
(Mirënjohja është një lule, që nuk mbinë në çdo kopsht)
TREGIM NGA MEMISHA GJONZENELI
Ata të dy, sapo mbërritën te kloni.
-Hektor, të lutem duro dhe pak! Ashtu barkas, mos u ngri, se ja arritëm. Ja tek është kloni. Hiqe xhaketën me qetësi dhe pa zhurmë. Të mos lemë asnjë shenjë. Fute xhaketën te teli. Kujdes dorën, ashtu... Ule telin poshtë, të kaloj unë... Kalova!
-Ngrije ti, po avash, sa ta kap unë! Tani kalo edhe ti, po me kujdes. Ashtu, bravo! Kaloj dhe Hektori.
-Tani, shpejt, po me kujdes, mos të bëjmë zhurmë. Më duket këtu, u kalua kufiri. Shpejtë të ikim! Dhe u nisen me vrap.
Kishin ikur nja 20 minuta, kur Hektori i tha Sotirit:
-U lodha, të ikim me ngadalë.
-Jo, iu përgjigj Sotiri, se rojet shqiptare, kur dyshojnë, futen në kufirin Grek pa droje. Të lutem, vëlla, ecim edhe pak...
Ata ecën dhe 30 minuta dhe pastaj u ulën të çlodhen. Ishin pa gjumë dhe të uritur. Ushqimin që kishin marrë me vete e hodhën poshtë, se u rëndonte. U nisën prapë, po tani ishin pak më të qetë. Takuan në një rrugë këmbësoresh, si rrugë bagëtish. Ecën në atë rrugë, për ku ti çonte, po gjithmonë me kujdes. Po zbardhte. Ata vazhdonin të ecnin, kur para u doli një shtëpi. Ata donin të fshiheshin, por tepër vonë. I zoti i shtëpisë i kishte parë, dhe u foli greqishte. Ejani këtu! Djemtë kuptonin pak greqishte dhe shkuan në drejtim të tij me frikë. Ai u doli para duke qeshur dhe u dha dorën.
-Shqiptar jeni?, i pyeti.
-Po, u përgjigjen.
-Uluni te ai stoli, u tha dhe i foli së shoqes: Hajde se na kanë ardhur mysafir nga Shqipëria. Ajo erdhi me njëherë. Kur pa: Dy të rinj, që nuk qenë nga më shumë se 17 vjeç secili...
Sotiri dhe Hektori ishin shokë të ngushtë. Po ishin edhe pak kushëri. Sotiri ishte ca më i madh se Hektori. Ai kishte babin dhe nënën edhe një vëlla pak më të madh se veten. Ndërsa Hektori, kishte një motër më të vogël se veten. Babai i Hektorit punonte mekanik, ndërsa nëna i punonte në rrobaqepësi. Edhe babai i Sotirit punonte shofer. E ëma nuk punonte. Ata kudo shkonin bashkë. Edhe kur loznin futboll donin të ishin në të njëjtën skuadër. Sotiri mbaroi filloren dhe u hodh në gjimnaz. Mbas një viti edhe Hektori filloi në klasën e parë gjimnaz. Kështu që në mëngjes shkonin bashkë. Kur mbaroj viti shkollor, të dy shkuan në fshat me pushime në bregdet. Një ditë, kur dolën nga deti dhe u shtrinë në kumin e nxehtë, së largu dukeshin ishujt grek, që edhe pse shumë larg dhe nuk shquheshin mirë. Që asaj dite ata filluan të flisnin më shumë për ishujt dhe për Greqinë. Kur me se fundi Sotiri tha: Po sikur edhe ne të ikim në Greqi? Po ku do vemi, ne nuk dimë as rrugën dhe do na kapin. Sotiri e vendosi: Që nesër do fillojmë të mësojmë gjithçka për kufirin...
