top of page

EMI  KROSI: Vështrim kritik mbi poezinë e Camajt : “Dashuri e prandueme”.



 

Abstrak: Në këtë kumtim dua të parashtroj disa teza, të hulumimit kritik të kësaj poezie, në tre nivele të emrave të mëdhenj të kritikës botërore, brenda kontekstit të strukturës së poezisë  së Camajt , deri në rrafshin trukturalo-semiotik, për të“hetuar” veçanësinë dhe estetikën e njohur camjane.

Fjalët çelësa: kritikë, rrafsh semiotik, lexues model, ndërtekstualitet, mall, mungesë

 

Të vështrosh apo të qëmtosh mbi poezinë e Camajt, apo mbi brendinë e poetikës së saj, “humbet” në botë sa reale dhe mitike, aq mistike dhe poetike, duke i bashkuar në kontekstin e një diskutimi apo diskursi poetik1 për mënyrën e kultivimit të gjuhës poetike të Camajt, të një tabloje  idilike të maleve,të një leximi modern të receptimit shtresor të Ingarden2 të një subjekti mes modernes dhe identitetit, duke lidhur  stukturat ligjërimore të frazës3 me realitetin poetik të poetit. Ndërtimi i një poezie, me pamje të thellë tekstuale dhe intertekstuale, aq më shumë prekja deri në purizëm , me një gjuhë poetike që e “njeh vetëm poeti” , me një sistem rrëfimi absolut nën mitin fundamental të poetit, mbi një vizion unik stilistik unitar thyhet “hermetizmi”, me një shumësi polifonike, që nga simbole origjinale deri tek diversiteti i interpretimit, nëpërmjet polisemisë së gjuhës artistike nga qasja e kritikës ndikon shumë në rolin e lexuesit, që e recepton  tekstin dhe koncepti i receptimit lidhet edhe me traditën, risitë marrëdhënia mes klasikes dhe modernes, por edhe  marrëdhënia mes gjuhës poetike dhe asaj praktike (pra gjuha imagjinare e tekstit dhe realiteti) , që  nga  Kritika   e  Re  amerikane  deri  tek Waren&Wellek4 kritika si “formë  subjektive  e  interpretimit” të poezisë së Camaj-t, futet  në hullinë e një “ filteri vetanak”duke shfaqur imazhe mungese që nga fëmijëria, me shartimin e formave  dhe natyrws  të përditshmërisë, të një jete të izoluar (me shenja konvecionale dhe poetike të forta simbolike në qerfullin e një jete baritore, me arketipe magjike) në çdo imazh poetik të vendlindjes. Më poshtë po sjellim poezinë e Camajt “Dashuri e prandueme”5.

E  ndieva  në  fundin  e shpirtit  dhe ‘i here/si  motit  at  zâ,/si  mik  që  vjen  me  më  pá,/si  barkë  që  kthen  në  lima,/si  shpresë  që  hyn  me  rrezet  e  diellit/nëpër  hekura  në  burg.

E  ndieva  si  lulet  që  mardhen/erën  në  Jug/apo  si  flladin  e  Vèrit  kur  vjen  me  luejtë/me  gjeth  në  terr/dhe  iku  si  drita  e  hyllit  të  rrxuem/kur  bjen  në  mal.

Që  në  fillesën  e këtij teksti,  ka  për  qëllim  të  prodhojë  lexuesin  model,  sipas  Eco-s 6. Ky lexues  model,  nuk  mendon  se  ka  “rregulla  të  caktuara ” ,  as  edhe  për  shenjat  gjuhësore, 

por  do  të  hetojë  lidhjen e  poezisë  me  realitetin,  rrugën  e  ndërtimit  të  saj,  si  dhe 

përshkrimin  e  “dashurisë”  mes  dy  horizonteve Veri-Jug  ose  (Lindje –Perëndim).

Nëse  teksti  është  kështu  dhe  prodhon  efektet  e  veta,  lexuesi nuk mund të jetë i kënaqur, pasi heremetika është veshur , me një lloj errësimi jo mistik por puritan, përtej një imazhi 

 

_______________________

1 Ukaj, Ndue: Diskursi biblik në ltërsin shqipe, Shkodër, 2004, f.3

2 Jeferson Ann , Roby David:Toeoria letrare moderne (një paraqitje krahasuese), përkth: Floresha Dado, Tiranë,2006, f.183

3 Barthes, Roland: Poetique du recit, Seuil, Paris, 1977, f, 18. 

4Wellek, Rene, Waren, Austin, Teoria e letërsisë, përkth: Abdyrrahim Myftiu, Onufri, 207, f.38.

