top of page

Emi Krosi: (De)humanizimi i njeriut përmes politikës, në romanin e Arben Çejkut.

  • May 16
  • 5 min read

 

Tashmë beteja e librit me leximin, me kohën, me rrjetet dhe digjitalizmin është një përditshmëri, ku libri ka humbur shumë pikë. Por leximi, duhet të adresohet dhe ndaj letërsisë që paraqet realitetin politik, në kohë dhe vend. Letëria është “syri” që sheh më mirë dhe përrok dhe raportet e “përplasjeve politikës”, duke ndryshuar mentalitetin, që nga ata që janë zgjedhur dhe nga ndividi/ët, që duhet të jenë menaxherët kryesorë të ndyshimeve dhe situatave politike të çdo vendi. Thenë e Aristotelit, “se njeriu është kafshë politike”, tregon se njeriu nuk mund të mos jetë jashtë sistemve  politike, pasi është dhe pjesë e saj, ashtu siç dhe letërsia politike. Disa libra me temë nga politika, kohët e fundit kanë patur jehonë në qarqet letrare shqiptare. 

 

Në këtë aradhë librash me temë nga/për politikën, ose më mirë, për ta bërë më novatore atë, diplomati Arben Çejku, në romani e tij “Kandidati për kandidat”, vë në lëvizje kohën në tre dimensione:

a)     rikthimi ng koha e shkuar;  (një rikthim në rrëfimet ironike të Faik Konicës, dhe

 “loja”me politikanë e kohës),

b)    alegoria dhe sarkazma e kohës së njëmendë /tashme, (si një reflektim për tre dekadash

tranzicioni të pafundëm politiko-shoqëror),

c)     realiteti dhe ardhmëria (trajtesa e partive politike  dhe vlerat e shpërbëra të demokracisë

dhe partive politike në Shqipëri).


Politika,  duhet të ketë disa parime të caktuara, përmes kritikës, ku shoqëria “miklohet” nga “produktet e dobëta” të zgjedhjes, jo vetë për ideale dhe militantizmin, por për vlerat dhe parimet/idetë/novatorizmin, sepse duhet të përthithim vlerat, duhet që politika të ketë filtra, jo ashtu si në roman, ku kandidati për kandidat dhe pse është jurist dhe njeri i mirë, pa përvojë politike, ai sfidohet “të fortët”, “çunat problematikë” në radhët e saj për deputetë , ose  bëhet “viktimë e vetëvetes” apo “viktimë e ambicies” së njeriut politik apo i ambicies për tu pasuruar përmes politikës, dhe jo për të dhënë mesazhe dhe kontriubuar, për ndyshimin e qasjeve ndaj shoqërisë dhe politikave zhvillimore dhe demokratike të shqorisë tonë. Njeriu, që ka parime dhe moral politik, është një idelalist që mund të mbetet gjithë jetën, kandidat për kandidat, por asgjë më shumë, nëse nuk (de)humanizohet. Ky “Kandidati për Kandidat”, është viktimë e sistemit, por është pak a shumë dhe viktimë e ambicieve të veta të brendshme ku vihet re:

-        mungesa e meritokracisë,

-       deformimi i garës politike,

-       kultura e emërimeve nepotike,

-       dhe kriza e besimit në përfaqësimin shtetbërës.

 

Libri të intrigon, sepse “labirinthet” e politikës dhe “kurthet” e saj, në këtë rrëfim të thjeshtë romanor e ç’kurthëron lexuesin, përmes:

-       përfaqësimit dhe ideve për/mbi sistemet politike vendore dhe botërore,

-       tejkalimi i kufijve dhe limiteve, për të “guzuar”, për një modernizim të politikës

shqiptare, për ta nxjerr nga bataku i klientizmit,

-       ç’kurthërimi i historisë dhe “sekreteve” të  politikës,

-       lufta kundër nepotizmit dhe modelit të “liderit”,

-       sendërtimi i elementeve të satirës dhe sarkazmës, me realen dhe surrealen,

-       mesazhet për refektimi publik dhe shoqëror,

-       shndërrimi i njeriut politik, përmes kontradiktave me/për veten, në pasazhin: “rreth

katër vite më parë, Kandidati për Kandida ndërhyrjet, në një kohë si kjo, gjendej në mesin e fushatës për të siguruar vota dhe mbështetje për të hyrë në listën e kandidatëve për deputetë. Më shumë ishte lodhur ai për të hyrë në listë, sesa personi që u zyrtarizua si kandidat pak më vonë. Përmbledhtazi kaloi para syve të kujtesës të gjithë sagën e përpjekjeve të herës së fundit, kur ai, me fis e me farë, me shokë e me miq, me të njohur e të panjohur, me engjëj e dreqër, u përpoq të bëhej kandidat për deputet, por në fund mbeti, ashtu si një herë më përpara, thjesht një kandidat për kandidat” (2025: 11).