Një ditë prej ditësh, kushërinjtë do shkonin në Gjirokastër, duke kaluar nga ana e Sarandës. Do vij edhe unë, se kam qejf të shikoj, tha Sotiri, kështu e morën me vete. Me ta ishte dhe një kushëri tjetër i tyre, që kishte qenë ushtar në kufi e që nisi t’u tregojë me hollësi për kufirin. Sotiri vetëm dëgjonte, kur ata e pyesnin për ndonjë hollësi apo kuriozitet. Për një muaj, nga bisedat e përditshme ata mësuan çdogjë për kufirin. U thanë kushërinjve që do shkojmë në Vlorë, se po afronte hapja e shkollës, po do ikim për variacion, nga Saranda. Zbriten në Sarandë dhe sa u err, u nisen drejt kufirit. Tashmë ata e dinin ku venin edhe për vendet ku duhej të kishin më tepër kujdes. Afër mëngjesit ishin para klonit...
Gruaja buzë kufirit grek, u vuri për të ngrenë, ndërsa burri mori në telefon posten kufitare greke. Ata i thanë: Për një orë, jemi aty!
Burri dhe gruaja i pyeten mos kishin nevojë për ndonjë gjë. Ata u përgjigjen me një zë: S’kemi nevojë, u faleminderit shumë. Me gjithë atë, ai i dha Sotirit një xhakavento meshini. Vishe! I tha, se është ftohtë. Pas 10 minutash u dëgjua zhurma e një makine. Gruaja u tha doni të merrni bukë me vete? Ata u përgjigjen si me frikë, jo, shumë të faleminderit.
Një gaz ushtarak u qëndroj para këmbeve. Dy ushtarë dhe një oficer të armatosur zbritën në tokë dhe u thanë djemve: Mirë se kini ardhur në Greqi, në vendin e lirisë. Këto fjalë oficeri i tha në shqip. Ai erdhi afër dhe u dha dorën. Djemtë i thanë ne jemi nga Vlora, ose më saktë, nga bregdeti i Vlorës. Ushtarët u takuan me familjen, u thanë dhe u faleminderit. Pastaj u thanë djemve se do ikim tani. Hipën në makinë dhe ajo u nis. Afro 20minuta zgjati udhëtimi. Makina qëndroj para një shtëpie përdhese. Dy ushtarë me automatik na nderuan. Zbrisni na tha oficeri, se mbërritëm. Na futën në një dhomë që ata e përdornin për zyrë. Oficeri u tha djemve: Tani rrini të qetë dhe po të kini nevojë për ndonjë gjë, na thoni. Tualeti është te ajo dhoma te qoshja. Këtu do mbajmë një proces verbal. Të marrim vesh kush jeni tha ai dhe qeshi dhe pyeti nga jeni. Po, do ju lutem, të thoni vetëm të vërteten që mos të kini telashe më vonë. Ata mbaruan shpejt me oficerin. Ai mbeti i kënaqur dhe u tha se së shpejti do vijnë t’u marrin dhe do shkoni në Athinë. Po mos harroni se këtu do pyesin sërish për ju...Tani prisni, në dashçi shtrihuni dhe po të doni, shkoni në kuzhinë të hani çfarë t’u pëlqejë. Mbas darke erdhi një gaz me ngjyrë ushtarake dhe i thanë oficerit jepu për të ngrenë se është rrugë e gjatë. U thamë, po nuk donin. Epo mirë, nisemi! U përshëndeten me të gjithë, sidomos me oficerin dhe u nisëm.
Në Athinë mbërritëm afër darkës. Të dy djemtë i dërguan në një hotel të mirë dhe u thanë t’u jepnin ushqim. I porositën që nesër në mëngjes në orën 8 të jeni gati se do vijmë t’u marrim...Të nesërmen që në mëngjes vajtën i morën, veç e veç. Gjithë hetimi zgjati afro 25ditë. Po nuk i pyesnin çdo ditë. Kur donin ndonjë sqarim, i flisnin. Si dukej ata prisnin dhe informacion nga jashtë...Kur mbaruan dhe do i shpërndanin në kampe, një oficer shqiptar i ndali dhe u tha: Cilido që t’u pyes mos u tregoni asgjë. Kushdo që të jetë. Mos harroni. Ata i çuan në Llavros.
