
Tema: Rrugëtimi i urbanes në poezinë shqipe.
Përpara se të kuptojmë së çdo të thotë letërsi urbane duhet të sqarojmë me parë së çdo të thotë vetë termi "urbanizim" vjen nga fjala latine "urbanus", që përkthehet në "urban". Urbanizimi (në një kuptim të gjerë) kuptohet si roli në rritje i qytetit në jetën e një personi dhe shoqërisë. Në një kuptim më të ngushtë, ky është procesi i rritjes së popullsisë urbane dhe "tejmbushja" e banorëve nga zonat rurale në qytete dhe megalopolizime. Nuk ka studim të përcaktura për këtë lloj letrar, ama poetët dhe shkrimtarët nuk mund të ndajnë poezinë në urbane apo rurale. Ruralia plotëson urbanen dhe asnasjelltas. Fillesat e një poezie urbane, mirrëfilli urbane, janë nga toka e shkretë (Eliot: 2018), nëpërmjet vargjeve: qytet i rremë,/Nën mjegull të kaftë të agu dimri,/Një turmë rrëshqiti sipër London Bridge, kaq e madhe, një poemë ku përfshihet gjithë jeta e një qyteti të madh. Jetesa urbane, ka shumë probleme, që nga marrëdhënia mes banorëve deri tek nervoziteti i trafikut, pluhurit, turmave të njerëzve që shtyhen çdo ditë rrugëve të tij, ndotja e ajrit, ngushtimi i hapsirave nga ndërtimet, urbanizimi i pjesëve të vjetra të qyteteve etj. Pse jo edhe urbanizimi i qendrave të mëdha rurale etj. Kur filluan të urbanizohen qendrat e mëdha të banimit, që morën emrin qytete, filluan edhe poetët e parë lirikë. Nëse duhet të gjurmojmë fillesat e letërsisë urbane ose literatura urbane, lidhet me poezitë e endacakëve (në përkthim nga lat. - endacakë) shoqërohen me letërsinë urbane. Vagantët ishin studentë dhe nxënës të shkollave që endeshin nëpër qytete në kërkim të mësuesve të rinj, (Serviceproekt: 2017), kurse zhanri më i popullarizuar i letërsisë urbane ishte “Novela e vargjeve Realiste”, e cila në Francë u quajt fablio (fabul), kurse në Gjermani, shwank (shaka) “Epika e kafshëve”, poema alegorike "Romani i dhelprës", shekujt XII -XIII. Në konferencën shkencore me temë “Letërsia dhe qyteti” që është zhvilluar në Tiranë, më 5-6 nëntor 2009, (Shehri: 2009), studiuesit e letërsisë evidentojnë “gjurmët ” e qyteteve në modele shkrimore që lidhet fillimisht me prozëshkrimin duke filluar nga Konica, me “Doktor gjilpëra…”, (Konica: 2011), modelin e mendësisë së qytetarit të kohës.

Apo edhe Shkodra e viteve’30 nga Koliqi dhe Migjeni, me “Novelat e qytetit të veriut ”, por klithma migjeniane më përtej një qyteti me tragjedinë dhe mjerimin social, janë vargjet: që vallzon natën vonë/nëpër rrugat e qytetit tonë, nga “Baladë qytetase” (Migjeni: 2009). Poeti nuk e identifikon qytetin, por vetëm mjerimin nëpër lagjet e tyre të varfra, duke shpaluar një galeri portretesh, si një pakënaqësi për realitetin e kohës. Pamjet tronditëse dhe konfliktet mes klasave shoqërore, figurat e malësorit dhe punëtorit, përshkrimi i grave dhe vajzave apo edhe mjerimi në çdo cep të vendit, ndërmjet vargjeve: krahët e zez të një natë pa fund/e varrosën lagjen pranë,/dritë, jetë, gjallsi - askund,/vetëm errsinë e skam. Në poezinë: “Lagja e varfun”, del në pah edhe knflikti i madh moral, socio-shoqëror, por konflikti mes qytetit dhe fshatit, malësorit dhe qytetarit, intelektualit dhe punëtorit, janë konflikte kaq ulëritëse, por edhe bërtitëse. “Recital i malësorit”, Migjeni thjesht i emëron: balada qytetase! Ndërtimi i kësaj letërsie dhe modelet e letërsisë për qytete reale, sipas studiuesit S. Hamiti: "me Dr. Gjiplërën, si personazh intelektual e si vepër, Konica jep një përshkrim të Durrësit e të Tiranës të viteve '20 të shekullit '20, duke bërë më tepër një kirurgji të jetës sociale e mendore, duke diferencuar shtresimet shoqërore e mentalitetet e këtyre rretheve” (Hamiti: 2019). Shumë qytete të tjera në vitet ’30-të, si p.sh.: Korça e Spasses tek romani “Pse”, Tirana dhe Dibra e Haki Stërmillit, apo Tirana e viteve’ 80-të dhe moderne e Kadaresë, Agollit, Londos, etj. Ata ndërtojnë qytete sa konflituale aq edhe paqësore, sa tragjikë aq edhe nervozë, sa reale aq edhe virtuale, apo edhe marrëdhënia fshat/qytet, fshatar/qytetar apo edhe zonë urbane me zonat rurale, përmes lidhjeve të shumëfishta të qytetit me letërsinë (Çiraku: 2009).