Ndërtimi i romanit, përmes personazheve: Kandidadi për Kandidat/ Mimoza Lastari/Trëndafile Ferra/ Shpejtim Ngadalësimi/ Qëndrim Fluturaku/Puhiza Fresku/ Qetësor Bubullima/Pajtim Karari/Premtim Gënjimin/ Bleta Mushkonjën/Vetim Breshrin/ Guri Sokakun/ Gonxhe Verdhën/ Mendim Memecin/ Fjolla Shtëllungën/ Breg Kodra/ Tomor Erzeni,  ka një tjetër element sa qesharak, aq dhe komiko-grotesk. Autori ka ndërtuar personazhe maska, në formën e parakalimit karvanaleks dhe bruleks, duke i dhënë formë dhe pamjes së “fytyrës”, që përfaqësojnë polikanët e sotëm, përmes emrave antonimik si:  “Shpejtim Ngadalësimi”/“Puhiza Fresku”, “Bleta Mushkonjën”, “Breg Kodra”. Por dhe areali i personazhit të librit është aq grotesk sa dhe vetë krypersonazhi “kandidati për kandidat”, ashtu siç del tek pasazhi i mëposhtëm:  teksa dera u mbyll dhe deputeti u largua me më shumë pikëpyetje sesa kur erdhi, shefi i seksionit elektoral, Breg Kodra, u rehatua në kolltukun e tij të rrjepur nga koha dhe nisi të lexonte raportin e sjellë nga Mimoza Lastari. Në të përshkruhej se si në bazë të urdhrit kaq e aq, në përputhje me këtë e atë nen të statutit, ishte bërë kjo e ajo punë. Me pak fjalë, arrihej në përfundimin se, këtë herë, dega që ajo drejtonte po i siguronte partisë një grup kandidatësh “shumë të mirë” të vlerësuar nga baza, sipas votave përkatëse. Sipas saj, i mbetej udhëheqjes së lartë të partisë të përzgjidhte njërin prej tyre si kandidat për deputet, pasi ajo kandidaturë të kalonte në filtrin e organeve drejtuese të partisë. Natyrisht, siç e donte rregulli, në bazë të votave të grumbulluara, partia shqyrtonte si kandidatura serioze dy më të votuarit, por në ndonjë rast edhe tre, nëse kryesia e gjykonte të arsyeshme (2025: 89). Togfjalëshi i titullit “Kandidati për kandidat” [del 143 (njëqinedyzetetre)herë], saqë kjo denduri e përdorimit të këtij tofjalëshi tregon dhe vetë “egoizmin” dhe tragji-komizmin e kandidatit për deputet, por nuk u bë kurrë. Eptimi shkrimor letraro-prozaik, që modelon zërin e një shkrimtari, përmes vizionit të tij artistik, modelohet edhe nga psikoza sociale e përditshmërisë. Bashkëjetesa autoriale me përvojën, vjen si reflektim që riprodhon (me fjalë) tërësinë e realitetit në dispozicion të fjalës. Kjo na bën të dyshojmë për dy gjëra: a) që standardi i vetë autorit është një  arsye,b) autori si një shqetësim psikologjik/social/shoqëror c) afrimi i vërtetësisë (si memis), d) letërsia si argument, (jo)ikonike, sespse për faktorët social vs faktorët letrare si imazh i receptimit në bashkohësi,faqësuese, simbolike dhe (jo)simbolike. Romani mund të aspirojë për një këndvështrim shumë kritik ndaj realitetit politik të kohës, që lidh tre aspekte:

a)    aspektin e faktorit social vs faktorit politik si imazh i receptimit në bashkohësi,

b)    aspektin e perceptimit të identitetit autorial,

c)     aspektin e lidhjes së brendshme rrëfimtar me funksionimin e jashtëm shoqëror.