5 Camaj, Martin: Lirika mes dy motive, Vep. II, Apolonia, 1996, f.28.

6Eco, Umberto: (1984): Semiotics and Philosophy of Language, London: Macmillan, 1984.

parësor, si një përcaktues i konceptit modernist. Duke u rrekur të kuptojmë  rrethin dhe lëvizjen brenda paradigmës poetike, arti i vetëdijës autoriale “plotëson” objektin e perceptimit, midis interpretimit-brendisë-shprehjes-kuptimit, si një vëndosje të autorit brenda procesit të traditës, ku Gadamer7,shenjon kompleksitetin e të shprehurit me konceptin magjik Novalist , duke shpërbërë realitete (ndjeshmëri krijuese unike në bazë të fantazisë dhe imagjinatës si kult ogurmirë) të dukshëm dhe të padukshmën, si tekstet e Poe-s apo Eliot-it, jo mbi sipërfaqësoren por mbi thellësinë,  jo mbi subjektin por mbi teknikën. Iser, fillon duke vënë në dukje dy kategori të gjëra të lexuesve: lexuesit e vërtetë dhe lexuesit hipotetikë. Lexuesit realë janë thjeshtë ata lexues që janë të dokumentuar (që përgjigjet e tyre janë të dokumentuara), ndërsa lexuesit hipotetikë ndahen në dy grupe:

·       lexuesi ideal,

·       lexuesi bashkëkohor.

Të dy këto lloj lexuesish hipotetikë, reflektojnë për efektin e mundshëm të tekstit letrar8.

 Lexuesi ideal, nga ana tjetër, i di të gjitha kuptimet e mundshme të një teksti dhe të gjitha kodet e autorit. Teoria fenomenologjike e artit, paraqet një stres të plotë me idenë, se në shqyrtimin e një vepre letrare, duhet marrë jo vetëm teksti aktual, por gjithashtu edhe veprimet e kryera në përgjithësi për këtë tekst. Një tekst letrar duhet të jetë i konceptuar në mënyrë të tillë që të angazhohet lexuesi, duke ftuar atë që të marrë pjesë në “lojën e imagjinatës”, ku vepra të sugjeron “pjesë të pashkruara të tekstit”, duke e stimuluar edhe lexuesin si pjesmarrës në krijim. Teksti, jo gjithmonë është një mekanizëm i hartuar me qëllim që të prodhojë lexuesin të tij. Ky lexues nuk është ai që mund të bëjë “koniunkturën e vetme”9, të drejtë. Teksti mund t’i japë liri lexuesit “liri emagjitative” të pakufizuara.  Nëse është kështu atëhere vepra letrare ka dy pole:

-poli artistik, artistikja i referohet tekstit që krijohet nga autori,

-poli estetik, realizohet kur përmbyllet nga lexuesi.

Atëhere duke patur dy lloje lexuesish, Eko dallon; kodin e marrësit dhe të lexuesi. Por me receptimin modern të kësaj poezie, ku dallojmë dy tipe lexuesish:

·      lexuesi model, që nuk është lexuesi empirik 10.

·      lexuesi empirik jeni ju, unë, çdokush, pra ne kur lexojmë tekstin.

Lexuesit empirikë mund të lexojnë në mënyra shumë të ndryshme dhe nuk ekziston kurrfarë ligji, i cili mund ta përcaktojë sesi duhet ata të lexojnë tekstin, sepse ata, shpeshherë, tekstin që e marrin për ta lexuar, e shfrytëzojnë si një kontinier të pasioneve të tyre, të cilat mund të vijnë nga jashtë tekstit, ose që teksti mund ta japë si pasojë e ndonjë shansi duke qenë se teksti provokon një pritje të caktuar, lexuesi “projekton mbi tekstin” dhe natyrën polisemike të tij, duke kërkuar lidhjet me lexuesit dhe natyrës polisemike të tekstit, pa shkatërruar tërësisht “iluzionin”.

Ø  Sipas  Eco-s , lidhjet  ndërtekstuale  që  ka  poezia,  jo  vetëm  brenda  dashurisë [ si

  motit  at zâ] , nënshtresëzimet  e  zërave  që  lidhen  me  letërsinë  popullore (ekzistente  në  viset  e  veriut,  dhe  folklorin  e  atyre  zonave ), duke  krahasuar  mikun  me  varkën,  si  një  shpresë  mbijetese pas  hekurave, (koncepti i errësirës) diku  në  një  vend  të  huaj. Kjo  lloj  ndërfutje  tjetër  ndërtekstuale  e  kanë  sot  si  lajtmotiv  letërsitë  botërore  që  nga  romantikët,  (udhëtimet  në  viset  e  huaja  dhe  dëshira  për  eksplorim)  në  kërkim  jo  vetëm  të  një identiteti  të  ri,  por  në  kërkim  të  ekzotikës,  por  dëshirat  shuhen,  se  të  huajt  ose  janë 

imponues, ose  mosprovues  për  dëshirën dhe  arsyen  tënde, pasi stili i  Camajt lidhet me

____________________________

8.  Jeferson Ann, Roby, David: Toeoria letrare moderne (një paraqitje krahasuese), përkth: Floresha Dado, Tiranë,2006, f.193

9.Teori dhe kritikë moderne, përktheu: Nysret Krasniqi, ROZAFA, Prishtinë, 2008, f.347.

10.po aty, f.382

substratin e subkoshiencës etnike11.