Kish kaluar ndonjë muaj. Ata të dy po bënin xhiro në bulevard, kur i ndaloj një burrë dhe i pyet: Nga jeni. Ata nuk u përgjigjen. Hektori ndenji pak dhe i tha: Të lutem shiko punën tënde, ne nuk të njohim, jemi emigrantë. Shumë mirë, u tha ai. Kini qejf të vini të punoni në shtëpinë time. Do jeni njësoj si fëmijët e mi! Ata panë njëri tjetrin në sy: Hë, vemi e provojmë një herë, po nuk na pëlqeu këtu e kemi kampin. Dhe i thamë atij burrit që ne jetojmë në kamp, merru vesh me drejtorin dhe ne vijmë. Të gjitha i rregulloj unë, tha ai duke qeshur. Me jepeni pak emrat. Ata ja dhanë. Tani mos u shqetësoni. Mbas 10 ditëve i folën në komandë. Atje gjetën dhe atë burrin që kishin biseduar. Na priti një oficer dhe na tha keni qejf të shkoni të jetoni dhe të punoni te ky zotëria. Ky, u siguron për çdo gjë dhe gjithmonë ne do vazhdojmë të interesohem për ju: Një telefonatë dhe ne vijmë u marrim. Atëherë e mori fjalën burri: Mua më quajnë Jani, kam gruan, një vajzë dhe një djalë. Ata janë pak më të mëdhenj se ju. Kam nxjerrë lejet e qarkullimit. Ja tek i keni dhe ua dha... Firmosën nga një fletë, falënderuan dhe oficerin dhe dolën jashtë. Jani u tha unë e kam shtëpinë në Kallamata, qytet shumë i bukur, në anë të detit. Do kënaqeni kur ta shikoni...
Hipën në makinë dhe vonë mbërritën në shtëpi. Ata po i prisnin dhe e kishin rregulluar shumë bukur shtëpinë si për festë. Jani i prezantoj me familjen. Ne jemi Sotiri dhe Hektori .
Më parë po u tregojmë dhomat ku do flini. Është mirë të bëni dhe nga një dush se jeni lodhur. Në katin e dytë u treguan dhomat, të cilat ishin shumë të mira. Njëra shikonte nga deti atje do flinte Hektori. Mbaruan dhe atë pune dhe zbritën poshtë... Djemtë u kënaqen nga mikpritja. Aty ishte edhe vajza dhe djali. Vajza tha mua më quajnë Elena, ndërsa mua tha djali, më quajnë Sokrat. E shoqja e Janit e kishte emrin Antigoni...
Sado që ishin të lodhur atë natë, ata fjetën shumë vonë. Barba Jani u ngrit herët, si zakonisht dhe i la djemtë të ngriheshin kur të donin. Ata u ngritën shpejt dhe u ulen në verandë. Jani i tha të shoqes të sillte bukën.
Ishte pamje shumë e bukur. Hektorit kjo pamje i kujtoj Skelën e tij të dashur.
Hë, more djem, a keni fjetur mirë, a u kënaqet? Ata, me një zë, u përgjigjen shumë mirë. Tani do u tregoj punën. Mendoj që është e lehtë. Po, po t’u duhet ndihmë, ne këtu na keni. Këto fjalë i tha, duke u drejtuar nga Sotiri. Do punosh këtu rrotull shtëpisë. Çdo problem që do lind këtu, ti do ta zgjidhesh! Kaq për ty. Ndërsa ti, i tha Hektorit, do vish me mua, të të tregoj se çfarë do besh. I foli qenit, ai ishte shumë i bukur: Me trup mesatar ngjyrë të zi dhe në kurriz kishte nja dy topa me të bardhë. Qeni pa Hektorin dhe shkoj nga ana e barba Janit. Udhëtuan në këmbë afro 20 minuta dhe po thuaj se, dolën jashtë fshatit. Kur hap para tyre një fushë e madhe dhe mbas nja 300 metër, vinte një pyll i dendur. Në fushë, tek tuk, kishte pemë të rritura që bënin goxha hije. U ulëm në hijen e një prej pemëve. Kur, pas pak, po vinte drejt nesh një tufë e vogël delesh, dhe një çoban që i drejtonte. Çobani i la delet të kullosnin dhe erdhi tek ne.