Koncepti i poezisë urbane, deri në vitet ’60-të, ishte i panjohur për poetë tanë, edhe pse prozatorët ishin më inovatorë në këtë fushë. Ku rifilluan të ndërtohen qytetet e para industriale, ose qytete e hekurta si: Ballshi, Patosi, Laçi, Elbasani, Ura-Vajgurore etj.,filloj edhe një poezi tjetër, ajo e qyteteve të reja të ndërtuar nga vullnetarët. Një poezi e tillë, për këto qytete, është shkruar nga I. Kadare, në vëllimi poetik “Ëndërr industriale”, (Kadare: 1960), si një perceptim të imazheve të qyteteve të rinj. Imazhi i qyteteve të kohës, ku tranformimi social-ekonomik, sidomos ai industrial e bëri poetin të ishte në pararojë me kohën. Shumë poezi u “larguan” nga mjediset rurale apo baritore të fshatit dhe u futën në një tjetër rrjedhë, atë të qyteteve të reja shqiptare, pasi poetët e mëparshme, qytetin e kishin vetëm një imazh poetik “të zhurmës”, si ndikim edhe nga romantikët europianë dhe shqiptarë. Çfarë përfshihet në konceptin e lirikës qytetare? Dhe si ndryshojnë poezitë filozofike nga poezitë për lirikat qytetare? Lirika qytetare, janë poezi për problemet që shqetësojnë shoqërinë, për Atdheun. Në lirikat qytetare, poeti është kryesisht një qytetar që kujdeset për fatin, meritat dhe dobësitë e shtetit në të cilin jeton. Vargje të tilla mund të jenë patriotike ose, përkundrazi, të vërejnë të gjitha të metat e sistemit ekzistues. Lirikat qytetare, kanë koncepte poetike të bazuara mbi:
- refelektimin mbi kutpimin e jetës dhe vlerat njerëzore,
- pikëpamjen dhe pozicionin e poetit,
- reflektim i drejtpërdrejtë i një ngjarjeje publike,
- lidhje e ngushtë me jetën kombëtare,
- afërsia me njerëzit dhe aftësia për të folur në emër të tyre,
- përdorimi i një metode artistike realiste,
- paqyrimi aktiv i jetës qytetare dhe riprodhimi i saj në art.

1. Qytetet si shenjë semiotike apo si metafora të qenësisë së poetit si imazh fizik i jetës,
ku qyteti është i pranishëm jo vetëm si metaforë qëndrese, por edhe si qenie e frikshme, në vargjet e poetit Agim Gjakova: nata ka ra në qytet/Dhe heshtja mbretnon gjithkund,/Vetëm n’anën e kazermave pa fund/Gërrop, gërrop këpucët me gozhdë bajnë në rrugë,/Asht roja që burgun ruen/E ndrrimin pret. Metafora e natës mbi qytet, është simboli i frikës që ndërton poeti nëpërmjet poezisë, sepse nata është shenja semiotike e frikës që përçon ushtari i huaj (konkretisht rojet në burgun fizik të regjimit) por edhe në burgun e qytetit, duke identifikuar edhe qytetin/burg, apo edhe qytetet/burgje (shumë motive nga poezia e ish-të burgosurve). Edhe poeti Visar Zhiti, ka shumë shumë poezi me qytetet shqiptare të mbulura nga frika, tmerri por edhe jeta e njëtrajtshme, me të njëjtat zakone, sjellje, veshje veprime, ku vetë qytetet krupulloseshin nën hijet e frikës.

Poeti nuk ka specifikuar ndonjë emër konkret. Mund të jetë çdo qytet, se metafora e natës është universale. Nata natyrore, që mbulon qytetet natën këtu është zhvendosur. Përsëri imazhi i qytetit si shenjim iu kohës vjen edhe në poezinë e Xhevahir Spahiut “Rekuiem për orën 6”: me vargjet: 6 e pesëmbëdhjetë/hodha sytë si dy vetëtima në fushën e orës së qytetit, ku poeti nuk ndonjë ndonjë emër të caktuar, të orës tokësore, ku çdo qytet mund të ketë një orë, por nënkuton (orën në Kullën e Sahatit në Tiranë, simboli i kryeqytetit, ku njerëzit orientoheshin me kohën nërpërmjet orës së saj), nëpërmjet simbolikës së orës, por dhe metafora e kohës së dashurisë si shenjë semiotike. Por duke qenë se koha reale dhe koha letrare janë thjeshtë konvenca dhe në sistemin shenjor kemi një bashkësi kodesh dhe subkodesh, (Berger: 2010), këto shumësi kodesh brenda tekstit, si sistem shenjash të organizuara me larmëri kodesh dhe subkodesh më të vogla, me ide, vlera, besime, si korniza interpretuese që e përdorin prodhuesit letrar por edhe lexuesit.

Edhe poezia e njohur e Kadaresë “Mall” është një shenjë konvencionale ku zhvendoset metafora e mallit, si mungesë dhe pritje, përmes vargjeve: ca pika shiu ranë mbi qelq./Për ty unë befas ndjeva mall./Jetojmë të dy në një qytet,/Dhe rrallë shihemi sa rrallë. Poeti nuk ka përcaktuar ndonjë qytet të caktuar, vetëm ka shenjuar mallin për mostakimin, brenda të njëjtit qytet. Por, në pozinë tjetër “Laakonti” me vargjet: më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë/në muze të Louvrit në Madrid, në New York/…/ para syve tuaj, në Paris, në Madrid, poeti përcakton qytetit, si drejtim të vëmendjes së lexuesit. Ka mjaft poetë edhe të Kosovës, që me anë të shenjimit nuk kanë përcaktesë të një qyteti të caktuar, por Kosova është i vetmi konvencion shehjor, për të kuptuar edhe simbolikën e poezisë.