Sipas Eco-s, teksti është  i thurur me shenja e hapësira të bardha që duhen mbushur dhe ai që ka krijuar parashikonte, që ato të mbusheshin dhe i ka lënë të bardha për dy arsye; para së gjithash sepse teksti është  një mekanizëm dembel (ose ekonomiqar) që  jeton me vlerën e shtuar të kuptimit që i futet nga marrësi . Së dyti, sepse, ndërsa kalon dalëngadalë nga fiksioni didaskalik në atë estetik, një tekst di t’ia lërë lexuesit iniciativën interpretuese. Një tekst kërkon që dikush ta ndihmojë të funksionojë12.

Kjo lloj strategjie nuk kuptohet më si qëllim i autorit empirik po si një marrëveshje tekstuaale, që quhet Autori Model (Camaj dhe lexuesi empirik), në lëvizjet e tekstit të shkëputura  nga leximi empirik, të para si lëvizje të brendashkruara, të parashikuara në tekst, përputhen me atë që Eco e quan Lexuesi Model dhe mungesa kohë/hapwsirë.

- Autori empirik, në tema të strategjisë tekstuale, formon Lexuesin Model

- Lexuesi empirik, ne terma të strategjisë tekstuale formon Autorin Model.

Duke parë këtë strategji të Eco-s, do të ndërtojmë një grafik të një Lexuesi dhe Autori Model për poezinë e Camajt:

Ky [zâ] si një dialog mes të tashmes dhe të shkuarës është shtresëzuar në poezinë e Camajt, në tri mënyra:

Së pari:  e vendos veprën në një seri letrare, në një progres dialektik ngjarjesh/tekst, ku risia nuk  është i vetmi kriter, ku vepra mund të ngrejë probleme të ndryshme, në kohë të ndryshme, për grupe të ndryshme lexuesish, për një zë që vjen nga ndërgjegja dhe thellësia e (lëçitësit të saj), vetë Camajt.

Së dyti: duhet të plotësohet edhe këndvështrimi i poetit, i cili merr parasysh bashkëekzistencën me kulturën, me kohën, dhe elemente bashkëkohore dhe jobashkëkokhore të përtej atdheut.

Së treti:  duke përcaktuar mjedisin sociokulturor të Camajt, ku akoma cdo gjë në kujtesën e tij të largët dhe të afër është arkaike.

Në horizontin i pritjes të kësaj poezie, sipas Jauss, është formuar : përmes përvojës jetësore të lexuesit, përmes të kuptuarit të botës së librit, duke  e bërë  “horizontin e pritjes” një element të rëndësishëm, që  lidh letërsinë dhe shoqërinë. Jauss-i, shprehet se funksioni shoqëror i letërsisë e manifeston veten në mundësinë e saj të vërtetë, vetëm kur përvoja letrare e lexuesit hyn në horizontin e pritjes.  Duke u mbështetur tek teoria e Jauss-it,  kritiku , që është ndërmjetësi midis

_____________________________

11Topçiu, Luan: Herzmmetii si përqëndim maksimal, Mapo, Mars 2015, f.3

12Pozato, Pia Maria:Semiotika e tekstit, (metoda, autorë, shembuj) , SHBLU, Tiranë 2005, f.110.

autorit dhe lexuesit, (modernieti koha e krijmit të poezisë dhe lidhja e mallit të autorit me

vendlindjen) nuk mund të konceptohet thjeshtë si trill i tij, që merrte me veprimtari studimore, si pjesë e pwrceptimit të vlerave; si dëshmi e faktit që lexuesi dëshiron të gjejë veten në jetën shpirtërore, jo vetëm përmes kontaktit të drejpërdrejtë me veprën, por edhe përmes vlerësimit që i bëhet asaj. Si mund të relizohet kjo nevojë e cila, duke shoqëruar njerëzimin gjatë gjithë  jetës së vet, vjen edhe në jetën emocionale të shoqërisë së sotme, pra edhe në   funksionin kulturor dhe historik13, nëpërmjet një mbiguaditeti triptik, natyrë-kohë-largësi, e bën poetin dhe poezinë një etyd të lirikës moderne me teknika të gjuhës të një gjuhë vertetë mistike. Jauss-i argumenton, se këto vepra, duhen lexuar kundër pritjes së zakonshme, duke theksuar ndryshimin midis leximit në të kaluarën dhe leximit në të ardhmen, ky këndvështrim hedh poshtë thënien se letërsia është e “tashmë pakohësisht”. Gjithë veprat letrare janë të kuptueshme nëpërmjet horizonteve të pritjeve të ndërtuara (ose të rindërtuara) mbi bazën e kohës, dhe deri diku, përcaktohen nga këto horizonte14.

Ø  Sipas Barthes-it, kritika   nuk  është  shkencë. Shkenca  merret  me  domethënie,

 kritika i prodhon. Zbritja  e  njësive  domethënëse  e  ka  rëndësinë  e  vet  dhe  me  të  merret  një  pjesë  e  gjuhësisë,  por  ajo  sqaron informacionin  dhe  jo  domethënien;  për kumtin që përçon   poezia :

·      dashuria  dhe  mungesa  e dikujt  në  një  vend  të  huaj, (pesha e mallit)

·      shpresa  për  të  patur  dikë  të  njohur, (mungesa e vendlindjes)

·      dhimbja  dhe  mundimi  i  vetmisë,

·      endja  mes  Lindjes  dhe  Perëndimit,  në  kërkim  të  identitetit  të  përfaqësimit   të

kombit tonë të lashtë.

