top of page

Emi Krosi: Për ata, pa censurë....


Për ata, pa censurë....


Për ca njerëz, që kanë një kontribut të shtuar, përkundër kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe, për mua është detyrë

1. 1. ADNAN MEHMETI

Presidenti i Shoqatës së Shrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, jeton në Stamford të Connesticut, të Amerikës bëri të parën panair të librit shqip, në Amerikë. Ishte hera e parë, që librit shqip i bëhet një "festë". Shqiptarët që jetojnë në gjithë hapsirën gjeografike amerikane, u njohën me shumë me njëri-tjerin, përmes libri. Një gjetje e bukur. Njohje të reja. Ishte hera e parë, e këtij panairi, të orgnizuar në tokën amerikane. Qoftë këmbëmbarë! Uroj, të kemi evente të tilla librore çdo vit. Normalisht, toka amë, nuk është e interesuar, përveçse mediat sociale.

2. ARJANA FETAHU GABA.

Poetesha, Arjana Gaba që jeton në Garfield të New Jersey, organizoj në Qershor 2024, në bibliotekën e këti j qyteti, një takim me poetë dhe shkrimtarë shqiptaro-amerikanë, (nga të gjitha shetet amerikanë ku jetojnë shkrimtarët), në kuadër të hapjse së këndit të librit shqip, ku morën pjesë përveç artistëve rezidentë shqiptarë, dhe kryetari i bashkisë së qytetit. Autorja është vetë poete. Tashmë libri shqip, rri përkrah simotrave të saj, në shumë gjuhë të botës. Pjesmarrësit u paisën me çertifikata mirënjohje. Uroj që ky aktivitet të zgjerohet dhe pasurohet me zëra të rinj të shkrimit shqip.

3. MAJLINDA PAJAJ & EVA DORI.

 Dy gra intelektuale, dy nëna dhe dy poete (Majlinda poete, Eva gazetare e TV"Albanian Dreams"), bashkë me Shoqatën “ Bijtë e Shqipes”, mbledhin bashke krijuesit e Philadelphias në aktivitet kulturor, në ndihmë të shkollës shqipe.

Puna e tyre këmbëngulëse, kontriubon në mbajtjen gjallë dhe kultivimin, jo vetëm të gjuhës shqipe, por edhe të traditave etno- kulturore dhe gastronomike shqiptare, jo vetëm në Filadelfia, por në gjithë hapsirën shqipfolëse amerikanë.

4. DEFRIM METHASANI.

 Gazetar dhe moderator, jo vetëm televiziv, por aq social dhe alturist,në shërbim të kulturës, kombit dhe gjuhës shqipe. Në shumë evente gjithmonë dashamirës, duke "shkelur" dhe mbi dhimbjen e tij familjare, ka qenë gjithmonë, një frymëzim për moderatorët e rinj, kulturor, sportiv etj. Defrimi u kudogjendur. U kundondodhur. I papërtuar. Njeriu, që më përtej parasë dhe famës, jep shpirtin e tij njerëzor, me një humanizëm të thellë, duke përkrahur të pamundurit në misionin e tij, për artin, kulturën dhe shirtin,duke shpluhurosur nga harresa, të shkuarën sportive të brezave, që kontribuan për sportin shqiptar dhe emrin e mirë të saj ndër vite në Ballkan dhe Europë dhe pse në kushte të vështira izolimi dhe mungesa të theksuara materiale. Qoftë i pashtershëm kontributi dhe alturizmi i tij!

5. HALIL RAMA.

Një mik, shok, shkrimtar eseist dhe kritik. Me mijëra faqe shkrimesh rreth shumë aktiviteve kulturore dhe sportive, por kryesisht librore, librore të kryqendrës shqiptare dhe jo vetëm. Kudo është ai. Në çdo gazetë të shkruar, portal online është emri i rij. Një spikatës i palodhur, i gjithëgjendur pranë çdo shkruesi, minor ose madhor, është padushim pena e Halil Ramës. Halil Rama,mban titullin "Mjeshtër i Madh"

6. FATMIR TERZIU.


Dr. Fatmir Terziu, shkrimtar, studiues, kritik, regjisor dhe gazetar. Jeton në Londër. Terziu, i ka dhënë një dimension madhor artit, kulturës letërsisë dhe filmit shqip, përmes, revistës online http://www.fjalaelire.com/, si editor dhe shkrues. Kjo revistë dhe në versionin e printuar, saj onlinë dhe të printuar, ia afron lexuesit shqiptar nga e gjithë, ku çdo shkrues, ndihet i barabartë dhe i pranishëm me shkrimet e tyre të shumta dhe të përditshme. Kjo revistë, pasqyron dhe aktivitet kulturore në Britani dhe gjithë Komunuellthin anglez, duke mbajtur gjallë, kulturën dhe gjuhën e lashtë shqipe.

7. SILVINJO.

Një pinjoll i futbollit brazilian, (me shumë emra), por thjesht Silvinjo. Ai ngriti, një skuadër futbolli kompakt, konkurues dhe në nivelin europiano-botëror, të futbollit modern shqiptar. Një trajnier, që në dukje i "sertë", por di ku janë mungesat, ndryshimet, gjendja mendore dhe fizike e djemve lojtarë shqiptarë, tashnë të njohur si futbollistë elitarë, në shumë liga të para skuadrash botërore. Të rritur me mendësinë e një futbollisti modern, dhe me aftësi sulmuese, e çoj kombëtaren shqiptare në kamponinatin Europian 2024, në Gjermani. Serioziteti i një tranieri "të madh" duke bërë një skuadër të vogël por të fortë, me plot entuziazëm dhe garë të fortë sportive, shqiptarët treguan jo vetëm në fushën e lojës, por edhe nëpër stadiumet e mëdha gjermane, kulturën e lashtë Iliro-Dardane.

Urime kombëtares në Botërorin e 2026-ës në Katar, dhe Silvinjos gjithashtu, si komandant i kësaj skuadre unike moderne.

©copyright EMI KROSI

41 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page