2. Qyteti si qenësi fizike, duke ringjallur pemën e një lirike urbane, me praninë e qytetit real
fizik. Poeti Ernest Koliqi, ka ndërtuar një kuartet poetik për qytetin e tij, Shkodrën si qenësi fikize. “Shkodra në Prill, “Shkodra në Mëngjes”, “Shkodra në mbramje”, “Shkodra në zheg”, nëpërmjet vargjve: e Shkodra n’hije pak nga pak, qe, hume./Minaret përmbi te, t’bardha n’ajri, poeti e identifikon si një person fizik. Qyteti është aq i dashur, saqë ecën krah për krah me të. Kurse në vargjet: Po ti erdhe/Duke ecur nëpër kalldrëmin e qytetit tim/Të gurtë, të qetë,/Trokite drojtur në shtëpinë trekatëshe/Nr. 16, nga poezia “Poezia” e I. Kadare, identifikon Gjirokastrën, si qenësi fzike, udhët me kalldrëm të gurta dhe numrin e shtëpisë së tij. Por poeti e përdor qytetin si një kalim nga imazhi fizik, në metaforën e trasmentimi poetik (si fymëzim për talentin e tij). Ky lloj adresimi mund të emërohet si “figura të afrisë” dhe “figura të ngjashmërisë”, të cilat janë metonimia e sinekdoka, si një shmangie nga praktika gjuhësore, apo për metaforën si specifikë poetike, sepse metaforat kanë ngjashmëri me katakrezat si një shtrembërim i ligjërimit, (Brooke: 1958). Poezia tjetër “Tirana në dimër” e I. Kadare, përmes vargjeve: fryn erë e dimrit, fishkëllen si bishë/Që nga Gjykatë e Lartë në Parlament./Tirana gdhin, aq pabesisht e hijshme,/Sa s’di ç’ta marrësh, delir apo qytet, është përcaktesa e Tiranës, ai akt identifikues të kryeqendrës, si indentifikim jo vetëm fizik, por si qendër e madhe kryesore, me rëndësi politike, kulturore sociale dhe shoqërore dhe institucionale. Emërtesa politike, (Parlamenti) dhe juridike, (Gjykata e Lartë), nuk është një imazh simbolik i fshehur si metropoli shqiptar, por aty lëviz paralel e gjithë jeta e shoqërisë shqiptare, përmes ndërtesave administrative, kulturore, shtetare etj. Në vargjet: vendbanimi:/Në Lezhë me trup dhe mendjen emigrante në yje, nga poezia “Autoportret” të Ndoc Gjetejs, poeti bën “biografinë” e një qyteti të vogël provincial. Lidhja mes provincës dhe kryeqytetit është një lidhje kaq organike, herë pranuese , herë përjashtuese saqë poeti si përcaktesë mes refuzimit dhe mungesës, zgjedh mungesën e qytetit apo dhimbjen kur është larg tij. Kurse poeti Rudolf Marku, duke përcaktur Tiranën si shenjë e një simbolike të vërtetë të njëmendësisë fizike, me vargjet: ejani, bini mbi Tiranë, o bomba miqësore,/Se nuk është më Qytet për qënjet njerëzore, poezia “Tirana” e Rudolf Markut, dallohet një përdorim i bollshëm i kontrastit të metaforës simbolike, pse jo edhe si një metaforë sunduese, brenda atij lloji simbolizmi në poezi, nga ku poeti bën lidhjen organike por edhe dallimin mes një “simbolizmi të fshehtë”, për të bërë lexuesin që të reflektojë nëse simbolika është “konvencionale ” apo “tradicionale”, duhet që të deshifrojmë kodet poetike, brenda një simbolizmi popullor.
Edhe poezia e “Në Tiranë ka vetëm Tiranë”, e Fatos Arapit, ku Tiranën e identifikon me veten, pra Tirana është vetë Tirana: në Tiranë ka vetëm Tiranë,/Në Tiranë të vrasin të gjithë/një shëtitje me vehten të vret./Mos e ndill kujtimin në Tiranë/Hipokritë shpresa sy-picigjatë e Tiranës/…/Është tjetër,tjetër trishtimi i tetorit në Tiranë,/e dua Tiranën se të vret. Zëri lirik i poetit, ka identifikuar një Tiranë brenda dy Tiranave. Tirana që i mungon dhe i tepron vetvetes, (Tirana si qytet tepricë për një periferik), për atë është një trishtim. Madje, edhe një zhgënjim që nuk i duhet besuar Tiranës, duke e identifikuar si kryeqendra, nëpërmjet pejzazhit trishtues tetorian të vjeshtës, ai e kupton se ajo vret çdo shpresë, me anë të metaforave. Rrugët e zhurmëta të Tiranës, më përtej vetëdijes së poetit, kur thotë se ajo të vret. Por dhe se ajo të vret, duke fshehur atë vetëdijën e një periferiku, të ardhur në Tiranë, “ku njeriu i vogël”, njeriu i thjeshtë, ai i panjohuri humbet, në udhët e saj të zhurmëta. Kurse poeti Rudolf Marku, nën perceptimin e një kategorie të caktuar lexuesish, sjell një poetikë të re qytetare, qytetet fizike reale të huaja, duke nënkuptuar përgjegjësinë e një shkruesi të konsoliduar, për lexuesin e tij, se hapsira nuk është thjesht një gjeografi apo shpejtësi, por perceptim. Percetimi dhe “përfytyrimi” i udhëtimit gjeografik, nga Italia, Franca, Spanja, Amerika, Ishulli i Kruzos, Muri i Madh etj., kjo hapsirë gjeo-kontinentale, del dhe në titujt e poezive: “Aleksandrì”, “Amsterdam”, “San Sebastian”, poezi të shenjuara, si harta të shtirjeve gjeografike, që nuk është vetëm e brendshme, por edhe e jashtme, që nënkupton jo më një hapsirë të ngushtë, por një imagjinatë lëvizëse estetiko-poetike. (Hapsira gjeografik e qytete reale fizike) që “ndërhyrja” e lexuesit, tek poezia, “San Sebastian”, që shkruan për Mançën e Don Kishotit, është një shenjim i asaj hapsire gjeografike, me përcaktesë të qëllimshme poetike, si një guidë turistike, ku imazhet e lexuesit lidhen vetiu me personazhet e romanit.