·      ligjësia e natyrës dhe planeteve, yllësia etj.

Mënyra e realizimit të “S/Z”në tekstet e Barthes-it15, kodet që ndihmojnë lëxuesin të kuptojnë perfaqësimin tekstual në dy njësi:a)tekstual/diskursiv, b)simbolik/referencial, duke konfiguruar tekstin  në kode (kodet e Camajt janë unike, janë kode të krijesa sa htonike, qiellore, ujore mistike njerwzore aq edhe universale) dhe subkode me “lidhje përkëmbyese”,  me nje seri kodesh që shumëzojnë referencat e informacioneve me “sintagma”, në pritje  tw lexuesit me detaje të reja intertekstuale16,   e në konfigurimet stukturore/semiotike duke receptuar mesazhin, brenda kësaj poezie ka disa kode të brendshme: a)kod ligjwrimor (kodi autorial) b) kod metaforik (metafora e një dashurie të perënduar/vdekur [e ndjeva në fundin  shpirtit dhe ‘i herë]), c) kod përshkrues, (hapwsirat gjeografike të papërcaktara Jug/Veri/Vèrit (trajtë erw  e thatë që fryn në vendlindjen e tij të largët) [erën në Jug/apo si flladin e Vèrit] d)kod historik, ( arratisja nga atdheu në një vend të huaj, Jugu gjermanik, apo Veriu i Temali) e) kodi simbolik,

([malli/shpresa/dielli/barka/gjethi/mali/drita/burgu], një metaforë errwsire, të vetmisë në dhe të huaj, por edhe të ndalimit të lirisë në atdheun e largët), i cili dominon në shumësinë e kodeve të tjera. Nëse  kritika  është  lexim  i  thellë, ajo  deshifron  dhe  merr  pjesë  në  interpretimin,  një  imazhi  të  ri,  se   kritika  nuk  është  përkthim  por  perifrazë  dhe  çdo  metaforë është  shenjtë  e  pafund. Për  këtë  [V3/4st.2] , na  tregon  një  konvencion  të  fortë  metaforik  në  dy  risjellje:

1-Vèri=në  dialektin  e  veriut  (përfaqësues  të  mëvonshmin  dhe  të  hershmin  në  letërsisë  tonë)  simbolizojnë  të  huajin, invadimet  e  sllavëve.

___________________________

14 po aty.

15 Barthes, Roland: (1974): S/Z. Trans. Richard Miller. Malden, Oxford, Melbourne: Blackwell, 1974.

16 Frye, Northop: (1983) The Great Code- The Bible  and Literature,San Diego,New York, London:A Harvest Book, Harcout, INC.,1983,

2-Vèri= drejtimi  gjeografik  dhe  epiqendra  e  ftohtësisë  dhe  “harresës  së  dashurisë”  ndaj

asaj  që  duhet  të  jemi  pjesë  e  dashurisë  së  Jugut  dhe  Perëndimit.

3-Hyllit= yllësi e përcaktuar që ndërthuret e kodin simbolik dhe referencial (kod biblik) në kodet

e derivuar të Barthe-s, por qw futet tek kodet e mëdha.

Ø  Sipas Iserit17  leximi që i bëhet tekstit , (në ratin tonë poezia ) është procesi që të kuptojmë

 tekstin dhe ndryshimin e tij në kohë: duke qenë se procesi i leximit është selektiv dhe teksti të jep mundësi të pafundme për një realizim individual, brenda një teksti mund të realizojmë;

·      një lexim.

·      dy lexime ose,

·      disa lexime, leximi dhe kuptimi i tekstit nga “ lexuesi i nënkuptuar”, është a) akiv, b)

pasiv. Aktiv, sepse vetë struktura e poezisëe drejton lexuesin nëpërmjet, subjektit, lëvizjeve të fjalëve, mënyra e rrëfimit, një studim teksti “duke mbushur hapwsira boshe”të autorit sepse na orienton:

·       kohën kur është shkruar,

·       kohën kur është lexuar,

·       kohën kur e rilexojmë.

