top of page

Emi Krosi: Shpirti lirik për/mbi dashurinë si katarsis, në lirikën e Alban Balë-s  

  • 2 hours ago
  • 10 min read

 

Misioni i çdo poeti është të pëeçojë tek lexuesi, shpirti e tij poetik. Frymën dhe fjalën etij, në çdo dimension dhe version qoftë ai. Por, koha virtuale e ka larguar lexuesin nga libri. Libri është armiku kryesor i qenies njeri, në kohën e algoritmeve dhe AI. Apo me keq akoma, kur më humë perefrojnë të hapin një dritare “live” në tik-tok apo të bëhemi poetë në “vjeshtën e vonë” me ChatGPT-në. Por si të mos mjafton kjo (duhet marrë sëpatën dhe të presim rrënjët e pemës së bejtexhinjve facebukiste apo dhe të “mentarëve të marrrë” të Podcast-eve), duke “shenjtërua” antivleron dhe mbajtur lart “kultin e individit” të meritë ca -izmave akoma. Një poet mirëfilli lirik, por një një lirikë e lartë me diell metaforik dhe plot krahasime me librin “Puthlutja ime” (Bala: 2025), poezi totalisht me një lirikë të thellë, ngjethëse dhe ngjitëse deri në çdo kut të shpirtit. Më e thellë se thellësitë, ka shkruar Poradeci, apo dhe lirika e Reshpjes të mëkon njeriun e vetëm, por të një dashurie mungestare. Lirika dashurore e Balë-s i kushtohet asaj, pra një vajzukeje/vajze/gruaje/femre ashtu siç thotë dhe Ali Asllani në vargjet: si vall’rreze ari paskan aty sysëka qepalle,/ ato syskëza  qepalle të radhitur si në valle, tek  poezia: “çupëzë moj çupëzë” (Asllani:1999:71). Kjo mënyrë lozonjare e shkrimit poetik, e bën dhe Albanin një kalorës të lirikës së bukur shqiqe moderne, aq të ndierë saqë vajzukja e tij dhe syskëza e Asllnait janë vazja apo shtojzovalle me hiret që i bëjnë poetët kaq “skllevër” të frymëzimit të shpirtit të lirë bohem dhe dashuror. Libri ka 200 lirika. Historia personale kthehet në kujtesë dhe dije universale, ku përvojat dhe ndiesitë e heshtura, të fshehta dhe të sinqerta, por të vërteta, zhvishen nga çdo paranojë, gjykim, si fuqi të çasteve më njerëzore, idesh /gjendjesh /frymëzimesh/ natyrshmërish /jetësimesh /besimesh, përmes vargut: ku ta dija unë se ti je kaq e bukur? (2025: Iden: 5), pra vetë poezia është kaq e bukur përmes analogjisë [puth+lutje, pra (Lutja rruga drejt besimit Zotit/ Puthja rruga drejt Njeriut)], një dashuri për/kundër njerëzores që po vdes çdo ditë nga maska e hipër/realitetit neverisë dhe absurd. 

 

1.     PERFORMACA/PARAQITJA LIRIKO-MODERNE

 

