top of page

Emi Krosi: Eleganca e lotëve.


 

Tema: Përtej rrëfimit humanizmi “sui generis”, gjallon përmes dashurisë, në romanin autobiografi, “Eleganca e lotëve”.

             

-       Esse-

 

Kur e mbarova librin, që ndoshta është libri që kam mbajtur më gjatë në dorë, jo për arsye të librit, por nuk di pse po më shijonte duke pirë kafe. Një libër, me një “mbulesë” të dëshmisë historike, por unë e quaj roman historik, që rrëfen për autobiografinë apo autorrëfim, përmes: a) autobiografi, b) rrëfim socio-kulturor, c) apo rrëfim historik, një rrëfim ku ndërthuren, tradita, zakone, përmes jetëshkrimit rreth të vetvetes. Një rrëfim, prej një vajze përmes kujtimeve, për gjyshen-nënën e saj udhëve të burgjeve dhe kampeve, në botën totalitare.

 

1.     Një rrëfimi brenda rrëfimit, që sendërton:

-       historinë, si dëshmi që lidhet me hebrejtë dhe fatin e tyre,

-       fate njerëzorë që kryqëzohen brenda shtresës së historisë, ajo e dëbimti të hebrejve nga

nazizmi dhe fati i një familjeje atdhetar, nga dënimi i komunizmit,

-       ngërthimi i diktaturave, por në kohë dhe vende të ndryshme,

-       çlirimi i dashurisë si energji e mirë, për ruajten e shpirtit të njeriut, kundër zhbërjes, nën

diktaturë.  Rrëfimi përmes 31 tregimeve, që vetetëvetiu lidhen si një fabul e paqtë, e qetë, ku revolta e një adoleshenteje zien deri në vlim, por pastaj qetësohet si një stuhi, kur potreti i nënë-gjyshes, “Eleganca e lotëve”, shpluhuroset dhe ajo “thur” fabulën e jetës së familje së saj, me rrënjë atdhetare. Fabula rrëfimtare, ku fati i gjyshes së saj, përmes dramës së humbje së burrit, i  arratisur në Amerikë, dhe i biri, i burgosur, që “tranferohet” nga një burg në një tjetër. Personazhe të gjalla, jetësore dhe reale, që gjallojnë nëpër faqet e librit, janë përshkruar plot dritë dhe vuajte, plot dashuri dhe mirësi, plot dhimbje dhe pritje, plot vullnet dhe kurajo, plot humanizëm dhe dashuri, plot çiltërsi dhe bukuri, ku rrethanat absurde, të absurdit të kohës së diktaturës shqiptare, i detyrojnë të bashkojnë fatet por dhe gëzimet, vuajtjet dhe humbjet.

 

2.     Encikopedia e zërave femërore, (fati tragjik i femrave të vetmuara në totalitarizëm).

Udhëtimet e tre grave, nëpër Shqipërinë gri totalitare, nëpër vendtakimet e burgjeve, Ballshi, Qafë Bari, Burrel, Zejmen etj., zbulohet përmes:

a)    përshkrimeve dhe pejzazheve të mjerimit,

b)    përshkrimet e frikës dhe heshtjes,

c)     përmes njeriut dhe shpresës,

d)    ëndërrave dhe surreales,

e)     përmes simbolikës dhe njerëzores,

f)     përmes kohës dhe hapsirës.

Koha e identifikuar dhe hapsira reale gjeografike shqiptare. Por, fati i femrave identifikohet përmes personazheve gra dhe femra:

-       Ganimet Gjilani Fratari, ose gjyshe-nëna, identifikimi fisnik i shpirtit të gruaje, nëne,

gjysheje, zonje nga një derë finike dhe bujare, që dhe në pasuri dhe varfëri, kurrë nuk ndryshoj qasjen e saj ndaj njeriut dhe fatit, pa u mposhtur nga fati: “këtë libër ia dedikoj asaj, gjyshes Ganimet Gjilani Fratari, të cilën përgjatë gjithë jetës e thirra “nëna” dhe kështu da ta quaj edhe në këtë rrëfim intim, ku ju do mësoni jetën e një njeriu që kishte shumë, humbi shumë, rigjeti po shumë, por që në asnjë çast nuk iu dorëzua fatit ose, [...] e pranoj fatin por nuk u mposht prej tij”, f.1.

