Emine Boriçi: Promovhet novela "Ringjallja e Venerës" e shkrimtarit Gezim Baruti
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 7 hours ago
- 2 min read

Më 10 janar 2026 u promovua novela "Ringjallja e Venerës" e shkrimtarit Gezim Baruti.
Fjala referuese u mbajt nga Kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë Emine Boriçi, e cila nënvizoi aspekte teorike mbi desidencën në letërsi. Ideologjizmi dhe pikëpamja tematike e regjimit synohej të ishte në çdo vepër duke e klasifikuar atë të dobishme por edhe më frytdhënëse sesa satirat e Fishtës.
Nuk do kishte një letërsi mbi bazën e shijes dhe estetikës së lirë, por një letërsi kolektive e synuar vetëm te sistemi, madje postulati ishte ' shkrimtarët e vjetër eklipsonin të rinjtë' andaj duhej që qendërzimi të ishte fryma e re e kontrolluar.
Edhe Venera, -shprehet Boriçi,- rrugëton shpejt nga sistemi komunist drejt sistemit demokratik duke mos i ndyshuar protagonistët e ngjarjes, ata janë të dashuruar në çdo kohë e hapësirë, në çdo rrethanë, edhe pas gjashtë dekadash ata janë të njejtët.
Arti i Barutit shkapërdredh elementin kohë duke i dhënë mundësinë Adnanit dhe Grizeldës të shkëmbejnë letërkëmbime me njëri-tjetrin duke e bërë novelën simotërzuese me shkrimtarët botërorë.

Gëzim Baruti fundin e novelës e lë të hapur duke përdorur edhe reticencën si dëshmues i një vazhdimësie të përjetshme të dashurisë së Adnanit me Grizeldën.
Falenderojmë për pjesëmarrjen:
- Kryetaren e Bashkisë znj.Eriselda Sefa
- Poetin penëhollë z.Agim L Bajrami
- Shkrimtarin e njohur z. Shpendi Hulësi Topollaj
- Nënkryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë z. Ali Haka
- Nënkryetaren e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë znj. Edlira Gorreja
- Sekretaren e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë znj. Elona Tabaku
- Regjizorin e Teatrit të Kukullave z. Franc Nushi

- Poeten e mirënjohur znj. Ollga Farmacistja
- Poeten e nderuar znj. Llambrini Nano
- Poeten e admiruar znj. Elida Broshka
- Poetin e admiruar z. Josif Sifi
- Poetin e nderuar z. Saimir Lulja
- Artisten e mirënjohur znj. Marjeta Spaho Zaimi
- Shkrimtarin z.Kozma Gjini
Falenderojmë të gjithë të pranishimit për pjesëmarrjen e tyre në këtë promovim të parë të vitit 2026.
I urojmë Gëzim Barutit jetë të gjatë e krijimtari të mbarë!









Urime dhe suksese në punën tuaj si kryetare e lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Lushnjës.
Një shkrim njohës dhe orientues, duke i bërë nder autorit Gëzim Baruti, sepse krijimtaria e tij ka vlera letrare dhe artistike, të ngjizura me lëng jete, të jetuar në kohë pa kohë.
Urime!
Miqësisht.
Kadri Tarelli
Durrës.