Por dashuria nuk është e përjetshme. Ajo, ndërron formën. Kthehet dhe në dhembje dhe harresë, që del përmes vargut: të dua si hija trupin (2025 :95), duke iu bindur dashurisë momentale, se ajo, pra dashuria si pasionante, ka doza mungese racionalizmi, veçanërisht kundrejt një vajze/femre/gruaje për të ndjerë atë ndjenjë kënaqësisë të dashurisë (Marion: 2007: 64), është njohja e “madhështisë së dashurisë” në lidhje me të qenit i dashuruar, se vetëdija jonë na “tradhëton” për/mbi konceptin e “dashurisë së përjetshme” sa më shumë duam të shprehim dashurinë, aq më shumë “përplasemi” me nderin ose me miqësinë. Ajo e adhuruara nuk është gjë tjetër veçse një “idhull i paarritshëm”, i poetit, por që ajo fiton vërtetësinë e ndjenjave, duke u bërë një “lëndë e vërtetë mishtore” dhe e papërballueshme. Një lëvizje ndjesish që kotësia njerëzore, kënaqet nëse njëri i thotë tjetrit “të dua”, nuk është çështje besimi në të dhe për të, por është thjesht një mënyrë më e sjellshme për të pyetur njëri-tjetrin se dëshira është një gjë e ndryshme nga dashuria (Charles:1936: 47). Dashuria sublime është e natyrshme. Ajo nuk është “përkufizim i virtytit”. As “përgjigje”,  për/mbi moralin.  Por një marrëdhënie midis dëlirësisë së shpirtit dhe bashkimit të fundëm të dy shpirtrave, që askush nuk mund ta prishë, por që arti e sendërton si reale dhe kur është thjesht imagjinatë apo mirazh i një kohe të largët. Dashuria është provë e kënaqësinë së jetës sonë, që i mbijetoi shpresës, duke sfiduar kohën dhe mungesën, duke duruar çdo lloj prove. Dy shpirtrat që “ndërjetojnë”, do të thotë se lëvizin së bashku horizontalisht kryesisht, si rezultat,  se dashuria seksuale trupore, bëhet mënyra për të prekur shpirtin në “ecstasy” (Guibory: 2006 :35).  Sentencat e sendërtimit të simbolit të shpirtit saora përrokin fiziken, por nënkuptojnë dhe metafiziken. Lënda dhe materia, trupi dhe shpirti.  Ndarja midis trupit dhe shpirti, përqaset si lëndë (jetiko-natyrale, përpos ajo letrare), kërkon një trup për shprehjen e tij: “natyralja e përsosur”, ku shpirti dhe ndienja përfshihet në dashurinë, si shkëmbimin i zemrave ose shpirtrave (Targoff: 2008 :61) në poezi, nuk ka lidhje me atë lloj transhendence (jashtë konceptit të erosit si dashuri) me një shpirtëzim apo një marrëdhënie ikadeshente mes shpirtit/njeriut në formë transhedence, për të mbërritur te forma jonë ekzistenciale nga Dekarti tek Niçe, si thelbi i filozofisë së Qenies, më përtej vetëvetes, si jomateriale dhe shumë ndiesi shpirtërore, përmes vargjeve: pastaj të thërras dhe krejt trupi im/ bie në luginat e arta të mallit/ku ti je gruaja, vajza, âma e gjithçkaje/ që e bën dashninë të jetë ajër./Dashnia ngjan kaq shumë/ me trupin tënd prej vajze...(2025:184), nga poezia “Nganjëherë mendoj”. Një qasje shumë interesnate përmes togut: [ti je + je ti (anasjelltas) = 45 {dyzetepesë herë} është përdorur në gjithë poezinë]. Po, ashtu poeti si lojcak lirik, “luan” sidomos me përemrat pronorë, me një denduri të madhe përdorimi (të vetës së dytë). Përemrat, [ty/ti/teje/tënd/tua/tënde/sate/ jote/ime/imja; (që del 461{katërqindegjashtëdhjetëenji} herë], bashkë me dendurinë e përdorimit të emrit: [buza, që del 31 (tridhjetëenji) herë] dhe po ashtu emrat: [puthja, del 35(tridhjetëepesë) herë/dashuria, del 59 (pesëdhjetëenëntë) herë]. Kjo denduri e madhe dhe përemrat vetorë dhe pronorë, nuk pronëson dashurinë vetore, por e dritëron atë si dhembje por dhe si (pa)/përcaktesë individuale vs kumtit Universal. Interpretimi i zhanreve apo ndarjeve siç është dhe poezia lirike, e kanë bërë tashmë studiuesit Rene Wellke & Austin Warren në një libër, ku fokusimi i tyre, vështrimi i thellë mbi letërsinë dhe lirikën angleze të kohës viktoriane, periudhë kjo, që i dha hov gjithë poezisë jo vetëm angleze por në të gjithë globin. Poezia lirike është zëri i vetë personit të poetit, se poezia lirike shprehet me anën e kohës së tashme, ku dallohet dhe pastërtia e zhanrit të lirikës (Wellek & Waren: 2007:241), tashmë dominuese mbi çdo zhanër tjetër letrar, në të gjithë botën. Rrëfimi në poezinë lirike duhet të përqendrohet në larmirinë dhe fushëveprimin e manifestimeve, në tekstet lirike dhe jo në ndryshimet gjenerike. Por nuk është argument, që nuk duhet të përqëndrohemi në “konflikte” midis lirikës dhe rrëfimit, por duhet të njohim frekuencën dhe shumëllojshmërinë e ndërveprimeve të tyre bashkëpunuese (Dubrow: 2006: 16), se elementet e lirikës, janë copëra pazëlli që ngjiten përmes metaforave rrëfyese/dëftuese përmes vargjeve: ëndrra jonë qan/në krahë të huaj, përkundet/me ninulla të panjohura, flen brenda sysh të tjerë/ëndrra jonë/me zë njeriu e frymë/dashurie... (2025: 15).

