top of page

Emi Krosi: Zbulimi i njeriut, përtej vetëvetes, në tregimet e Ramiz Gjini-t

  • 7 minutes ago
  • 6 min read

 

Tregimi i shkurtër konsiderohet si paradhoma e prozës. Jo vetëm specifikat e tij, por dhe

tematika e një tregimi të shkurtër, duhet ta përligjë këtë gjini, të njohur dhe të shkruar nga shumë

poetë/poete shqiptarë. Nëse ke dëshirë të bëhesh shkrimtar, duhet patjetër të kalosh “provën e

zjarrit” atë të tregimit të shkurtër. Jo rrallëherë, del ose tregimi i gjatë, ose novelë. Por ka dhe

tregime të shkurtra në formë proze poetike përshkruese, siç është Mit’hat Frashëri (Lumo

Skëndo), me proza poetike meditative, rrëfenja, skica etj., tek vëllimi “Hi e shpuzë”. Padyshim,

që tregimi i shkurtër ka ndërtimin më skrupuloz, sepse herë merr anën e skicave letrare të tipit

migjenian apo më të gjata, si ato gogoliane. Por, rrëfimet në trajtën e tregimeve të shkurtra janë

një formë disidente e komunikimit (March-Russell: 2009: 2). Tregimi i shkurtër është më i vogël,

më i thjeshtë, më i lehtë dhe më pak formë e rëndësishme sesa romani. Me kalimin e viteve,

shumë kritikë të tregimeve të shkurtra, bashkë me problematikën apo mospërcaktesën

(tregim/novelë/roman), kanë qenë skeptikë (mosbesues), duke e trajtuar tregimin e shkurtër si

rreptësisht të varur nga romani (Beachcroft:1965), duke mbështetur pretendimet e tyre teorike,

në faktin se ky zhanër bazohet në parimi i shkurtësisë, është i detyruar të dështojë. Mënyra e të

qasurit ndaj tregimit të shkurtër, lidhet dhe me kulturën dhe identitetin e lexuesit. Është thjesht e

arsyeshme të argumentohet se fiksioni i shkurtër, për nga gjatësia e tij, do të paraqesë

karakteristika individuale për përvoja “të shkurtra” ose pamjet e realitetit. Në arealin shkrues të

prozës të shkrurtër tregimtare, vjen përsëri në librin “Katundi mes malesh” (Gjini: 2025), përmes

situatave njerëzore, me ngjarje të vërteta apo të sajuara.

Tregimet e Ramiz Gjinit, janë të thjeshta dhe njerëzore, janë situata, gjetje, gjendje me “rrëfime

prej katundi”, që përmes detajeve fine, ku secili prej nesh gjen një pjesë të vetes, apo rrëfimit nga

e kaluara (situata qesharake dhe plot ironi nga fshati). Situata, që në këto rrëfime vijnë përmes

një gjuhe të shkruar bukur dhe fjalëkursyer (gjuha ekonomike), me ngarkesa emocionale por

përplot humor dhe fjalë dhe shprehje nga gjuha e folur e vendit. Libri ka 15 tregime. Fillon me

tregimin “Trokitje” dhe mbaron me “Shajní”, duke ndërthurur:

- jeta dhe pasjeta,

- realiteti dhe surrealiteti,

- kujtesa dhe harresa,

- dashuria dhe mungesa,

- e sotmja dhe e shkuara,

- njeriu dhe shteti.                             

Vetë titulli, na rrëfen dhe tregimin me të gjatë, ku zyrtari Stefan K., niset të çojë një letër, në një

fshat të harruar dhe të braktisur nga koha dhe harresa njerëzore. Përshkrimi panoramik e natyrës

duket sikur është një përrallë, por ndeshja me mullixhiun (mulliri dhe si zyrë pushteti), e mëson

se ku takohen dy botët: harresa dhe kujtesa, e sotmja dhe e shkuara. Tregimi rrëfen, se një vend i

braktisur bëhet i harruar, ose vetë koha e harron ekzistencën e tij, siç dhe vetë njeriu sot në botën

e madhe globaliste. Në fragmetin: mendoi që do ta gjente aty, dhe se nuk mund të largojej pa një

tumirëmbetç. Por ai pa siluetën atje tej, teksa ecte përçudshëm tepishtë rrugës së pashkelur, me

trupin tashmë të vogël, duke tërhequr zhakthi hijen e vet të madhe, f.30-31, nga tregimi “Katundi

mes malesh”, ku njeriu e mat fatin e tij me hijen e tij.