Përtej mesazhit, politik autori është kujdesur për të sjellë një gjuhë letrare të mbushur me shprehje frazeologjike si: “flisnin kodra pas bregut”/“hip në lis, se të vrava! Zbrit nga lisi, se të vrava!”/ “Peshku në det e tigani në zjarr”/ “të tretën, të vërtetën”/ “po më hoqi, mua do të ma shohë sherrin, kurse atij tjetrit qederin”/ “ai ka marrë malet”/ “kot nuk kanë thënë që sheh rrushi-rrushin e piqet”/ “fjalën e mirë dhe gurët në trastë”/ “më mirë një fund i tmerrshëm, sesa një tmerr pa fund!”/ “një qerre me para”.

-       Si dhe fjalëformimet: ëmbëdhjetë/nëpërdhëmbi/ nënqeshje/përbri/ urdhëresë/ 

interpretimet/ togfjalëshin/ nënvetëdija/ spërdredhje/ bashkëshortja/ drejtpërdrejt/ përhumbur/përllogaritje/afatgjata prapakrahun/përgjatë/ paqethur/ përqendrimin/ mbështetje/ përmbledhtazi /përpjekjeve /panjohur/ kalamendje/psikoanalitike/ rrallëherë/ jetëgjati/ magjibërëse/pasditja/ rigjallëronte kryefjalë/ rigjallëronte/ kënaqësia/ përthyente /njëzëri/ mirëmëngjes/ dalëngadalë/ asisoj/rikthimin rrugëdaljeje/mospajtim/mëtejshme/mbështetjeje/ përherë/ riprogramonte/mesnatë/ zemërgur/ petaleshkundur/ ngandonjëherë/përkatëse/ gjithsecilit/kryeqytet/ pamartuar/ udhëheqjen/ parandjeu / ndërmjetëm/ supermarket/ sheshbetejë/ papritmas/ vetëparaqiten/mirëkupton /përkundje / përvjedhurazi/ keqpërdorur/përshtypja/ përsiatjesh/ spërdredhjet/parregull/përngjanin / nënqeshi/ rrugëdaljeje/ drejtpeshimin /katërvjeçare/ katërmbëdhjetë/ kryeçështjen/ pasnesër/ kudogjendur/ kudogdhendur/ kokëfortë/ pafavorshëm/ bashkëbiseduesi/ kryefamiljar/ mesogrua /shtatlartë/ bashkëmoshatarë/ përthithte/ palakmuar/ parandjeu/ paragjykimin / qejfmbetje/ shumëkërkuar/ faqekuqe/ superrekrutim/ mirëprisnin/pasaportë/ brendapartiake/ duartrokitje/ parafundit/ procesverbalin/ ndërhyri/ tekefundit,/prapaskenë/ vetëlargimin/ kundërakuza/kokulja/ autokratik/mirësjellje/ sipërfaqësor/ lidership/kundërvihet/ thashethemin/ zëdhënëse/ përfoluri/ agrobiznesi/ ngjyrëkafe/ paraelektorale/ stërmunduar/ pupëlore/ ashtuquajtura ashtuquajtura/ paparashikuar/ tekefundit/ gjithpamës/ ndërhyrje/ pamartuar/ bashkëbisedueses/ mesnata/ përmbylli/ keqinterpretohet/keqkuptohet/ deritanishëm/ paralajmërimin/ duarkryq/ nënndërgjegjja/cipëhollë/ njëvjeçare /vetëgjyqësie/rrobqepësi/ përskaj/ vramendja/bregdetar/ papandehur/ mësimdhënies/ deputetllëkut/ përbetuar/ kundërakuza/ mosfunksionimi/dykatëshe/ tejkonsumuar/ tejkonsumuar/ trupdrejtë/ mikpritësja / vendpritja/ vendpritja/ saponjohurave/ pesëqind/ mbikëqyrte/ telekomandë/infrastrukturës/ përafërsi/ preadoleshencës/ ashtuquajturit/ ujëvarë/ teposhtë/ parezistueshme/buzëkuq/ mikpritësi/ brendapartiak/zëdhënëse/ drejtpërdrejtë/fjalëpak/ kundërpërgjigje etj.

Sëfundmi. shenjimi ose përngjasmimi i personazheve komike me personazhe konkerte, na rrëfen sesa në thellësi të realitetit ka depërtuar autori, në “skalitjen” e personazheve, që politikanët të jenë vetëvetja dhe jo kopja e të tjerëve.  Shpërfaqja e një realiteti të mbushur me zhgënjime dhe paradokse politike, ku çdo kush që do të rrugëtojë politikisht drejt pushtetit, duhet të kalojë përmes labirinteve të sistemit, ku idealet përplasen me interesat dhe mekanizmat e tij.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page