3. Qyteti si metaforë e papërcaktur, në këtë kategori lirika që simbolizon poezinë urbane me
metafora të papërcaktura janë të shumta. Në poezinë “Në qytetin tim”, nga Dritëro Agolli, imazhi i qytetit të papërcaktuar, me figura ndiesore kanonike të përgjithësuara, si abstragim i objekteve të pa/përcaktuara nga shqisat, si : kujtesa, inati, mërzia etj. Vargjet: i themi njëri-tjetrit/“mirëupafshim”,/po s’dihet nëse shihemi vërtet;/na dalin dy tre horra dhe na vrasin dhe lamtumirë,/ti qytet./Të vrasin për hiçgjë,/për treqind lekë,/ me to mjafton të pihet një konjak me kurvat/në një klub a diskotekë,/ndaj “mirupafshim” s’vlen aspak. Aspekti poetik që na paraqet poeti lidhet me krimin urban, (ngjarje reale të përditësisë në qytetet e mëdha urbane dhe metropolet e botës ), që ndodh edhe në qytete e reja që po urbanizohen me shpejtësi dhe pa rregulla të qarta ligjore, në formën e urbanizimit të rremë (SQ: 2019). Çfarë është urbanizimi i rremë? Në thelb, kjo është rritja e paarsyeshme e qyteteve, e cila nuk shoqërohet me rritjen e nevojshme të vendeve të punës dhe zhvillimin e infrastrukturës përkatëse. Si rezultat, popullsia rurale thjesht “zhvendoset” në qytete të mëdha. Urbanizimi i rremë, si rregull, shoqërohet me një rritje të papunësisë dhe shfaqjen e të ashtuquajturave “lagje të varfra” brenda qytetit - blloqe të qytetit, që nuk janë të destinuara për jetën normale njerëzore. Kurse poezia “Qyteti i ideve” të Ndoc Gjetjes, përmes vargjeve: poetët jetojnë në Qytetin e Ideve/në lagjen e

Ndjenjave/ndanë bulevardit të Ëndrrave/në shtëpinë e Fantazisë/në dhoma pa sende rreth e rrotull, një imagjinatë lëvizëse, ku “ndërhyrja” e lexuesit, është imagjitative duke specifikuar se sa larg janë idetë estetike që përcaktohen nga konceptimet (Bloom: 2004). Duke e quajtur përshkrimin “një strehë” për nivelin e dytë; argumenton se letërsia, nuk përjetohet përkohësisht, por gjithkohësisht, ai (poeti) përdor imazhe përfaqësuese (jo)ikonike, simbolike dhe (jo)simbolike. Edhe Poradeci përmes vargjeve: e kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim:/Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë.../Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë.../ Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im, na kumton një tjetrë lloj simbolike, shennjore përmes toponimeve të natyrës, në formën e “simbolizmit të natyrës” duke zëvendësuar qytetet kozmopolite dhe shoqëritë e tyre, përmes shkatërrimit të “mitit progresit” dhe zhvillimit. Nëpërmjet forcës së figurës dhe aftësisë së saj, për të lidhur në mënyrë sa më specifike edhe njësitë emocionale nëpërmjet metaforave, lidhjet shkakore të brendshnme, unifikojnë emocionet dhe idetë, me njëra -tjetrën edhe kur duken kaq të largëta ashtu si tek vargjet: e pamundur t’i afrohesh zjarrit të qiellit në Tiranë,/Që shpërthen, tretet , ndron edhe shuhet vetvetiu,/Duke ikur nëpër ngjyra të pathëna./E pamundur të gjesh ngjyrat e qiellit në Tiranë, nga poezia: “E pamundur t’i afrohesh qiellit në Tiranë” të Natasha Lakos. Kalimi i procesit krijues në rrafshin e interpretimit, në të gjitha strukturat poetike, është kapja e një imazhi natyror të Tiranës, si kryeqytet d.m.th, qiellit, është një ngjizja mes “imazhit” dhe “pejsazhit” ku veprimi i rrëfimit është proces i të rrëfyerit. Konceptet përshkruese të imazhit të qiellit dhe ngjyrave që poetia ia vesh qiellit , universializon edhe arsyen përshkruese. Në poezinë “Kushtuar kalamjve që e gdhijnë në këmbët e “pesëmbëdhjetëkatëshit” përmes vargjeve: në shkronja tabelash me neon/Bar ”London”/Taverna “Blue Sky”,”Alfa Bank”/Hotel “Tirana International” marrë nga libri, “Pasqyra e lëndës”, (Hatibi: 2004), nëpërmjet modelit të simbolit, përsëri qartësohet imazhi i qytetit. Në shumë poezi të poetëve në botë imazhet e simbolikave (ndërtesat publike, fetare apo historike) kanë qenë edhe si shenjuese metaforash, me ngarkesë emocionale për lexuesin. Për studiuesin S. Hamiti, në esenë e tij, “Kodet e mëdha të letërsisë shqipe” (Hamiti: 2005), mëtimi drejt formave të reja letrare, ka përfshirë :
· kodet tematike, (kodi historik, kulturor, socio-shoqëror etj.)
