top of page

Emine S. HOTI: PSE, O NJERËZ, PSE?!

  • Jun 20, 2025
  • 1 min read

 

Shkëputur nga vëllimi im më i ri poetik

 

 

Le të zgjedhim të bukurat në këtë botë,

pse të shkaktojmë grindje dhe LOT?!

Le të ecim në harmoni me jetën,

dhe jo me luftëra mizore, si dje, si sot?!

 

Pse me avionë e raketa që godasin,

s`e dinë as vet se ku,

kur tymi shpërndahet, shohim,

gjëmën që shkaktuan diku?!

 

Pse ato gra, ata pleq,

pse ata FËMIJË u vranë?!

Pse ata njerëz të pafajshëm

jetën e dhanë?!

 

Pse duhen këto luftëra mizore,

vetëm një jetë kemi ne,

pse ta urrejmë njëri-tjetrin,

pse, o njerëz, PSE?!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page