- Ky është çobani i ri. Hektor e ka emrin, tha Jani. Do rrini disa ditë bashkë, sa të mësoj zanatin dhe pastaj do iki. Hektorit edhe puna edhe vendi i pëlqyen shumë. Ishin gjithsej nja 35 ose 40 kokë dele, që do kulloste. Sheshi ishte i hapu dhe kullotë kishte me bollëk .
Kur po iknim për në shtëpi qeni, si për çudi, po rrinte nga ana e Hektorit. Jani e pa dhe u habit. Dëgjo bir i tha, ky qen nuk i ka qejf mysafirët. I drejtohet Hektorit: Pa hidhi dorën në kurrizin e qenit! Mos kij frik, se jam unë këtu! Hektori ja hodhi dorën. Qeni, pa një herë nga Jani, pastaj vazhdoj rrugën sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Kur vajtëm në shtëpi, Jani, mori një kuti mishi, nga ato që janë për qenët, e hapi dhe ja dha Hektorit. Tani jepja ti qenit, i tha. Qeni u ngrit në këmbë. Hektori ja vuri kutin në një vend të pastër dhe e ftoj qenin që të vinte ta hante. Ai me kokën ulur, u afrua dhe filloj të hajë. Hektori filloi ta fërkojë nga kurrizi. Atij i vinte mirë. Hektori e hoqi dorën. Ai ngriti kokën dhe e pa me inat. Hektori qeshi dhe filloj ta fërkoj prapë. Kur e mbaroj ai ngriti kokën. Hektori e hoqi dorën. Ai nuk u mërzit. Duket u miqësuan shpejt.
Mbas një jave çobani i vjetër u largua. Hektori nuk e kishte problem. Ai e mësoj punën dhe kufijtë kullosor. Po dhe tufa u mësua shpejt me të. Kur afronte ora për të ikur edhe ato afroheshin afër rrugës. Hektori i merrte dhe i mbyllte në një barangë. Shkonte lahej dhe dilte shpesh herë me Sotirin, po dhe vetëm. Në fillim nuk para e pëlqyen, po më vonë e benë shok, se ai tregonte shumë bukur dhe histori nga Shqipëria. Brenda 6muajve ata e mësuan mirë gjuhën greke, që të dy... Një dite erdhën dy zyrtarë dhe takuan të dy djemtë dhe Barba Janin. I pyeten në ishin të kënaqur me gjithçka te Jani. Ata me një goje, u përgjigjen se ishin mjaftë të kënaqur. Falënderojmë Zotin që na dhuroj një familje të ngrohtë dhe të respektuar dhe shumë të dashur.. . Ata u kënaqen nga përgjigja po më shumë u kënaq Jani... Kur po iknin ata u thanë: Mos harroni se shteti grek u mbështet gjithmonë. U faleminderit thanë djemtë. Ata u larguan.