· kodet ligjërimore, (kodi ligjërimor, metaforik, simbolik, përshkrues etj), të konvertuar
si kodet e mëdha të letërsisë (poezisë) shqipe, por në kontekstin edhe të kohës historike/kohë letare, tashmë ato në njërën anë mund të ndërlidhen me kodin simbolik dhe kodin referencial (apo kodet e derivuara kulturore te Barthesi), nga njëra anë, kurse në anën tjetër, “shërbejnë‟ kontekstet kanonizuese dhe prirjet kanonizuese të diskursit esencialist dhe etnocentrik bëhet dominant, madje edhe i historiografisë letrare. Një tjetër klasifikim për kodet janë; kodet sociale: (gjuha verbale me subkodet e saj), kode që prodhojnë

mesazhe. Kurse poetia Mimoza Ahmeti në poezinë e saj: “Ankth për miqtë në New York”, përmes vargjeve: New York, 11 Shtator./ Qytet ne tym dhe flakë, transferon një qytet brenda një qyteti tjetër. Ky lloj tranferimi i jep mundësi poetes për të parë, edhe domethënien laterale por edhe domethënien e saj që ka ndodhur. Më përtej historisë së marrëzisë botërore të goditjes së kulllave binjake nga terrorizmi në New York, elementet poetike me motive të tilla, nuk e çlirojmë ngarkesën e poezisë nga pesha e simbolikave të tyre si motiv dhe si shenjë. Domethënia e gjithë strukturave poetike futet për të kumtuar:
- lidhet e brendshme dhe të jashtme mes poezisë dhe qytetit,
- modelet e urbanizimit dhe shoqërisë qytetare,
- marrdhënien mes poezisë urbane dhe “unit” të ekzistencës,
- lidhet socio-shoqërore me kulturën masive të modernitetit,
- globalizimi përmes urbanizimit kaotik të shoqërive,
- mbimbushja e qendrave urbane me “teprica” të shoqërisë margjinare,
- ekzistenca mes surreales, reale dhe absurdit të turmave nëpër metropole,
- simbolika dhe perceptimi i lexuesit të poezisë urbane, ndryshe,
- marrëdhënia mes shtresave të ndryshme sociale dhe shoqërore në mega-qytetet,
- struktura poetike e rrëfimit si lidhje mes rurales dhe urbanes.

4. Qyteti si metaforë njerzore, nëpërmjet lidhes me njeriu, metaforizohet, herë si vajzë, herë si
sy, herë si qiell, herë si dashuri, herë si mërzi, herë si neveri. Në vargjet: të ndjej ecjen tingëlluese të kohës./Në qiellin e Tiranës, një unazë e zjarrtë /Fluturon nga syri në sy , poezia: “Ditë Tiranase” nga Fatos Arapi, duke defamiljarizuar tmerrin urban dhe absurdin i ekszistencializmit të njeriut. Nuk e tehuajizon, por herë-herë, rendit detaje të “zhvillimit urban” herë sendërton dhe shprish, trajtat e mirazheve reale, me detaje të ftohta, të një trajektoreje gjithëkohore të zhvillimeve sociale dhe shoqërore, sidomos në mbipollimin kryqendrave (kryeqyteteve), si aftësi të lidhura në mënyrën specifike me perceptimin ndjesor të poetëve. Në aspektin indidual në lidhje me lexuesit, poetët ndërtojnë iorninë e fatit dhe kohës, se koha reale dhe hapsira (e brendshme) e lëvizjeve jo vetëm janë një kombinim planesh, që zëvendësojnë njëri-tjetrin, që lindin tragjizëm, revoltë dhe satirë, si porfeci tronditëse, duke lidhur krimin me absurdin e kohës, madje vetëveprimi, si depërtim në botën e brendshme (Dado: 2006). Diferencimi shoqëror dhe kulturor, por edhe distancat lidhëse jo vetëm përmjet emërtimit por edhe nëpërmjet metaforës. Metafora e Jonit, (distancë dhe hapsirë gjeografike) në poezisë: hej, vend!/Që ngjyrat e Jonit,/Erërat e portokallit me lule Mbyll/Në një vorbë fasule./Dhe ndihesh/I pasur në varfërinë tënde /I lirë në robërinë tënde... duke përdorur metaforën e Jonit, që ka një hapsirë shumë të madhe gjeografike, pa asnjë përcaktesë, por që dekodon elemente etnokulturore, të faunës dhe florës, por edhe marrëdhënien që ka kjo hapsirë me vetë poetin dhe njeriun e Jonit, pra detit. Trinia Jon/deti/Vlora (që nënkuptohet) përsëri nëpërmjet elementeve florale, [ luleve të portokalleve]. Poezia: “Çast Buzë Jonit” me vargjet: dhe vargjet erdhën me ritme të kaltra/Nër degë të tyre figurat e gjelbra/Çelin - si gjethet nëpër portokalle./Nën degëza vargjesh fëshfërijnë figurat,/Si mbrëmjes Jonit fletësat e ullinjve./E mbusha gojën me erëra të Jonit,/Ndjej nëpër dhëmbë kokrizat e jodit,/Shoh se si thyhen mirazhet mes valësh,/Se si thërmohen përflakjet mes gurësh.../Dhe jam i tëri/grimca dritaresh e