 

2.     PERFORMANCA/PARAQITJA  E LEXIMIT NË LIDHJE ME RRJETET SOCIALE

 

Tashmë tejkalimi i kufijve midis prodhimit të poezisë (si mall), ku poezia paraqitet si një objekt në zhvillim e sipër nga digjitalizmi, ajo ngatërrohet në veprimin tej/komunikues dhe karakterizohet gjithnjë e më shumë nga përkohshmëria dhe ndryshueshmëria. Kjo kërkon një ripërcaktim të termave të tillë si “poezi lirike”, “poezi moderne” apo thjesht vargime për rrjete sociale, që përcakton një “vepër” ose “ x autor”, që mund të quhet përkatësisht “poet/e”, rritin dhe ndikimin e rreteve sociale, në të njëjtën kohë që ky zhvillim ndikon, aq sa poezitë jo vetëm që shpërndahen më lehtë, por dhe ndërmjetësimi i tyre me kritikën,  ndodh në mënyrë digjitale, ku vetë ideja e “autorit” mund të ndryshojë, por edhe i gjithë procesi i kanonizimit të poezisë së tij, përkundrejt lexuesit (Perloff: 2010:17), si formë e shkruar ashtu edhe në atë të dëgjueshme. në substratin e metaforave formohet kur një gjendje fizike (konkrete) përdoret për të shpjeguar një përvojë emocionale (abstrakte). Ngjashmëria midis elementëve konkretë dhe abstraktë

qëndron në ndjenjën e tyre të përbashkët të dëmtimit dhe humbjes së tërësisë, përshkruar

një gjendje emocionale, shoqërohet me lumturi, ngacmim dhe përvoja aktive që i bëjnë ndjenjat më të forta dhe përvoja e leximit sa më personale. Poezia nuk ka nota trishtimi, vetëm është një fushë pafund me “lule” metaforiale dhe metonimike që çmonton rolin emocional të personit (Abrams :1989:1001), duke përçuar dritë /ngrohtësi/mall/dashuri/marrëdhënie/qenësi/prekje/ ndiesi/ndjenjë, që ekziston dhe në botën tonë reale fizike, siç është ndiesia e “rehatisë” ose lumturia.