Në darkë Barba Jani, u tha nesër të gjithë do vemi në kishë së bashku. Gjithnjë po të doni. Të nesërmen shkuan të gjithë në kishë. Dhe, çfarë bënin ata, bënin dhe djemtë, se nuk dinin gjë për kishën. Mbas ca kohe Jani u tha edhe ti vaftiste, por ata nuk pranuan. Po i thanë, më vonë, këtu jemi. Hera e parë që ata i kthyen fjalën Barbës. Ai i donte si fëmijët e tij, po dhe ata, korrektë në çdo gjë. Shpesh Barba pyeste shokët që rrinin ose të zotët e klubeve, po që të gjithë thoshin fjalët më të mira për ta. Hektori kishte shumë kohë të lirë. Nuk dinte me se te merrej. Kur një dite filloj të këndoj. Këndonte kot, po asnjë këngë nuk e dinte deri në fund. Këndonte këngë shqiptare, po dhe nga ato ai dinte shumë pak. U interesua te i zoti i një lokali dhe ai i gjeti një fletore me këngë popullore dhe muzikë të lehtë. Atje, në kullotën e bagëtive, këndonte si i donte qejfi, nuk kishte njeri që ta dëgjonte. Duke kënduar e kalonte më mirë kohën. Kërkoj dhe këngë shqiptare, po vonë i gjeti...Shumë shpejt mësoj plot e plot këngë nga më të ndryshmet.
Një dite, kur ishin në një lokal, ju lutën shokët që të këndonte një këngë. Më së fundi Hektori u bind. Sotiri nuk dinte gjë që Hektori kishte mësuar të këndonte bukur. Hektori doli dhe këndoj nja dy këngë të bukura greke. Ai kishte një zë shumë të ëmbël dhe me timbër të bukur. Sa mbaroj strofa e parë, salla, gjëmoj nga duartrokitjet. Dhe thoshin: Qerata Allvanos! Kur mbaroj e vunë në mes. I zoti i lokalit erdhi dhe përqafoj dhe e luti edhe për një këngë tjetër. Hektori modest, ndenji dhe pak pastaj u ngrit dhe iku në shtëpi. Sotirit, Hektori i tha që të mos tregonte gjë në shtëpi.
Iku viti i parë dhe filloj i dyti. Ishin shumë të gëzuar nga jeta po dhe para merrnin. Por diçka nuk po ecte. .. Një darke, Barba, Hektori dhe qeni po rrinin në verandë. Kishin venë edhe nga një gotë vere para, si dhe fruta. Po, Hektori, nuk ishte në humor. Disa herë e pyeti Barba, po ai nuk ndihesh. Më së fundi Barba i tha prapë: Bir, fol, ti e di që unë bej çdo gjë për ty, se të kam në zemër! Të lutem, mos më fut në gjynah, Barba, nuk kam gojë të ankohem. Ti ke qenë dhe je, si babai im, po unë dua të vazhdoj edhe shkollën në darkë pas pune. Barba u ngrit shkoj dhe e puthi në faqe njësoj si ta kish djalin e tij dhe i tha: Shkolla fillon për një muaj. Atje, do jesh edhe ti. Që nesër do shkoj të merrem me këtë punë.
Mbas dy javësh, Barba, të dy djemtë i regjistroj në shkollën e mesme. Të njihej viti i parë, që kishin mbaruar në Shqipëri, duhej të jepej provim. Sidomos në gjuhë. Njëkohësisht, do shkonin në zyrat e emigracionit të merrnin pasaportën. Të gjitha i kishte bërë gati Barba. Ai kishte shumë kredi kudo. Njëherë djemtë desh ta pyesnin, por u benë pishman dhe u tërhoqën. Erdhi dhe fillimi i vitit shkollor. Të dy djemtë në mbrëmje shkuan në shkollë. Ata u kënaqen dhe nga ambienti që ishte shumë miqësor. Pak veta e dinin që ata ishin shqiptar. Kështu që ishin të barabartë të gjithë. Sotiri ishte më i hedhur se Hektori dhe pleksej lehtë me turmën. Po ai shpesh punonte e pleksej me ta.. .Ndërsa Hektori, që në mëngjes do ikte me dhënë. Ai mësonte dhe këndonte. Kishte mësuar shumë këngë Greke, po dhe Shqiptare. Hektori, ishte me nota më të mira, se kishte edhe kohë plot. Sa herë që shkonte Barba të pyeste në shkollë, dëgjonte fjalët më të mira, sidomos për Hektorin. Ai kthehej i lumtur në shtëpi dhe i thoshte së shoqes se mundimi i tyre, nuk po shkonte kot. Po edhe Antigoni shpesh pyeste shoqet e saj për djemtë dhe ajo dëgjonte fjalët më të mira. Klasa e Hektorit bënte shpesh mbrëmje vallëzimi. Në fillim Hektorit i vinte turp, se nuk dinte as të kërcente. Po shpejt mësoj nga shokët, po dhe sidomos nga shoqet.