ngjyrash, kanë gjetje meforiale në formë lëvizshmërie. Niveli diskursiv përmes, kënvështrimit dhe aspekteve florare dhe modeleve baritorre, janë mekanizma, të mënyrës që autori i quan këndvështrime dhe distancë, (Pozzato: 2005), përsëri vjen nëpër metaforës së Jonit. Shtrirja e kësaj metaforës, mund të quhet krymetafora që sendërton imazhin e qytetit jugor, nëpërmjet simbolit të detit, është një parabolë e kërkimit gjeo-hapsinor. Haspira në letërsi, mbetet hapësira në tekstin që kemi përpara, ku ne mbetemi pjesë e përcaktimit të asaj lëvizjeve që na sugjeron autori, meqenëse historia është e përjetuar prej tij. Kjo hapësirë, dëshmon dhe krijon kohën e vet vetëm në fund, pasi kemi përjetimin e leximit se fjalët mund të na shtyjnë të përfytyrojmë (Eco: 1979). Identifikimi i rurales (konkretish Joni, një zonë e pacaktuar ) me urbanen, si përcatesë konkrete me Tiranën, kryqendra e Shqipërisë, e bën autorin të vetëdijshëm për një tërësi të pjestueshme, të lishur me tërësinë integrale . Momneti i pranisë së tjetrit, nëpërmjet poezisë , d.m.th. tjetër qytet, tjetër njësi gjeografike, tjetër njësi poetike është si një lloj pozicion poetik të caktuar që mund të na ofrojë:
- pozicionin e përjashtimit dhe pranimit,
- pozicionin e imazhit dhe vështrimit,
- pozicionin i përfaqësimin social, kulturor, hapsinor dhe gjeografik.

5. Qyteti si vizion real dhe surreal, në disa poezi janë edhe vizione reale edhe vizione surreale. Në poezinë e Agron Tufës, qyteti është vetëm një paradigmë e fshehur estetikisht, që vjen përmes parabolave të mekanizmit tekstor. Në vargjet: ç’bëhet atje, larg, me fëmininë time gege…?/ po me gjuhë e dashur, kush na ftohu kështu? (Tufa: 2019). Poeti e ka fshehur vizionin e tij real, nëpërmjet semiotikës tekstore. Ai na paraqet një qytet surreal, me natë të togfjalëshit: me fëmininë time gege…?. Pra, lexuesi nuk ka nevojë të njohë biografinë e poetit, për vetëm nëpërmjet këtij togfjalëshi, për të kuptuar se është me origjinë gege. Madje edhe identifikimi i gjuhës shkrimore, na fut në hullinë e njeriut të veprimit, si subjekt veprues, si një objekt ku poeti në fakt do të marrë parasysh edhe kuptimin e veçantë të tekstit, pra të efektvetë kuptimit, të këtij të fundit dhe të artikulimeve të veçanta që prodhon retorika tekstore me anë të:
a) figurave,
b) përshtatjes,
c) konfiguratives,
d) figurave të diskursit. Në poezinë tjetër, poeti e ka “fshehur” qytetin, në vargjet: rrugica
në terr/…/prek prakun e shtëpisë së madhe, konteksti është shumë i qartë. Vetë poeti ka identifikuar rrugën e shtëpisë, por jo adresën, por përsëri qyteti është vizioni surreal në formë:
- të funksionit narrativ,
- të funksionit komunikativ,

- të funksionit dëshmues, se qyteti tashmë është qyteti real, qyteti që peoti ecën dhe ndeshet me problematikën e përditshmërisë së tij. Për poetin Rudolf Marku, qyteti real është i pranishëm përmes poezisë : “Kurrë nuk do të mbërrij në Tiranë” (Marku: 2020), nëpërmjet vargjeve: shkapërcej male, lugina, hone të frikshme,/I bie mespërmes Mesdheut, Adriatikut, Jonit,/ Por nuk arrij në Tiranë/.../Sepse trishtimi nuk qenka gjeografi/Sepse trishtimi nuk qenka vend. Mesazhi paratekstrual shfaqet që nga titulli. Por funksioni pak a shumë referencil i ligjërimit, e piktografon lëvizshmërinë poetike. Në kërkim të “atdheut të humbur”, poeti po kërkon mespërmes trishmit të humbur, udhën për në Tiranë, për në shtëpinë e tij. Tashmë është zgjeruar akoma më shumë diskurti poetik. Fatos Arapi, e përngjasmon qytetin, vendlindjen me hapsirën e madhe të atdheut, (apo dhe brenda një njësie gjeografike të kufizuar), kur Rudolf Marku i shtyn kufijtë e letraritetit të urbanizimit pothuajse mbi tërë Shqipërinë, Mesdheun, Adriatikun duke treguar se këta qytetërime kanë një histori shumëshekullore, të poezisë lirike urbane, që nga Safo, Ovidi, Dante etj. Zgjerimi i hartës së lirikës urbane, tregon se gjithrrokja poetike është misioni i poetëve dhe letërsishkruesve, që nga fillesat e para të urbanizimit të jetës, në aspekte sociale dhe shoqërore, kur njerëzit filluan të bashkëjetojnë me hapirat edhe më të ngushta, apo me të afërta me njëri-tjetrin.

