top of page

Emi Krosi: Përrokja e personales...

  • 2 days ago
  • 3 min read

Emi Krosi: Përrokja e personales dhe përditësisë në province, në romanin e Kliton Nesturit.


Romani i Kliton Nesturit, "Njeriu që shkruante në varreza", është një roman, ku dimensioni trekohor: a) e shkuara, b) e tashmja, c) e ardhmja ndërthurin dhe përroken në fabulën romanore. Kryepersonazhet: Martini/Batoja/Urani dhe personazhet të tjerë si: Kol Xhoga, Trullulla, Oliveri, Pjetri, Triti, At Aleksandri, Molisa, Çomja,Albioni, Albert Vala, profesor Antoni, Denata, Qytetari F. etj., bashkë me rojtarin e varrezave dhe shkruesin, bëjnë bërthamën e boshtit nga sillet fabula. Përtej historirë, është një pasqyrë e shoqërisë shqiptare dhe më tej, ku plagët jo vetëm të një komuniteti, por të gjithë shoqërisë që janë fshehur dalinnë sipërfaqe, duke u përballur me realitein e trazuar të tranzicionit të gjatë 35-vjeçar

Një roman ku përditësia sendërton universalen e njeriut të provincës. Pasazhi: "ardhja e njeriut misterioz, brenda një kohe të shkurtër e trazoi jetën e qytetit. Kudo flitej vetëm për të, duke bërë që shpesh të harroheshin bisedat e përditshme, të cilat kryesisht nisnin prej atyre me temë politike, ngjarjeve  kudo nëpër planet  e deri tek sporti apo edhe bisedat familjare nisën të sfumoheshin, si të ishin çështje jo shumë të rëndësishme"(2025: 57), tregon se ardhja e një të panjohuri prish ekulibirat e asaj rrethine ku të gjithë njihen dhe njohin njëri-tjerin. Mendësia tipike ballkanike e shoqërive të mbylluara provinciale të lidhura në bashkëjetesën e tyre enden përmes:

- të vërtetës dhe gënjeshtrës,

- të njohurës dhe të panjohurës,

- jetës dhe vdekjes,

- thashethemit dhe mendësisë,

- frikës dhe paragjykinit,

- reales dhe surreales.


SIMBOLIKA VARR/VDEKJE



Autorja e analizës profesionale
Autorja e analizës profesionale

Ndërtimi përmes simbolikës së kryesemave :[varr-i/varret/varrtarët dhe vdekja/vdekjes/vdekatarët], e bën sa reale dhe surreale jetën, besimin, vdekjen, lindjen, gëzimin, martesat, njohjet, pabesinë, besimin, tradhëtitë etj. Vetë fjala; [varr, del 201 ( dyqindenjëherë) kurse fjala; [vdekje, del 107 ( njëqindeshtatë) herë]. Loja romanore përmes vdekje/varrit, përtej figurës konceptualiste fantanatazmagorike, endet në ujërat e post/modernitetit dhe pse rrëfimi është klasik, përmes inteksteve (mesazhet e elektronike). Një qytet provincial i çdo vendi të botës, kur banorët e saj kanë veset, sjelljet, kapriçot, të fshehtat, tradhëtitë dhe pse jo vrasjet, ku elementet e rrëfimit lidhen përmes të kundërtave dhe  kundërshtive dhe frikës për ndryshimin dhe  të panjohurën:

a) mes pakicës dhe shumicës,

b) mes modernes dhe traditës,

c) mes të shkuarës dhe të tashmes,

d) mes provincave dhe kryeqendrave,

e) mes vendorit dhe të ardhurit( të huajit),

f) mes pranimit dhe mohinit,

g) mes Unë dhe “tjetrit”,

h)  mes të dukshmes dhe të padukshmes,

i) mes kujtesës personale dhe asaj kolektive,

j) mes njeriut dhe pushtetit/shtetit/ligjit,

k) mes vdekjes si përjetësi dhe jetës si përkohësi.


ANALOGJIA E PROVINCAVE PËRTEJ KUFIRIT TË ABSURDIT


Romani rrëfen jetën e një province, ku ekzistojnë gjithë problematikat e provincave tona. Përme snjë rrëfimi të qetë, hiqen dhe parapelizme me rrëfimet e Gogolit (për jetën e muzhikëve rusë ose të mendësisë së provincave në Rusi, dhe pse koha historike është shekullore), na rrëfen sesi popujt kanë pothuajse të njëjtin “motiv jetësor” dh epo të njëjtin mendësi bashkëjetesë, beismi, lidhje dhe vdekjeve, ashtu si mendësia shqiptare. E huaja mbetet e dyshimtë. E huaja nuk pranohet, ose kur pranohet duhet të përshtatet rregullave vendore. Një provincë me brenga, me halle, me probleme pronësie, gjykimesh dhe thashethemesh, të fshehtash dashnorësh dhe tradhëtish bashkëshortore, vrasjet brenda familjes, por dhe "përballja" me ligjin, besimin, kulturën dhr padyshim mendësinë provinciale. Një roman shumëfaqesh, ku personazhet njihen dhe nuk njihen. Urrejnë dhe dashurojnë. Ekzistenca e njeriut që shkruan në varreza dhe histeria kolektive e dilemave rreth tij, në fund kuptohet se ishte njëri prej tyre, që shkruante kujtesën e harruar të paraardhësve, por dhe fati i një komuniteti (dhe e gjithë provincave shqiptare), që jeton në hapsirat e “varreve”, por përtej metaforës është klithma e kufirit të absurdit dhe harresës, të krizës personale  dhe kolektive të njerit, ku të gjithë jemi dëshmitarë të “vrasjes” së vetëvetes.


QYTETI SI QENËSI SIMBOLIKE


Qyteti si simbol dhe metaforë, nuk është vetëm një sfond qenësie-simbolike, por përbëhet nga elementet:

ku sendërtohet e fshehta/kontrasti dhe absurdi i tij/saj,

hipokrizia përmes frikërave dhe tragjedive të banorëve të saj,

ku ndryshimet janë të rrezikshme përmes dhe histerive shpirtërore dhe personale,

“skalitja” e brendësisë psikologjike të përosnazheve,

mosekzitimi i lumturisë dhe misteri i frikës brenda botës së qytetit,

frikësimi ndaj/kundër botës së brendshme dhe pafuqia e ndryshimit, përballë të vërtetës.


sëfundmi: një roman ku secili prej nesh gjen një pjesë të kujtimeve të tij. Varret dhe të vdekurit, që përkutohen nga të gjallët. Një roman, që secili e lexon sipas dëshirës dhe shijes së tij estetiko-letrare. Romani na rrëfen thellësinë e së keqes, përmes substancës së mbushur me enigma.

 
 
 

1 Comment


F. Terziu
20 hours ago

Autorja ka lexuar romanin me kujdes, ka evidentuar boshtin simbolik të varrit dhe vdekjes, ka vënë re dimensionin provincial dhe lidhjen e tij me tranzicionin shqiptar, si edhe përpiqet ta vendosë veprën në një kontekst më të gjerë letrar. Këto janë pika të forta.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page