Një darke, në kulmin e një mbrëmjeje vallëzimi, një grup djemsh, po bërtisnin emrin e tij, kur dy profesorë shkuan dhe ju lutën që të dilte të këndonte ndonjë këngë. Vetëm pak nxënës e kishin dëgjuar të këndonte. Kështu që tani prisnin ta dëgjonin të gjithë. Ai shkoj te orkestra dhe i pyeti e dini ta luani këtë këngë dhe u tregoj titullin. Ata i thanë, po. Orkestra filloj. Hektori ju lut, që ta ulnin pak, se e kishin shumë lart. Ata e ulën. Vetëm muzika dëgjohej. Kur filloj këngën Hektori, të gjithë mbanin qetësi dhe dëgjoheshin qartë fjalët, që në gojën e Hektorit, merrnin një ëmbëlsi që kishe qejf që të mos mbaronte. Ai e mbaroj këngën dhe atëherë, u prish qetësia, nga të bërtiturat dhe duartrokitjet frenetike. Të gjithë e përshëndesnin. Hektori iku nga skena dhe u ul në vendin e tij. Pastaj filloj prapë muzika. Disa vajza njëherazi, erdhën ta merrnin për të kërcyer. Ai u ngrit mori një vajzë që nuk e njihte dhe filloj të kërcej. Ajo filloj ta pyes: Nga je, kë ke në shtëpi, çfarë pune bën? Kërceu dhe pak dhe shkoj u ul në vend.
Në të ikur, kryetari i orkestrës, doli para dhe e takoj Hektorin. I kishte pëlqyer shumë. Ke qejfe të bashkohesh me ne? Ne kemi punë gjithmonë dhe fitojmë para mirë. Si thua do vish? Hektori i tha që do mendohem dhe do të kthej përgjigje më vonë. Kështu u ndan. Kur shkoj në shtëpi e hoqi mënjan Barban dhe i tha mendimin e muzikantit. Barba Jani u habit. Çdo gjë mund të besonte, po që të këndonte Hektori kaq mirë, sa ta kërkoni si këngëtar orkestre profesioniste, çudi tha. Pastaj i tha Hektorit: Bir, ma thuaj dhe njëherë çfarë duan ata? Hektori ja përsëriti. Po pse, bir, ti di të këndosh? Po, Baba! Po unë nuk të kam dëgjuar ndonjëherë, more bir. Megjithatë nesër do të të kthej përgjigje.
Të nesërmen Barba shkoj në shkollë dhe pyeti për djalin, mos kishin ndonjë problem me Hektorin. Jo i thanë, ai është djalë shumë i mirë. Në këtë kohë erdhi aty një profesor tjetër. Sa u njohën ai e pyeti: Ti qenke babai i Hektorit? Po, i tha Barba, pse ke ndonjë ankesë ? Jo i tha ai, përkundrazi, sidomos mbrëmë, na ka kënaqur, ka kënduar shumë bukur, të gjithëve na ka pëlqyer. Barba, shkoj dhe te përgjegjësi i orkestrës. Jo që këndon shumë mirë, po ta them me kompetencë, ai është talent dhe do ishte nder për mua, të punonim bashkë...