Leximi i dytë, për një pjesë të letërsisë prodhon përshtypje të ndryshme nga  e para ku arsyet që në  ndryshimin e vetë lexuesve, në kohë dhe rrethana, kur teksti lejon ndryshime, kur në një lexim tjetër njohim dukuritë  letrare dhe tendencat e tyre në një kohë  më të re, duke i korrigjuar dhe pasuruar në kohë.  Iser pohon përsëri se; teksti ndryshon gjatë gjithë procesit të leximit. Kur kemi mbaruar tekstin, dhe lexojmë përsëri, njohuritë tona shtesë, do të rezultojnë në një tjetër rend kohor, duke u përpjekur për të krijuar lidhje, duke iu referuar vetëdijes (kohës dhe hapësirës së lexuesit dhe autorit), për atë që do të vijë në leximin e dytë, në pjesë të caktuara të tekstit, nga leximi i parë. Kjo përvojë e leximit lidhet edhe me modelet e përvojës reale të jetës të autorit dhe “sjelljes” së lexuesit18.Vetë mënyra dhe përvoja që na vjen nëpërmjet receptimit të veprës letrare, është e lidhur me përvojën dhe mënyrën e sjelljes, si lexues potencialë ose jo. Kjo është një përvojë e zakonshme, për një person, kur në leximin e dytë ai vë re gjërat që i kishte humbur në leximin e parë, duke kërkuar në tekst, rendin e kohës së leximit të parë, që nuk mund të përsëritet në një lexim të dytë, se kjo nuk do të thotë se leximi i dytë është më i ‘vërtetë’ se i pari, por ata janë thjeshtë ndryshime; sespse lexuesi krijon një dimension virtual të tekstit, duke realizuar një rend kohor të ri.

Efekti tashmë retrospektiv i asaj që është lexuar, mund të marrë rëndësi në kohën e momentit të leximit. Çdo gjë që kemi lexuar, zhytet në kujtesë, kur në një moment të caktuar kujtesa dhe receptimi janë identike. Iser na kujton tre aspekte të rëndësishme që formojnë bazën e marrëdhënieve mes lexuesit dhe tekstit:

·      procesi i parashikimit dhe mendimi për të kaluarën,

·      shpalosja e tekstit si ngjarje e gjallë,

·      përshtypja nga rezultatet e përvojës  së jetës. Qëllimi i autorit në rastin tonë Camaj, është

të përcjellë përvojën, dhe mbi të gjitha një qëndrim ndaj kësaj përvoje, jo si pasojë ‘identifikimi’ nuk është qëllim në vetvete i autorit, por si manovër më të cilën vetë autori, stimulon qëndrimet e lexuesve. Kjo formë komunikimi ka dy kushte:

a)     Historia e jetës së autorit duhet të jetë e mbyllur nga ajo e punës.

b)    dispozitat e veçanta të lexuesit duhet të jenë të mbyllura nga aktet e leximit. Në këtë

___________________________

18Jeferson, Ann & Roby, David, Teoritë letrare moderne, (Paraqitje krahasuese), përktheu Floresha Dado, Albas, Tiranë, 2006, f..201.

marrëdhënie lexues-autor kemi:

·      leximi nuk ndan objektin nga subjekti,

·      lexuesi do të jetë i “pushtuar” nga mendimet e autorit dhe,

·      autori shkakton tërheqje të “kufijve të rinj” për veprën.

Teksti dhe lexuesi nuk përballen me njëri-tjerin si objekt/subjekt por, “ndarja” është brenda vetë lexuesit, në përputhje me tekstin qëndron edhe struktura e dialektikave të leximit, që nevoja për të deshifruar kodin autorial, na jep mundësi për të formuluar vetë kapacitetin tonë të deshifrimit, d.mth., kemi sjellë në pah një element të qënies tonë, ku ne (lexuesit) nuk jemi drejtpërdrejt të ndërgjegjshëm.

E  ndieva  si  lulet  që  mardhen/erën  në  Jug/apo  si  flladin  e  Vèrit  kur  vjen  me  luejtë/me  gjeth  në 

terr/dhe  iku  si  drita  e  hyllit  të  rrxuem/kur  bjen  në  mal.

Teksti i Camajt është ndërtuar në një ambiguaditet drite/errësirë, [gjeth në terr/ drita e hyllit], kjo ndërfutje ndërtekstore të metaforave me pole të kundërta e futin në lexuesin në botën baritore ku vetë lexuesi (objekt dhe subjekt), recepton dritën dhe ërrësirën, në mënyrën vertikale dhe jo horizontale, ku autori vetë “hepon” në diakroni dhe sinkroni në dykohësinë e realitivitetit të leximit tekstor, për kohën e një lexuei të ri modern.  Terri i paraprin errësirës, sepse drita e yjeve akoma shkëlqen në nëdërgjegje poetike diku, në hapsirat e lira të shpirtit të tij ndër male. [ Era në Jug/flladi i Vèrit] janë pjesë e grupit metaforik (lexuesi kupton se flladi është një paratenzë e  forcës së erës).

Ø  Analiza semiotike-strukturale:ndër disiplina  të  ndryshme,  semiotika  është  “disiplinë

që studion  të  gjitha  fenomenet  e  kulturës  si  sisteme  shenjash”   ajo  merret  me  mesazhet  dhe  kodet në formë shtrezëzimesh:

A. Shtresa e parë:

-tingujt e fjalës

-informacioni fonetik.

B. Shtresa e dytë:

-njësitë kuptimore,

-skeleti strukturor iveprës.

C. Shtresa e tretë:

-bota e tekstit, (veprime, gjendje, sende etj,).