6. Qyteti si vizion mitologjik dhe biblik, është modeli poetik që solli poeti Bardhyl Londo me vëllimi e tij të fundit poetik, “Prilli i hidhur” (Londo 2020), në formë e topikave dhe ambiguaditetit të Tiranës, si një metamorfozë e botës qytetare, në vazhdimësi të surrealitetit të qytetit me poezitë: “Gjethet vjeshtës në kodrat e Tiranës”, “Therja e plepave buzë Lanës”, “Një lumë mespërmes qytetit”, “Kodrat e buta të Tiranës”, “Një rrugë në Tiranë”, “Qyteti i vdekur”, “Qyteti në karantinë”. Qyteti i Tiranës metaforizohet , nëpërmjet një qyteti depresiv, (Krosi: 2021). Vargjet: qyteti vdiq/sheshi qendror si një tru i stërmadh/ ngurosur nga infrakti, poezia: “Qyteti i vdekur”, kalon përmasën e kufirit të gjuhës dhe kohës, me ngjeshje/ ndjeshmëri estetike, drejt një kopetencë geninaskiane, një të pyetur mbi vlerën e vlerave (Geninasca: 2001). Dekodimi i metaforë së lumit (Lanës) është jo vetëm kryemetafora e qyteti të të “pistë” ashtu si edhe vargu: Tamiz i dashur, (Eliot), poeti gjen “detajet” duke skalitur dhe formësuar “statujën e vdekjes” nga Ferri i Dantes me qytetin e të vdekurve, qyteti i Dites të Dantes , për të “forcuar” anën emocionale të figurave letrare si një “vëmendje e tepërt” çka i jep forcë figurës, nuk është aq gjallëria e figurës sesa aftësia e saj për të qenë fakt i vetëdijes, si aftësi e lidhur në mënyrën specifike me perceptimin ndjesor (Murry: 1931). Ndoshta thënia e (Yehuda Amichai), “unë provoj të jem një qytetar, të jetoj si një njeri, jo si një poet”, përforcon përsëritjen (katër herë) e vargut: një lumë që rrejdh mespërmes qytetit, dhe përsëritja e [(gjashtë herë) e emrit Tiranë], tek poezia: “Një rrugë në Tiranë” është plotmëria jo vetëm e një tranzicioni të shimbshëm, kur edhe Tirana është qytet metropol i zhurmshëm, me jetë dhe lokale nate, me rrugë të pista, me prostituta, me mbeturina që derdhen si “mesturacinet”, me pijanecë, lypsarë, vrasës, hajdutë, klube nate, lojra fati etj., një qytet që ngushton hapsirat njerëzore nën kaotizmin e një zhvillimi galopant, ku edhe pemët janë “masakruar” në emër të modernizmit. Poezia “Qyteti në depresion”, si një përfytytrim apokalitik, se bota hyjnore dhe njerzore janë ngërthyer në absurd, vdekje, depresion dhe frikë, përfaqësojnë:
a) bota hyjnore = shoqëria e Zotit + një Zot (tre besime)
b) bota njerzore = shoqëri njerzore + Njeriu, (vdekatar dhe mëkatar)
c) bota ujore = lumi Lana +Uji (bekimi i Jetës),
d) bota materiale = qyteti+ Katedralet, bulevardet, teatri, opera etj., është shiu dhe
a) përshkrimi që lidhet me “lëvizjen e shpirtit”, që shoqërohet me krizën, depresionin,
pandeminë, karatinimin e papritur të qytetit. Simbolika e ujit i lumit të Lanës, (përshkon mespërmes Tiranën) ka po ashtu katër aspekte ciklike të ujit (shiu, burimet, lumenjtë, deti e bora), si katër periudhat e jetës, (rinia, pjekuria, pleqëria e vdekja) kur vargjet: “Mbi Katedralen Ortodokse, mbi Katedralen Katolike/e Premtja e Zezë edhe më zezon,/shiu zbret si një antikrisht i zi sterrë,/gjysma djallëzi, gjysma depresion” se shiu/uji është një dukuri natyrore që rilind jetën, por edhe si pastrim moral dhe katarsis, apo si pagëzim që për besimi e krishterë/ortodoks (simboliozn rilindje dhe pastrimin emocional) nga Gjon Pagëzori, por edhe në besim islam, në Suren Furkan, “ edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër” (El Furkan: 1989 ), por vetë “shiu” simbolizon, trishtimin, ankthin, refuzimi, dëshpërimin, jep nota të forta ankthi lexuesit dhe tregon për një situatë kritike (Petoshafi: 2020). Por është edhe një përmbysje metaforike që letërsia e lidh edhe me simbole të tjera, se shiu shkakton: a) terr iformativ, b)mashtrim, c)depresion dhe errësirë, d) përçatje, që nëpërmjet vargjeve: drogaxhinj të papunë,prostituta që shfryjnë,/pa një ftesë orgjie, pa një telefon,/qiellit enden ca lakuriqë nate,/gjysma enigmë, gjysma depression. Prirjet avangardiste, ku metafororikja dhe simbolika realizohen në mënyrë të çrregullt, te kjo poezi në pikëpamje të strukturës dhe të idesë poetike duken paska kapriçioze:
b) nënteksti, në shtresëzimet e të cilit synohet qasja drejt mesazheve të tërthorta,
c) ndrëkallja e kuivalencës stilistikore dhe sintaksore,
d) kornizat narrative kompozicionale dhe poetike rikuptimësohen,
e) shenjohen paradokset semiotike të (pa)kohësisë. Ankthi, frika dhe depresioni, në
fundpoezinë : shiu i lag pa mëshirë me depression, është një metaforë ekspansive, për kryeqytetin që vazhdimisht është në depression. Neveria e dukjes, nuk është thjesht “shkak i vetvetes”, por ndërgjegja që ekziston pavarësisht vetevetes, që shumë herë mund të themi jemi “hiç” por qenia jashtë/ (brenda)vetëvetes, rrjedh nga “psikologjia e turmës”.

