet me te bukura, ne moshen me te mire, ne vitet e mbushura me endrra, shprese, etje per te mesuar, çdo faqe e lexuar na rikthen ne rrugicat e Univesitetit, ne fjetore, ne mence, ne bilioteken shkencore, ne auditore ku pedagoget tane te talentuar i mbushnin plot befasi, mistike, shkence, ngrohtesi, na rikthen ne flertet e sinqerta, te pastra, qe na zbukuronin shpirtin dhe rrugetimin studentor.

Çdo faqe ne vetvete, te dashur miq , eshte nje hymn, ku autoret shkrijne gjithe talentin e tyre, me aq dashuri, embelsi dhe passion. Çdo portret pedagogu, profesori, shkencetari, ne vecanti dhe te gjitha se bashku ne Bashkesi, shperndajne dhe formojne kete simfoni, kete bukuri, formojne kete Monument Dijesh madheshtor.

Befasia e ketij botimi brilant eshte, se asnje nga keto figura , asnje nga keto personalitete, nuk perpiqet te shkelqeje me shume se tjetri, asnjeri nuk perpiqet te terheq me shume vemendjen dhe dritat e prozhektoreve. Po ta benin kete autoret e ketij botimi, te veçonin, te benin dallime,t’i jipnin rendesi individit dhe jo bashkesise, do te humbiste simfonia, interesi dhe magjia e librit. “Monumenti I Dijes”, nuk do te lartohej keshtu madherishem, nuk do te folezonte ne shpirtin tone dhe nuk do te percillte siç duhet mesazhin brezave.Pedagoget, keto personalitete te dashura, shkencetaret me emer dhe vlera, kane pushtetin e Bashkesise mbi ne.Kjo bashkesi Profesorash, shkencetaresh, kjo larmi individualitetesh, moshash, racash, profesionesh, sic eshte vete fizionomia komplekese e Univeristetit, na pushton gjithe qenien tone, na skllaveron dhe na detyron t’u perulemi me respekt dhe admirim te gjitheve.Nga ana tjeter vertet jane Bashkesi, por sejcili shkencetar, professor, sejcili student ka personalitetin e tij, ka rrenjet e veta, ka pervojen, ka kondributin, ka zbulimet ,ka vete jeten e Tij.

Ketu do takosh dhe bashkebisedosh me te gjithe tipat, karakteret, plot gjalleri, plot dinamizem, njerez aktiv, kurajoz, te mencur, te guximshem, shume komunikues, studjues, sfidues, njerez me humor te veçante, do te takosh artist, njerez serioz , akademik, me standarte shume te larta. Nje bashkesi me dije, me autoritet, passion, me pervoje, me shpirt, qe rrezatonin miresi, modesti, thjeshtesi, mjeshter te pushtimit te trurit dhe shpirtit.

Sa shume i mungojne shoqerise, sa shume i mungojne vendit kjo plejade personalitetesh dhe shkencetaresh. Autoriteti i tyre nuk ishte fallco, autoritetin ata nuk e kerkonin, nuk e vendoste karikja, frika, por e impononin me integritetin e larte moral-shkencor, me ndershmerine e tyre, e vendoste niveli i leksioneve, pasioni dhe dashuria per dijen, per profesionin, dashuria per studentet, te pergjegjeshem dhe serioz ne lidhjen e shkences me jeten.Libri e percjell bukur mesashin, se Dija, shkenca, eshte nje rruge plot me veshtiresi, qe realizohet vetem me pune, me perkushtim, me vullnet, me lexim dhe mbi te gjitha me dashuri per profesionin, per njerezit dhe jeten.

Libri percjell mesazhin, se fatet e ketij vendi duhet t’i marrin ne dore intelektualet e vertet, me integritet te larte moral-shkencor qe te vijne dite me te mira. Bujqesia, Pylltaria, Blegtoria, ekonomia, eshte shkence, eshte art, eshte passion dhe kete pune nuk mund ta bejne militantet, mediokret, injorantet, patronazhistet, pelivanet.

Duke e mbyllur kete shkrim modest, per kete liber brilant, shpreh mirenjohjen dhe respekt te vecante si ish student i ketij “Monumenti Dijesh”, per te dy autoret e Tij, qe me passion, dashuri, mblodhen material, fakte, foto, portrete, vlera dhe me thjeshtesi, saktesi, i hipotekuan , i perjetesuan, qe tua percjellin brezave te sotem dhe atyre qe do vijne.

Ky botim sfidon Institucionet qendrore dhe vendore , sfidon mediat, dikasteret, qe i kane harruar keto personalitete, qe nuk i kane nderuar, promovuar, por akoma me keq i kane braktisur ne moment te veshtira. Ne emer te “demokracise”ne vitet me te veshtira, shume prej tyre u pushuan,pushtetaret zeruan punen dhe kondributin e tyre shume vjeçare, i vrane shpirterisht ,moralisht dhe shume prej tyre u detyruan te emigrojne ne vende ku nderohet dhe vleresohet Dija.

Ata qe nderohen, ata qe kujtohen nuk vdesin kurre!

Ju faleminderit i nderuar Spase Thanasi per “Monumentin e Dijes” qe na e ofruat dhe perjetesimin e ketyre vlerave kombetare.

KRISTO KAURI

Sarandë, më 30 Korrik 2023

33 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page