1. Në këtë kënvështrim fenomenologjik19, duhet të kapërcejmë problemin subjekt-objekt, duke shmangur përfshirjen e autorit në tekst, nëpërmjet fomëzimit të  të tekst/lexues. Duke tejkaluar “hapësirat boshe” të tekstit, lexuesi inividualisht ndërton “skeletin” e tekstit qe vlen ose jo për lexuesin.

2. Në skelein e tekstit (të poezisë), ka shumë “pika të errëta” që çdo lexues e dallon përjetimin e tij personal, në kundërshtim më gjykimin e të bukurës (shenjëzimi gjuhësor i përgjithshëm).

3. kuptimi letrar i lexuesit, lidhet jo me kuptimin psikologjik të veprës, por si një objekt “fiksion”, duke përcaktura edhe kahun e rrëfimit, por jo domosdoshmërisht përmasën historike të kohës së rrëfimit apo të jetës autoriale, duke u marrë vetëm me stukturën semiotike sipas metodës fenomenologjike të tekstit poetik në raport:

·      vepra në vete,

·      vepra në raport me veprimtarinë e autorit,

·      vepra në raport me sistemin letrar të vetë autorit por edhe të kohës së shkruar.

Analiza  strukturore  e  tekstit ,  është   analizë  rreptësisht  e  brendshme  ku  kritiku “luan” me  funksionet  strukturale (e  preferuar  kjo  metodë  nga  formalistët).

Nëse  do  të  nisemi  nga  niveli  fonemik,  për  nga  vetë  niveli  i  shqipes  veriore  letrare,  kemi  një  lloj  ritmi,  por  jo  normë  metrike. [v2/3/4] me  [â-hundore]  dhe [á-zanore  e  shkurtër]  poezia  ka  një  lloj  metrike  që  në  të  dy  vargjet  e  tjera  nuk  gjendet. Përsa  i  përket  rrokëzimit  kemi  vargje  11-rrokësh,  gjë  që  përveç (traditës  së  ndërtimit  të  poezisë  popullore  me  konvencionet  dhe  metrikën  e  saj  ka  ndërthurje  me  poezinë  modern),  pa  rimë, me  metafora  të  ngurtësuara  dhe  hermeneutike(hermetike). Konvencioni  i  lartësisë[kur  bjen  në  mal]  tregon  lartësinë  nga  rrafshi  i  fillesës (e përdorshme  shumë,  në  artin  e këtij autori). Jo  vetëm  lartësia,  por  edhe  [drita/hylli]  dimensione  kozmetike (futje  ndërtekstuale  dhe  biblike  me  prani  qiellore), pa  një   adresë  reale  dashurie. [Si  motit  at  zâ] autori  dëgjon, (fyllin ndwr male, /dranën nëpër vrri, zânin e grues përtej Drinit, dhe fishkëllimën e gjarprit të shëndërruara në Burrë/Djalë)  dhèun  dhe  paraardhësit  t’i  tregojnë  (dashurinë  e  tij  të  vërtetë),  që  edhe  miku  i  mirë  do  ta  çojë  në  limanin  e  duhur,  atje  ku  është.

S’ka  dashuri  intime  (të  përcaktuar  nga  metafora   të  ngurtësuara) si: [motit/mik/barkë/shpresë] konvencione  shprese  dhe  pritje, jo për  një  femër (pa  metaforë  të  hapur),  por  në  emrin  e  një  lloji  tjetër. [V6/V1] [hekura  në  burg/  në  fundin  e  shpirtit],  vjen  një  formë  zgjidhjeje. [Shpirt/burg]  konvencione  të  një  dashurie  seksuale  femërore  në  mungesë,  por  një  ngjyrëse  epitetore  një lloj “metaforë e errësuese” të  asaj  që  autori  ndien  “burgun  e  shpirtit”  në  vend  të  huaj. Shpirti /burg vjen edhe nga “ngujimi”, i fatit të paracaktuar të poetit, në arratisjen drejt [erës në Jug], (nuk ka parcaktim kohe, por vetë autori ka shkruar sejanë poezi te botës së ekzilit, meqë janë pjesë e librit “Lirik midis dy moteve”).

Në ketë poezi bota fonemore (në bazë të analizës semiotike-strukturale) dallojmw:

-informacioin fonetik me fjalët [zâ/pâ/limâ], me fonemë [â-hundore] të folmes veriore, përcakton tashmë qarkun letrar dhe hapësirën gjeografike.

-tingujt e fjalës, në formë demostruese të (S/Z) së Barthe-s,  në kumtin e fjalës dukshëmon harmoninë në [V2/3/4] në kontekstin letrar, ku lexuesi qartësish nxit imagjinatën ose “plotëson rrjeshta bosh” të pathëna nga autori 20, si skeleti ashtu dhe struktura poetike “nuk e fshin” desposkirimin e fjalëve për të hetuar njësitë kuptimore  të tekstit. Struktura tekstore mes dy

stofave ka dallim. Njësitë (foneore) “tingëllojnë” kërcitëse në strofën e parë. Fjalët me fonemën -â (hungore), të folmes së autorit, me njësinë lidhëse [si-lidhëse], vjen si një hallkë zinxhiri që këputet në strofën e dytë, pa harmoni fonetike.

