top of page

Prof. dr. Zeqirja REXHEPI: NEOTOMANIZMI BASHKËKHOR DHE HISTORIA SHQIPTARE

  • 4 hours ago
  • 2 min read

Neotomanizmi në kohën e sotme është koncept sipas të cilit Perandoria Osmane duhet të kthehet në territoret e dikurshme në Gadishullin e Ilirisë!

Sipas këtij koncepti, atëherë duhet të kthehet edhe Perandoria e Bizantit, Perandoria Romake... e kështu me radhë!

Historishkruesit neotomanë kur shkruajnë të kaluarën 500-vjeçare osmane në Ballkan bazohen kryesisht në dokumentet osmane, kjo është njësoj si ta shkruash historinë nga prizmi i syrit të Sulltanit Osman.

Fatkeqësisht, në grackën e dokumenteve osmane shpesh bien edhe historianë shqiptarë, duke e “zbutur” fjalorin nga SUNDIM në ADMINISTRIM, duke shfrytëzuar argumentin për numrin e madh të vezirëve dhe pashallarëve me origjinë shqiptare.

Nuk ka kurrfarë dileme se, populli shqiptar u gjend nën sundimin e Perandorisë Osmane më shumë se 500 vjet. Pushtuesi osman shqiptarëve vendas ua mori tokën, i copëtoi në aspektin politik, u vendosi taksa të rënda, u mori ushtarë për ti shërbyer sulltanit, sistematikisht e shkatërroi elitën kombëtare.

***

Perandoria Osmane ishte fuqi ushtarake, e cila nuk erdhi në gadishullin e Ilirisë për t’i çliruar shqiptarët! Shqiptarët ishin në tokën e vet – me sundimtarët e vet, nga kush duhej t’i çlirojnë?

***

Me ardhjen e turqve osmanë, shqiptarët nuk ishin zot të tokës së vet, sepse shqiptarët dhe toka e tyre u regjistruan në “defterët” otomanë. Pra, shqiptarët u futën në sistemin e timarit – sistemin e detyrimeve, shërbimeve dhe mobilizimit ushtarak.

***

Ekzistojnë pa numër dokumentesh, të cilat dëshmojnë se tokat shqiptare janë shfrytëzuar si objekt pazari në kancelaritë e ndryshme evropiane...për këtë vendosej në Stamboll, jo në Shqipëri.

Otomanët i shfrytëzuan shumë vezirë me origjinë shqiptare, për interesa të “derës otomane”, i shfrytëzuan fëmijët e elitës vendase shqiptare për ta mbajtur nën kontroll popullin e robëruar shqiptar. Si kundërshpërblim për “bashkë-administrimin” e më shumë se 25 kryeministrave me origjinë shqiptare, kombi shqiptar “fitoi” NDALIMIN E GJUHËS SHQIPE!

Në qoftë se historia kombëtare shqiptare do të bazohet vetëm në “defterët” osmane, atëherë shqiptarët janë gjithmonë fajtorë:

-kur refuzojnë pagesën e taksave janë REBEL;

-kur shpërthen në kryengritje janë PRISHËS TË RENDIT;

-kur kërkojnë ndihmë nga jashtë është TRADHËTARË...!

 Pra, si çdo sundues tjetër... nuk dallon fare!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page