 

3.     PERFORMANCA/PARAQITJA STILISTIKORE BALIANE

 

Përsa i përket trajtmit të tipologjisë së figurës poetike, në muzën e Alban Balës, ka një larushi figurash të fjalës, ku lexuesi rreket të përfytyrojë portretin dhe imazhin e poetit dhe jo vetëm. Tre grupet e tropeve stilistiko-poetike, më të dallueshme të evidentuara janë: a) metaforat, b) krahasimi. Magjia e metaforave që herë -herë ngjasojmë me receptimin e lirikëve anglezë të shek. 18-të, kumton larushi të  figurave radikale (Brook:1985: 209), se dukuria që shënjon, si motiv lëvizës metaforik ka lidhje associative - emotive me mënyrën abstrakte të thënies, ku metafora mundëson karakterizime të shumta përmes “figurave të afrisë” dhe “figurave të ngjashmërisë”, që janë metonimia dhe sinekdoka , por akoma më shprehëse janë metonimitë si “epitete të zhvendosura” duke aluduar për një metaforizimin përmes figurave të thella. Dominimi i këtyre figura, shoqërohet dhe me fjalëformime me (parashtesat [-pa/-për]) që dominojnë fjalëfomimet autoriale.

-       Fjalëformimet:puthlutja/përjetshëm/rikrijuar/nënkresje/pagjumë/rballë/përqafohemi/lul

ëkuqet/zëulët/sipërfaqe/rskuqur/lulëkuqe/përkundet/rikthehet/rindezësh/nëndetit/pulëbardhat/ mespërmes/pasy/ rmbytur/ rikthyer/dyfish/ parakohshme/ pakrehur /shpërblyera /buzëqeshjesh pafrymë/ mirënjohjes/ frymëmarrje/përjetësi/përhumbur/rizgjohesh/valëvitesh/ rveçse paprerë/rqafim/pafund/mesditën/gojëtharë /tejkalon/miraditë/ndajnatës/përndezur/ përjetshëm/ pandashëm/ pasigurt/ përhënur/ panjohurës /pafjalë /përmallur/ mesnatë /bregdete përkatësi/pakryer/bashkëjetesë/vetërrëfim/përlultë/pareshtur/ djegnajë/ dorëzonjash /vendlindja ringjalljes/rpiktë/përnatë/përgjysëm/ mesnatës/ përhënur buzëdetit /trupvogla /manaferrat paduruar/kryeulët/përkundësh/ dritëhijesh/erëmirë/ pëshpërimë /ndonjëherë /ngarendje mesnatash/përhumbje/përpara/buzëqeshjepërqafuar/përfund/pavullnetshëm/buzëmbrëmja/ përkap /aeroporte /pathëna /stërkala/qepalla/përlotur/ elbarozës /përtypet /përmallshëm/ përfutet/dritëhije/funddetit/luleshtrydhesh/dritëplotë/shtojzovalle/palindur/përkunda/krishtlindje/tejdukshëm/përnjiste/nëndetit/nëntokës/buzënatë/gushëkuq/lulemanjola/symbylur/ndajnatë/rdore/shtatalartë/mbivendosje/përdiell/palëvizshme/pamatë/gjithnaje/përngjet/fundmarsi/shumëngjyrëshe/siujdhesat/pentagrame/përmbyt/përdiellnuara/ pakthyeshëm /përmallun /rplasja/ zhvendosja/lëkundja/përlotur/pashoqe/pafjetur. 

-       Trope metaforike: në errësirë të dëshirave/hija e zërit tënd/ mblodha aromën e vesës/hijet

