top of page

Emine S. HOTI: Koleges sime poete

ree

 

 

Ti motër je luftëtare,

përhapëse e mendimit të lirë,

me veprat e tua të vyera,

ndez drita në errësirë.

 

Ti motër ndihmon jetën,

ndihmon vajzat dhe gratë,

i ndihmon të ecin përpara,

ta bëjnë jetën më të begatë.

 

Ti je një vajzë apo nënë,

përhapëse e mirësisë,

mbrojtëse e përparimit,

e paqes dhe e dashurisë.

 

Me shkrime dhe vepra,

ti nxit te femrat  guximin,

u tregon se janë pararojë,

të jetës dhe të zhvillimit.

 

Në këtë rruzull ku jetojmë,

vajza dhe gra luftëtare ka plot,

por dhe sikur një yll të shtohet,

më shumë ndriçohet kjo botë!

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page