Barba u kthye në shtëpi shumë i gëzuar dhe vajti në verandë, i foli dhe Hektorit, i foli dhe së shoqes të sillte një shishe verë nga ato të mirat. Mbushi tavolinën me fruta dhe mbetën vetëm ata të dy. Mbushi gotat, i tha Hektorit. Ai i mbushi. E mori gotën dhe e ngriti: Do ta pi për ty, bir, se më ke lumturuar gjithmonë. Zoti të dhëntë vetëm gëzime, të faleminderit! Dhe e pinë me fund. Tani, bir, dua të më thuash: E ke qejf këngën? Hektori i tha: Më pëlqen të këndoj, vetëm kaq, po shkollën e dua më shumë. Mendoj të mbarosh njëherë shkollën, pastaj shohim e bëjmë. Po, çdo gjë është në dorën tënde, unë kështu mendoj ...
Djali i Barbës nuk i kishte në qejf të dy shqiptarët, po sidomos Hektorin. Kur dëgjonte fjalë të mira për ta, përdridhte buzët. Po një darke e ëma me të atin po flisnin për pagën e dy djemve. Këto ditë do i paguaj i tha Barba së shoqes. Po janë shumë para, i tha ajo, më mirë jepua pak e pak! E kam të zgjidhur problemin. Unë u kam hapur depozitë në bankë, kështu që u a derdh periodikisht. Sokrati, ju afrua të atit: Mos u ja jep paratë, lere për më vonë. Barba e kishte vënë re, që Sokrati nuk i kishte qejf djemtë. Ai mendonte se si do t’i gjendej ana për t’u ndarë me ta.
Mbaroj dhe viti i tretë dhe kish edhe një vit nga koha e kontratës me djemtë nga Shqipëria. Ishte kohë dreke. Dhëntë ishin mbledhur në shullë nga vapa. Hektori ishte ulur aty afër me gjithë qenin në një hije. Kur ai shikon në pyll, pa një njeri që po ecte i maskuar, që të mos dukej. Në krah kishte një çifte dhe kishte veshur një mushama të gjelbër. Ishte larg dhe nuk dukej mirë. Ai përpiqej të fshihej për mos t’u njohur.
Hektori, mori qenin, u largua nga hija e pemës dhe u fsheh afër rrugës që dilte nga qyteti në një ferrë të madhe. Qenin e mbante ngjitur duke përkëdhelur. Qytetari doli nga pylli në një pikë që t’u afrohej dhënëve dhe çobanit. Kur mbërriti te dhëntë, filloj t’i fliste me emër Hektorit. Hektori e njohu që ishte Sokrati. Ai, i pozicionuar, foli dhe disa herë dhe pastaj u largua andej nga kishte ardhur. U fut në pyll dhe u zhduk. Hektori ndenji edhe një orë i fshehur dhe doli kur e pa Sokratin që doli te bishti i pyllit dhe u drejtua për në shtëpi. Ai hyri brenda, fshehu mushamanë dhe vuri çiften në gozhdë, ku kishte qenë. Hektori mbas nja dy orëve mori dhëntë dhe mbërriti në shtëpi. Kur vajti të vinte çizmet, pa mushamanë të mbledhur dhe të futur në një cep. Atëherë u bind se Sokrati kishte vajtur për ta vrarë. Që atë dite i iku buzëqeshja, pa gjetur qetësi dhe rrugë zgjidhje.Ti thoshte Sotirit se qe në rrezik? Që atë dite ai nuk i foli më me gojë Sokratit.
Sokrati dyshoj se Hektori e kishte parë, ndaj ishte fshehur. Një ditë Barba pyeti: Kush e ka trazuar çiften? Asnjë nuk u përgjigj. Hektori, qëllimisht, ktheu kokën nga Sokrati, po ai tha nuk e di. Nuk e ka trazuar njeri, thanë njëzëri e shoqja me të bijën. Sotiri me Hektorin edhe ata thanë nuk dimë gjë.
Dëgjoni, nguli këmbë Barba: Çiftja, me siguri, ka lëvizur nga vendi.Unë, qëllimisht, e kisha mbështetur nga krahu i djathtë, ajo është në të majtën.