e rrezeve që ecin mbi shtratin  e përskuqin/një kujtesë e veshur me të bardha/drejt e në qerpikun e ulur të fëmijës/dimrash të dielltë e stinësh të përmbysura/i ngrehur ajërt përmbi qelqe/një kitarë që dridh horizontin e muzgut/breror’e një ikone zemre që veç rreh/t’i veshim gjurmët e tua me hije/me gishtat e ndritshëm të qershisë/ ylber mbi shira të kripur vetmish/diell stinësh të mpira/nëpër ajrin e kripur të vetmisë ylber mbi shira të kripur vetmish/diell stinësh të mpira/nëpër ajrin e kripur të vetmisë/mbi shtratin e gjelbër të stinëve/ do ta harrojë qeshjen mbi tryezë/ me petale buzëqeshjesh të rimta/ hapat e dritës mbi lumë/ një ëndrre që këputet/ në sqetull pranverash shirat blegërojnë/ sytha të lumtur me shijen e lotit/ dhe agimet janë lutje të veshura me mall/ dhe çdo mbrëmje vdesim me buzëqeshje/ poshtë flokëve të barit/ në errësirën e njomë të syve/ nën puthjen e ngrohtë të lotit/ në greminat e kaltra të jetës/të shkruaj me penën e hijes/mbi strehën e syrit/mesnata është një puthje që e harrojmë gjithnjë ndezur.../ kujtime ngjyrë qershie/bregdete që vrapojnë ta zbardhin ajrin/me dy lumenjtë e gjelbër të harresës.../ djegnajë lulëkuqesh mbi lëkurën e grurit/ hap dritaret e shpirtit/ prej dashurisë kur këputet/ në një lojë litari me dritën po plakem/ në brigje lumenjsh tingujt vezullojnë nga kujtesa/ do ta gjej një shteg të mbetur ndër duar/ shkruajnë me të gjelbër sytë e pyjeve/ algat e buzëdetit tënd prej femre/ trëndafilat buisin si kujtimet nga heshtja/ dëshira të bëra grusht/ kam një jetë që përflakem buzë rrugëve të mia/ mes gishtash që ndezin muzgun/ në koncertin e gjetheve të reja/ mbi melodinë e shiut/ koha qep urtë rroba përrallash/qëndis livadhet me mëndafshin e ëndrrave/vesh drurët me të bardha/ ku fryma bën rrathë /dhe aromat të shkruajnë / e mduart e futura në dritë/ tek qëndis çdo mbrëmje me syrin e dritës/ tingujt pikonin qumësht nga gjiri i nënës/ në avionë të përmbytur nga aroma jote.../ kërcitjes që buron nga fërkimi i gishtit/ të qepallave që mbyllin perden në mbrëmje/ vesën që luan mjegullash mbi gjethe/ ngjyra të ndalura/ në kopshtin e gjelbër të dhimbjes/ trupin tim ngjyrë pritjeje/përralla të lumtura fëmijërie mbi mure/ retë e mbjella me mall/veshi këmishën e zërit tënd/ duke kafshuar gishtat e njomë të pemëve/ torkuazat e dritës/ në vetullën e lartë të erës/ kur jashtë dëbora troket verbër mbi qelqe/ rreze hëne që zbret nëpër gishtat e shiut/ të shkundësh natën nga qerpikët e gjatë/ qepur buzëqeshjen e ditës/kam veshur ngjyrën e luleve/ jam krehur me gishtat e tu.

-       Krahasime: si hijet e pemëve në agim/ etja e egër të lulëkuqes/ngriçimin e

gonxheve/sythat e mprehtë të prillit/gjakun e tejdukshëm të pishës/lartësinë e lulëzimit të grurit/dallgëzimin e tërfilit/afshin e zambakëve/verbonjën e luledelve/muzgun e trumcakëve/si laguna e zogjve/ti ke shijen e frutit të ardhur mirë/aromnën e jaseminit/ si dritë qiejsh/ si aromën e jaseminit/si deti që udhëton/si shtrat ngjyrash/si verbonjë  gëzimi/ njomza e pafajshme/ bukuroshja e dlirë/ e artë si gruri/  e nditshme si kënga../ e hajthme si zemra/ përmbytem lumturie/ ethem i pafrymë/ shkallët e brinjëve/ me hijen e zemrës/ si muzgu me dritë/ dhe âshti im i artë/ gjelbërimi të bruztë/ si një premtim i pafjalë/si dritën e Parajsës/ dy dritare që u ngjajnë syve/ e largësive të ajërta/ gishtat e hollë si tinguj flauti/ ngjyrë mjalti/si një zog i bardhë/në mesditën e majit/je mall i portokalltë/ në vjeshtën e ngrohtë/ tokë e nxehtë vere/ e dlirë si buzëqeshja/e heshtur si ora /e bukur si ecja/ e kthjellët si agu/e pastër si shiu mbi lule/me hijet e shpirtit/ fllad hojes të zeshkët/ e petalesh purpur/ mbi muzgje të bukur/në bregun që përndrit/ si një vjeshtë e gjelbër/ që shkëlqen në errësirë/ mbi krahët e erës/ sytë e zinj të shiut/ një puthje e ndezur/ nofullat e erës/ malet e frymës /ullinjtë e ngrohtë të gjirit/detin e gjelbër/ lagunën e errët/ perden e tij të kaltër/ dantellat e shiut/ lakoren e diellit/dallgët e dritës.