 

1.     . Ndërtimi dhe rrëfimi: ngrihen përmbi disa personazhe të thjeshta fshati. Duket se vetë

autori i larguar nga ai mjedis, nuk harron kujtesën kolektive të kooperativës, dhe përfaqësuesve

mediokër të asaj kohe, që riprodhon rrëfime të tilla si: malli, dashuria, tradhëtia, pabesia,

pamundësia, vetmia, harresa, ikja, zbrazja, koha, përtej/koha etj. Tregimet, janë trokitje që sjellin

një ngjarje që ka ndodhur, për shpirtra që enden rreth nesh edhe kur bartësit e atyre shpirtërave

kanë kaluar në tejbotë, por që përmes dashurisë na ftojnë të besojmë se, nëse duam vërtet, nuk

ka kufi që na ndal, as kur tej bota troket pranë nesh (Baçi: 2025: 9). Qëllimi i tregimit të

shkurtër, është të na komunikojë përvojën njerëzore. Në përvojën e vërtetë njerëzore, momentet e

së vërtetës vijnë si flukse brenda momenteve të vetme, situatave të vetme por dhe kolektive, lidhet

dhe me përcaktimin dhe reflektimin ndaj gjuhës dhe interpretimit si një gjuhë e mbipërcaktuar

metaforikisht (Bal: 2009: 10). Mënyra rrëfimtare është lehtësisht e dallueshme përmes gjuhës së

autorit.

 

2.      Individi dhe shoqëria:, modeli social-kulturor, nga ana tjetër e karakterizon tregimin e

shkurtër; si një “unitet i përshtypjes”, se tregimet e shkurtra na rrëfejnë sesi është ndërtuar rendi

shoqëror (Barker : 2003:17), një rend shoqëror ku mungon dashuria njerëzore, ose ajo është

transformuar përmes karaktereve të personazheve. Jeta e çdo individi dhe shoqërie është e

mbushur me konflikte. Këto konflikte mund të jenë të llojeve të ndryshme, si e mira kundrejt së

keqes, njeriu kundrejt natyrës, njeriu kundrejt shoqërisë, njeriu kundrejt vetes. Rrëfimi i

konflikteve të tilla e bën edhe vetë lexuesin të jetë pjesë e historisë. Shkurtësia e tregimit të

shkurtër, qëndron në strukturën e tij. Shkurtësia e një tregimi të mirë rezulto, rezulton përmes

“efektit beqar” ose “singleness of effect”(Allen: 1981: 135). Tregimi i shkurtër është një formë e

preferuar e shkrimit të sotëm. Historia e tregimit të shkurtër u bë ushqimi kryesor letrar i miliona

lexuesve dhe u vendos si një formë arti e preferuar në kohët moderne.

 

3.     Rrëfimi dhe personazhet, mënyra e rrëfimit nuk e zbeh “poetikën racionale” të tekstit,

dhe pse tekstoria e Gjinit, ka të ndërthurur dhe stilin modern të prozës. Plotmëria e fjalës që i

qaset gjuhës prozaike, jo vetëm si shenjim thelbësor por dhe si një riinterpretim, që lidh nocionin

e strukturës dhe domethënies nëpërmjet përfytyrimit të gjuhës, në pasazhin: ashtu siç bënte

babai në të gjallë të tij, edhe unë, rrallë futem në atë kthinë. Dhe, sigurisht, më shumë kjo ndodh

ditëve me shi, kur më mbërthen ajo vetmi mbytëse dhe mërzia e thellë varet pullazeve si heje

kali f. 117, nga tregimi “Biblioteka e të parëve”. Rrëfimi është në vetën e tretë. Shprehjet:

[ishte/qe/ai], është ndryshimi mes një narratori të jashtëm dhe një narratori që tregon për të tjerët,

një narrator i tillë, sjell një ndryshim për retorikën narrative të së vërtetës. Ky pozicion, i

rrëfimtarit-autor , është “në rolin e dëshmitarit”, që mund të jetë më pak i rëndësishëm për

fabulën, por mund të jetë kyç për lexuesin, se një dëshmitar mund të përcjellë dhembshuri ose

ironi gjithashtu. Për, pasojë, “ti” nuk mund të identifikohesh me lexuesin, dhe as lexuesi nuk

është ti. Këtu thjesht ka “ti”/ “ai”, ndërrimi i të cilit do ta shndërrojë “ti”-në e shkruar në një unë (Booth:1961:83) , si realizim i lidhjes mes personazhit dhe rrëfimit. Situata e subjektit na lejon gjithashtu të krahasojmë strukturat aktanciale të fabulave të tregimeve, me sa duket shumë

të ndryshme. Një analizë e këtij lloji mund të tregojë një mënyrë të pazakonshme të

personazheve, brenda hapsirës së lëvizjeve së rrëfimeve.