-       Musine Kokalari, një figurë epike dhe mitike e letërsisë tonë. Femra moderne dhe

e shkolluar, që refuzoj martesën me diktatorin dhe mbeti ikona e qëndresës, nga burgjet dhe torturat e diktatorit.

-       Drita Kosturi dhe “shkopi” i saj, një figurë femërore që dimë pak, ose aspak. Fati i saj

po aq tragjik sa dhe vetë fati i ish të fejuarit të saj Qemal Stafa. Drama, tortura, dhimbje, harresë dhe zvetënim. Ajo duke pranuar fajin si përfaqësuese, idealiste e rinisë komuniste, por “idealizmi” i saj ishte tragjik: “merreni! Hajdeni më jepni së pari një dru mua se unë isha një ndër ato që ua solla komunizmin! Pastaj të flasim për krimet e tij”!…f.167, shkruan autorja, duke e simbolizuar, patericën e saj si druri që ajo duhet të rrihet, për komunizmin dhe krimet e tij.

 

3.     Personazhe dhe fate...

-       At Zef Pllumi, prifti që la trashëgim sagën shqiptare, “Rrno për me tregue”, prifti që u

 burgos, por nuk u thye, falë dhe besimit tek Zoti.

-       Pjetër Arbnori, politikanë që u krahasua me Mandelën e Afrikës së Jugut. Politikan dhe

shkrimtar, që mbeti ikonë e vuajtjes dhe urtisë së tij burrërore.

-       Hajredin Fratari, pas kalvarit të burgjeve dhe kampeve, i ndjekur haps pas hapi nga nëna

dhe mbesa e tij Iris (autorja), bëhet sipërmarrës (ndërtues).

 

4.     Mënyra e rrëfimit, është fjalia e shkurtër. Fraza të ndërtuara strukturalisht dhe gjuhësisht

me një rrëfim ngjethës dhe realist, përmes përjetimeve emocionale. Lexuesi “zhytet” dhe përfytyron kohën dhe rrethanat. Rrëfimi kalon:

a)    makabriteti i elementit “kohë”,

b)    ekzistenca dhe rezistenca e heshtur,

c)     përfytyrimi dhe analogjia me Ferrin,

d)    përplotësimi hap pas hapi i portretit të një gruaje fisnike,

e)     dashuria për jetën dhe qëndresa ndaj të keqes,

f)     zhbërja e familjeve të mëdhe intelektuale dhe atdhetare,

g)    rrëfimi përtej vetes…

h)    përrokja e kohëve në diakroni dhe sinkroni,

i)      qartësia e mendimit si konceptaulitet narrativ.

 

5.     Dallimi, mes shkrimit si një ligjëratë mbi veten, apo dhe nocioni mimesis, (autonomia e

letërsisë në raport me realitetin) projekton:

a)     raportin me formën dhe substancën,

b)    raportin me shprehjen dhe përmbajtjen,

c)     referenca autoriale si qëllimësi në vetëvete,

d)    dallimi mes mimesis-it dhe diegesis-it, (karakteri narrativ ku autori flet me zërin e tij), në

formën e vetëreferencialitetit të tekstit letrar. Sipas studiuesit Robert Smith, është kundër termit të ashtquajtur biografi. Teoritë moderne përreth diskursit njerëzor: në jetë dhe rreth nesh, duke e përforcuar konceptin se proza autobiografike, si mimetikë e jetës, ka përballë dy faktorë: a) faktin jetësor, b) fiksionin.

 

Sëfundmi: rrëfimi i Iris Halilit, përmes një gjuhe të thukët dhe lakonike, na mëson sesi rrëfime të tilla, duhet tu qasemi (sidomos historisë), larg gjykimit personal, ku fajësia dhe pafajësia, shumë herë kanë përmasa kafkane, por qartësia dhe “gjykimi”, duhet të kenë një të “mesme të artë”. Rrëfimi pas çdo tregimi, është një tjetër rrëfim,  (rrëfim brenda rrëfimit), ku dhembja njerëzore, ka tejkaluar përmes demensionit human të njeriut, që fatin nuk mund ta ndryshojë shpirtin e tij të qëndresës, në çdo kohë dhe rrethanë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page