top of page

Emi Krosi: “Dekodimi i lirisë”, si shenjim modern i poetikës femërore , në poezinë e Elinda Marku-t.


Tema: “Dekodimi i lirisë”, si shenjim modern i poetikës femërore , në poezinë e Elinda Marku-t.

 Nga Emi Krosi

 

Poezia thotë shumë gjëra. Mund të përshkruajë një histori, të përshkruajë në formë narrative, por poezia dallohet nga mënyra sesi shkruhet, është gjuha që shpërfaq  elementet përbërëse,  imazhet redin i fjalëve dhe fjalive etj. Domethënia dhe lidhja, janë elmente gjuhësore mbi të cilat ndërtohet një poezi. E gjithë brendia e një modeli gjithëpërfshirës e bën autorin e poezisë, të gjithërrokë mundësi të pafundme imagjitative, (Shira: 2001). Mënyra dhe modeli shkrimor, pëzgjedhja e temave, vetëdija kulturore, etnike dhe socio-shoqërore, mund edhe të quhet një lloj “argumenti i  skalitjes” të stukturës narrative se mënyra e interpertimi nga lexuesi lidhet edhe me kulturën e tij. Një poezi përveçse mesazhit, krijion edhe iluzionin e realitetit:

a)    koncetim i të vërtetave universale,

b)    procesim e interpretimit dhe shpjegimit,

a)    sistemi i varianteve individuale,

b)    përvoja dhe mjedisi historiko-letrare,

c)     sistemet formale dhe shtresëzimet gjuhësore, përmes poezisë: “Liri batalle”, (Marku: )

për të kuptuar një mesazh të  thjeshtë. Jo vetëm liria personale (raporti i lirisë së gruas brenda familjes dhe shoqërisë), por edhe konteksti i lirisë si koncept universal, rezikon raportet e saj me ekzistencializmin, ankthin dhe frikën, se liria e absurdit sipas Sartrit është:  liria absurde është vetëm liri mendimi dhe jo veprimi! Polisemia moderniste që shpërfaqet në shumësinë e niveleve të dyzuara  të poetikës së figurave (post)moderne, risillen nga fillesa biblike me vargun: e para ishte fjala, (Gjon 1: 2), në shpjegimi biblik për "fjalën" flitet si për "ai", sepse [fjala/logos]ka kutimin e gjinisë mashkullore në greqisht,  por kjo nuk do të thotë që e ka fjalën për njeriun, Jezusin, duke treguar se "fjala" nuk është e thënë të tregojë një person mashkull.

 

 

Lindi liria e fjalës me vdekjen e diktaturës

E, u plak kaq e re liria e fjalës!

Tash po i digjen kërcenjtë lirisë së fjalës 

e fjala ka mbetur lakuriq pa kuptimin.

...Pimë kafe-kafeneve të botës,

pa mundur të lexojmë asgjë në gjuhën

tonë të pasur.

 Lajmet dhe vargjet s'janë më as fjalë,

janë thjesht tym i zi

i djegjes së lirisë, në pakuptimësi.

 

Tani në vend të fjalës së lirë 

shenjtëron heshtja,

dhe poezia rri pale

në arkën e sendeve të vdekurve

të gjallë!



Në kontektin poetik vargjet: lindi liria e fjalës me vdekjen e diktaturës /E, u plak kaq e re liria e fjalës! /Tash po i digjen kërcenjtë lirisë së fjalës , fjala kalon dhe bëhet “një fymë” jo Perëndie, por një kod poetik fjalësie, që e lidh me lirinë e vetë saj, pra fjalës. Vetëm lexuesi në vazhdimësinë e segmenteve tekstuale që rrjedhin nga mënyra e leximi të fjalëve: [fjala/liri] nuk janë vetëm ide indivdualiste, por edhe shumë imazhe kuptimore nga ekpserienca ekzistuese  e lexuesit, (Selden : 2005). Struktura dhe imazhi i ndërtimit dhe shkatërrimit të çifteve të fjalëve: fjala / liria, është e qëllimshe, se kuton metaforigjikisht shkatërrimin e thelbit të vetë esencës së jetës, njeriun, duke përmbysur jo vetëm të kundërtat por edhe të ngjashmet. Ç’është liria vetë? A nuk është një veprim universal vetëzgjedhjesh dhe vetëvendosjesh njerëzore? Vargjet: ...pimë kafe-kafeneve të botës, /pa mundur të lexojmë asgjë në gjuhën /tonë të pasur./ Lajmet dhe vargjet s'janë më as fjalë, /janë thjesht tym i zi /i djegjes së lirisë, në pakuptimësi, absursi me të cilin e ripërsërit sintangmën emrore: liria e fjalës,  është koncept tronditës, (Shapiro:  1988).

Por, ndonjëherë jo gjithherë poetët janë të lirë sa të thonë atë që ndiejnë, sepse në çdo sistem dmokratik ka edhe një vijë të kuqe të kufizuar të ndalimit, me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin, se jeta private e individit nuk ekziston, (Orwell: 2005). Vargjet:  tani në vend të fjalës së lirë /shenjtëron heshtja, /dhe poezia rri pale/në arkën e sendeve të/ vdekurve/ të gjallë!, nëpërmjet karahasimit të lirisë me diçka të vdekur, na duket sikur thirrma e zëri të Niçes: Zoti vdiq! Shumëzimi i supozimeve kulturore dhe përplotmëri e figurave, që lexuesi ndërton nëpërmjet strukturës së hapur, të thënieve dhe kundërthënieve, ku emocioni vjen në mendjen e lexuesit nëpërmjte simbolit (Traboini: 2008), has një tipar paradoksal, atë të një lirie supe(r)reale, që stimulon të vërtetën.  Meqë brenda epokës së shkatërrimit të postmodernizmit lirika simbolike synon gjithashtu të shkatërrojë të gjitha tropet metaforike,  kuptimet abstrakte, e çojnë figurën drejt metonimisë, që projekton emocione ose shqetësime të një personi/

poete(s)/lexuesit që vepron  më në brendësi me lexuesin me ide abstrakte. Shpërfaqësimi i karakterit njerëzor, i lidhur ngushtë dhe me alegorinë, ironinë dhe absurdin e jetës tonë reale i jep poezisë tone të ngjyresës edhe të modelit të jetës posmoderne, ku njeriu dhe liria nuk kanë  më privatësi se janë të rrezikuara nga globalizmi i një shoqërie që të dyzon të shtyp të shëndërron në një njeri hermetik por edhe antisocial dhe të vetmuar.

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Wolosky, Shira . (2001): The Art of Poetry, Oxford: University Press.

2.      Marku, Elinda: (2013): Bija e’rës, “Librarium Haemus”, Bukuresht.

3.      Bibla, (2002), Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e re. (Gjoni: varg: 1: 2): Shoqëria Biblike Shqiptare, (SH.B.SH), Tiranë.

4.      Selden, Raman. (2005):  A Reader’s Guide to Contemporary Literary Theory. Harlow: Pearson Education.

5.      Shapiro, Michael. (1988),  Figuration in Verbal Art, Princeton: Princeton University Press.

6.      Orwell, George. (2005): 1984, përkth: Çelo Hoxha, “Zenit”, Tiranë.

7.      Traboini, Kolec. (2008),  Driteza Shqiperie, "Panorama" Tiranë.

2 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page