 

4.      Stuktura stilistike, vepra është shkruar me një gjuhë të thukët. Ka përshkrime dhe

metafora. Autori, ka pëdorur dhe të folmen vendore, përmes ironisë dhe humorit. Mbisunduese

janë fjalëformimet: dalëngadalë /përmallshëm /nganjëherë /zhbëhesh /lakadreshas /përshkoi/

gjithkah/ gjysëmerrësirë/ngucakeqëshme/përflaktas/përqafimet/ndërkallur/ sapoardhurit/

mesditës/ tridhjetë /përlotur /përmbys /shpulluara /kokëulur /ripërtypin/ marramendje/

keqardhje/tatëpjetë/përdielluar/lukemineve/dorëzonjave/pendëshkruar/marramendthi/përethëm/n

djesëlypjeje/ngucakeqëshme/përngeshëm/menzi/nëpunësi/teposhtë/padhkelur/tërhequr/zbërthyer/

shpërfillje/kokëulur/lëvarë/nëpërdhëmbi/hapërdahej/njëmbëdhjetë/parafite/përplasjen/përtyp/për

dhè/kotsëkoti/shtatmadh/patranjuar/parakrah/përgjakur/grimëherë/keqardhje/pakënaqur/përpiq

uni/paprekshëm/pikërrimë/përlajë/nënshtroheni/vjekjeprurëse/ndërkryer/dymbëdhjetë/ mbijetuar/

përethshëm/tytësi/ndërkallur/ mëdyshas /njëkatëshe /këmbadoras/ përkujdesje /pesëvjeçar

përngeshëm /pafjalë /prishaqefas /ndërsy /kryegjëja/ nënqeshje/ përbuzëse/njëzetave/

njëqind/autoambulancë /nëpërkëmbur /fatkeqëve/ përula/ mesoburrë/ atypari/ stërmadh/

stërzgjatur /pavënenshëm /herëdokur /flokëverdhë /sykaktër/ këmbëzbathur sapoardhurin/

përskequr/minakërkues/nëpërdhëmbi/ stërthëna/ pathëna/ spërdredhje/ sapodala/

sqepgjatë/shtatëdhjetë / përbaltja/nëntëqind/ katërmijë/ pesëqind/ vendndodhje/ bjerraditës/

syfashitur /ndërmendi /stërkashtë /perpeshkumë/ mbingarkesa /tejpërtej /tejskajshëm/

përlotur/keqkuptime/mbijetuar /shumëngjyrëshe /fundjavë/ papëballueshëm/ luleshitësi/ arkënort

/stërkalë /hundëkrurut/përtruall/ pasaportë/ tekembramja/ tekevona /fytyrëngrysur/ pasdreke/

përvëlake.

b) Fjalë vendore dhe të reja: prushonte, ujeme, urtimâ, zhakthi, simjet, mashtrape, zgërgjâ,

bajagì, deqitë, plitharë, almiset, dërmishur, brusur, sakicë, mujçimin, myzgë, çikllak, çukërmonte,

kacagjelas, gërgasës, zabërhanit, truset, shkërlitur, krrellur, turrmakja, mirakandas, bilik,

sajdisje, sajdishe, apet, cokatuen, akullemtë, kratin, lakesa, gëverri, gërgasje, apet, rroc, koc,

betihanë, vokur, krekcar, baptimën, shajnì.

Sipërfundim: ky libër me tregime, na çon në një botë të bukur sa reale aq dhe rurreale. Përmes

personazheve, kujtojmë një botë jo shumë të largët me “tregime nga fshati”, ku njeriu përtej

ekzistencës, përdor ironinë si mjet mbijetese ndaj së keqes, vetmisë dhe braktisjes, duke u

përballur me të vërtetën, se jeta, sipas Senekës: matet me veprat dhe jo me kohën!

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Allen, Walter. (1981): The Short Story in English. Oxford: Clarendon Press.

2.       Baçi, Agim. (2025): Udhë për njeriun, “ExLibris”, Tiranë.

3.       Bal, Mieke (2009). Narratology. Introduction to the Theory of Narrative. Toronto, Buffalo, London: University of

Toronto Press.

4.      Barker, Chris (2003). Cultural Studies. Theory and Practice. London, Thousand Oaks, New Dehli: Sage Publications.

5.      Booth, Wayne C. (1961): The Rhetoric of Fiction. Chicago: University of Chicago Press.

6.      Gjini, Ramiz. (2025): Katundi mes malesh, “M&B”, Tiranë.

7.      March-Russell, Paul. (2009): The Short Story: An Introduction. Edinburgh: Edinburgh University Press.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page