-       Fjalë me vizë katërpjesëshe: robe-de-chambre-in.

-       Çerdhje fjalësh: (folja, ndez) = [përndez/rindez/rindezësh] .

-       Antiteza: ti je = ti s’je.

-       Fjalëkyçe: dashuritë /puthjet /ty/ teje /ne /kohë /sy/ këngë /mall/ dy /hënë /yje /lum /dritë /

pranverë /buzë njomëz /vajzuke /lule /gruaje.

-       Litoda/zvogëluese: vajzukja/njomza /ninëzave/rrudhëz/ verbtazi.

-       Krahasimet dysh brenda vargut: Jam një lutje që flet ndër frymëmarrje të bardha/ jam pasqyrë

e gëzimit dhe liqeni i dhembjes/ jam vetmia e ndezurëndërrime të nxehta.

-       Enumeracione: drita, fryma, koha/ hapësira, urat, ylberet, harresat/ fëmijë, nënë,vajzë,

Grua.

 

 

                                   Jam një lutje që flet ndër frymëmarrje të bardha,

         përsëritja          jam petal që po thinjet nëpër dritën tënde,

                                  jam një tingull që shuhet të të dëgjojë zërin,

                  +              jam pasqyrë e gëzimit dhe liqeni i dhembjes.

            anafora          Jam një ishull i shkretë dhe i gjelbër, jam vetja. 

                                 Jam vetmia e ndezur në ëndërrime të nxehta,

                                   jam një trup me dy zemra dhe një gjysëm e madhe

 

Sëfundmi: një poezi e thellë lirike, me kumte sa individuale aq dhe universale. Vargje, që shërbejnë si një ujdhesë çlodhëse pse jo dhe si një model shkrimi poetiko-lirik, ku tashmë veteë poezi lirike është asgjësuar në ca vargje fallco dhe të mbushura me “metafora pyka” që nuk kanë lidhje as me rimën, aq më keq me modelin shkrimor të lirikës moderne dhe post/moderne të asaj ndjenjës së hollë të shpirtit dhe dashurisë.

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Abrams, Meyer Howard. (1989).  Metaphor and Metonymy:  A Diachronic Approach.  Cambridge University Press.

2.      Asllani, Ali. (1999): Ali Asllani, liriku i madh i poezisë shqipe, (Vidi-vidi Pëllumbeshë), “Toena”, Tiranë.

3.      Bala, Alban. (2025): Puthlutja ime, “M&B”, Tiranë.

4.      Brook, R. Christine. (1985): A Grammar of  Metaphor, London.

5.      Charles S. Lewis. (1936):  The Allegory of Love, A Study in Medieval Traditions, Oxford, Clarendon Press.

6.      Dubrow, Heather. (1982):  Genreseries: the critical idiom. London:

7.      Marion A. Wells. (2007): The Secret Wound. Love Melancholy and Early Modern Romance, Stanford, University Press.

8.      Perloff, M. (2010): Unoriginal Genius. Poetry by Other Means in the New Century. University of Chicago.

9.      Pfeiler, M. (2003): Sounds of Poetry: Contemporary American Performance Poets. Tübingen.

10.    Wellek & Waren: (2007): Teoria e letërsisë, përkth: Abdurrahman Myftiu, “Onufri”, Tiranë.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page