 

_____________________________________________

19 Prince, Gerald (2003):Dictionary of Natarrologji, Lincoln and London: University of Nebraska, Press, 2003.

20 Ingarden,Roman (1973): The Literary Work  o f Art, Evanston, III (tr. of Das literarischeKunstwerk, Tubingen: 1965)

-bota e tekstit në strofën e dytë, është shumë e dallueshme. Gjithë informacioni që jep poeti është jashtë kuantetit zanor të pjesës së parë. Gjendja shpirtërore autorial, momenti, sendet, vendi (ndoshta dhe koha fizike si njësi matës kohore), lidhet me fjalët:

[lulet/erën/Jug/fllad/Verit/gjethe/terr/dritë/hyllit/mal].

Gjithë ky informacion poetiko-letrar, mund të kuptohet në një pafundësi mënyrash , si objekte funksionale  me nivelin e fjalëve përshkruese (të plota me hapwsirë boshe) që nënkupton lexuesi (stukturat objektivore të papërfaqësuara), janë tipare të tekstit, por edhe “cilësitë metafizike” 21. Të tekstit që nuk ka lidhje sa me objektivitetin as me  me gjendjn fizike të lexuesit , por me atmosferën e veprës , duke u shëndërruar në një objekt estetike apo një “harmoni polifonike e vlerave estetike”, mundëson  interpretimin  e tekstit tek lexuesi, nëpërmjet modelit shtresor.

Ø  “Horizonti i pritjes” i Camajt ka pritur shumë kohë. Pas viteve’90, vepra ishte në duart

e lexuesit shqiptar, por pakkush kuptonte hermetizmin e tij klasik, pak i njohur nga studiuesit apo poetët shqiptarë të paraviteve ’90, apo ata të rrymës sociorealiste.  Në një terren tërësisht të panjohur, lexuesi duhet të matë “distancën estetike” të Jauss-it 22, matjen e vlerave midis dy brezave lexuesish, lexuesit (në poezinë shqipe ka patur një elite lexuesish që mund të quhet në këtw rast “të konsumuar”) përballë ardhjes së Camajt në skenën e lertësisë shqipe, duke skajuar tashmë një tjetër brez lexuesish, sepse përkundër “pritjes të zakonshme” sjellja e lexuesit shqiptar, rreth një teksti të panjohur më parë. Duke patur nje tekst të tillë, “sjellja e lexuesit” është e huaj, ka shumë dyshime, dilema, moskuptime, pyetje, kundërshtime mes dy leximeve, në të kaluarën dhe të tashmen. Vetë lexuesi duke u mësuar me vështirësitë e të kuptuarit të njw lloji tjetër poezie, (njohja e termit hermetik), receptimi i poetit po kalonte të ashquajturën “e tashme pakohësisht”, se letërsia bëhet e kuptueshme e rindërtuar në bazë të konceptit të kohës. Vetë poezia e Camajt është e shkruar në dykohësi, (një përputhje fantastike të teorisë së Jauss), duke dialoguar mes të tashmes dhe të ardhmes. Por cila do ishte e ardhmja e receptimit të veprës së Camajt nga lexuesi shqiptar? Duke ngërthyer elemente bashkëkohorë dhe jo bashkëkohorë, bashkë më abientin sociokulturor të poetit do të purifikonte esencën poetike të Camajt, nga njëra anë zona me nocione të mistershme dhe ana tjetër intelektualiteti i mprehtë mes absurdit dhe vibratës lirike klasike. Poeti nuk mund të copëtojë poezinë  në elemete moderne dhe te traditës, por si një e vetme, e ardhur nga një “zonë e vdekur” vepra gjeti receptues të rinj tërësisht i panjohur dhe ndryshimeve historike mes lexuesve (në rastin tonë lexuesit e Camajt ishin lexues model, pra elitarë, tani falë  ndryshimeve historike lexuesi i ri), që ndërkëmbehet  për të përmbushur  konceptin e “horizontit të pritjes”, që për poetin ngadalë po  mbushen  hapwsirat boshe të tekstit të tij , falë edhe studimeve të shumta kohët e fundit.Në vëtëdijen krijuese, tradita në strukturën e veprave sjell narrativën moderne, në koceptimin e skeletit të poezisë si process dhe produktit  rrëfimtar në kohësi 23.

Topikë Malli.

Togfjalëshi zâ /thirrje dhe mall/mungese.

Apollogjia e mallit ngjizet që në toponimin e vendlindjes së tij. Temal/ tej-malit apo te/malit. Simbolika  e  mbrojtes  së  rrethinës  nga  të  tjerët  apo  për  të  tjerët  përreth  tij  në  apologjinë  e mungesës, në  rrathët  e  fatit  shpërndahet  në  shkundullinën  e jetës. Zani  dhe  thirrja  deri   përtej  malit,  përhapet  si  rrathët e  ferrit (ferri  errësira  prapa  hekurave  të

burgut), zani  zgjatet  deri  kur  rrëzohet  ylli  ku  fillon   fshati,  fisi  dhe  gjaku  i  tij,  mungesa    si  një  errësirë  brenda  burgut  shpirtëror (deri në thellësi të arkaizmit të Lugjeve  të  Verdha,

________________________________________

21 Berisha, Anton: Retorika dhe letërsia,, Prishtinë, Buzuku, 2005, f.64.

23Dado, Floresha; Intuitë dhe vetëdije kritke, Onufri, Tiranë, Tiranë, Tiranë, 2006, f.85,

në kërkim  të  buellit (buall)  kafsha  që  shërben  për  punë). Ai  këlthet  me  një metaforë  zbritëse  deri  në  Drin,  ku  madrigali    tij  Dranja, ka  lënë   zhguallin  e  ngurtë  në  kërkim  të  një  përqafimi  mistik  me  gjarpërin ( forma  onamistike  në  portat  e kullave  të  lashta të  vendlindjes). Dranja  ecën  në udhët  e  dritëhijeve ,  sërishmi  zani  rrëzon   në  Jug  petalet  e luleve të  çelura,  por  Vèri  than  petalet  e  pritjes,  poeti  nuk  ndjen  dhimbje  nga  mungesa  dhe  kur  zani/ thirrja/  kithma  përplasen  mbi  mal. Mali  simbolikisht   shenjëzon  idilikën  në  lirikën  me  togfjalëshin [ e   dnjeva  në  fund  të  shpirtit] , dhimbja   si  plojë  e  rrëzimit  të  miteve,  të  rikompozimit  moderne  hermetike  të  kodeve  të  vjetra,  të  një  kanioni  të  pasur

 me  vlera  të  lashta  që  në  torbën  e  fatit  thërmohen  në  metropole  perëndimore. Plotëria  metaforike,  jo  vetëm  me  njërin  krahë  por  himnizon  dy  botë,  dy  mote  të  poetit  njëri  mot  që  iku dhe  la  Dranen  fillikat  në  buzë  të  Drinit,  duke  pritur  dashurinë,  apo  gjarpërin  në përqafimin  e  fundëm  për  të  shuar  mallin  e  atdheut  dhe  moti  tjetër,  që  vjen  nën  peshën  e  buallit  të   fatit,  duke  punuar  ugare  të  reja  në  dhera  të  huaja.

Si  një  kthim  në  fillesat   letrare camjane,   (emigrimi, udhëtimet  mikrokozmosi me makrokozmosin) e shkrimtarit,  si  dhe  integrimi  i  autorit  në  lidhje  me  sistemet  e  tjera  kodike:

a)-folklorik , b)-religjionar, c) historik (erën e  Jugut  dhe  flladi  i  Vèrit).

Tashmë  ky  lloj  identifikimi  me  anën  e  shenjave  konvencionale,  me  mbivënie  nga  intertekste, mesazhi  i  Lindjes  dhe  Perëndimit, kulturat  dhe  integrimet  që  nga  fillesa  njerëzore  deri  më  sot.

 

BIBLOGRAFI.

 

1.Barthes Roland: Poetique du recit, Seuil, Paris, 1977.

2.Barthes, Roland: (1974): S/Z. Trans. Richard Miller. Malden, Oxford, Melbourne: Blackwell, 1974.

3.Berisha, Anton: Retorika dhe letërsia, Prishtinë, Buzuku, 2005.

4.Dado, Floresha; Intuitë dhe vetëdije kritikw, Onufri, Tiranë, Tiranë, Tiranë, 2006.

5.Camaj, Martin: Lirika mes dy motive, Vep. II, Apolonia, 1996.

6.Eco, Umberto (1984): Semiotics and Philosophy of Language, London: Macmillan, 1984.

7.Frye, Northop: (1983) The Great Code- The Bible and Literature, San Diego, New York, London: A Harvest Book, Harcout, INC.,1983,

8.Jeferson, Ann & Roby, David: Toeoria letrare moderne (një paraqitje krahasuese), përktheu: Floresha Dado, Tiranë,2006.

11.Ingarden, Roman 1973, The Literary work of Art, Evanston, III (tr. of Das literarischeKunstwerk, Tubingen: 1965)

12.Prince, Gerald (2003): Dictionary of Natarrologji, Lincoln and London: University of Nebraska, Press, 2003,

13.Pozato, Pia Maria: Semiotika e tekstit, (metoda, autorë, shembuj), SHBLU, Tiranë 2005.

14.Teori dhe kritikë moderne, përktheu: Nysret Krasniqi, ROZAFA, Prishtinë, 2008.

15.Topçiu, Luan: Herzmmetii si përqëndim maksimal, Mapo, Mars 2015.

16.Ukaj, Ndue: Diskursi biblik në letërsine shqipe, Shkodër, 2004.

17.Wellek, Rene &Waren, Austin: Teoria e letërsisë, përktheu: Abdyrrahim Myftiu, Onufri, 2007.

 
 
 

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page