7. Qyteti përmes optikës së modernitetit, nëpërmjet poetes, Natasha Lako, që na sjell
elmente të topikës së qytetit modernist me një cikël poezish, ku poetja thjesht është pjesë e Tiranës, ku edhe Dajti, edhe Qielli janë përjetime të pashtershmërisë femrore lirike: “E pamundur ti afrohesh qiellit të Tiranës”, “Dajti i parë, Dajti i dytë, Dajti i tretë”, “Rrotull e rrotull qytetit të Tiranës”, “Qyteti i pastër”, “Në Tiranën e kafshuar dhe të ëmbël”, “Kafene e Tiranës”, etj,. pa asnjë ndërdyshje, ndiesia e një femre/gruaje/nëne ndaj krimit urban, “Në orën 12 të natës”, “I arratisuri”, (për)rrokja e shqetësimeve qytetare, larg indiferencës shoqërore, sociale, familjare dhe miqësore, si një rojtare e rrethinës, bëhet pjesë e kujtesës liriko-poetike. Se leximi i teksteve të tilla është rikrijim identiteti (Holland: 1968), ku shfaqja dhe matja e koherencës semantike me koncepte të njohura të estetikës, quhet si një “distancimi estetik” dhe në “kuadrin i formës”, lexuesi është “pikë referimi” për tekstin. Edhe topika e globalizmit; vjen përmes poezisë: “Dy palë çizme dhe dy palë atlete të njëjta” (Lako: 2016) kur globalizmi ka rrudhur aq shumë, dashuritë, jetesat, ëndërrat, paratë, marrëdhëniet, bashkëjetesat, marria dhe depresioni i “modernizmit pa fre”, vargjet e mëposhtme të trondisin, janë testament për një shoqëri robotike, se çfarë po i bën njeriu, njeriut , kur vrulli gjigand që quhet globalizëm, të çnjerëzon?; se dy vajza me çizme të njëjta/së bashku duhet të ndajnë/qeranë e një dhome të vogël/së bashku hyjnë në shitoren ku shkruhet, për dy paguaj vetëm një.

8. Lirika urbane dhe lirika rurale, nëpërmjet poezisë se poetit të madh Dritëro Agolli.
Agolli ka krijuar një galeri të madhe me elemente të poezisë rurale dhe urbane. Elementet rurale spikasin më shumë sidomos përmes metaforave baritore, ku elementet e faunes, vijnë nëpërmjet kafshëve shtëpiake, ajo edhe metafora e tokës, arës, baltës që njesohen në poezisë për jetën rurale të fshatit apo edhe qyteteve provinciale.
a) marrdhënia mes provincës dhe kryeqytetit, duke njohur poezinë e Agollit, që në
fillesat e tij, marrdhënia mes provincës dhe kryeqytetit ishte tepër e dukshme, që në poemën madhore: Devoll-Devoll, (Agolli: 1964), me vargjet: Unë shpesh,/Devoll, nuk jam i qetë/Unë shpesh,/Devoll, jam i pagjumë./…/Kur më bëre nga kjo baltë e murrme. Poeti e ka identifikuar veten me prejardhjen, pra me provincën, por tipologjia persiatëse provincial e poetit, nuk mund t’i shmangë elementet baritore dhe florale nëpërmjet kryemtaforës Devoll del çerdhja e fjalëve (Devoll /fshat /qytet /qendër /bashki /qytezë /provincë) njësitë sematike dhe organizimi stilistik, nëpërmjet vetëdijes lirike (Yzeiri: 2017). Formimi intelektual i poetit dhe shqetësimi për problemet e kohës, lidhet edhe me semantikën e fjalës: [balta], si polisemi dhe me shtrirje kuptimore, që lidhet me truallin, vendlindjen, atdheun , etnosin, traditat, jetesën, veshjet, zakonet etj., përmes njësive fjalëve-semike: bari, plisi, tërfili, shkëmbi, cjapi, trëndafilli, farë, arë, brazda duke përcjellë shumë imazhe, simbolika, metafora deri edhe motonimi :
- simboli plisit, (lidhja me tokën dhe fshatin),
- simboli baltës, (lidhja me atdheut, indentitetin e bujkut ),
- simboli etnik -vendor (lidhja me qëndresën dhe identitetin/ etnosin /zakonet /traditat),
në vargjet: Devolliu i vogël,/Takijen mënjanë,/Në hendek me baltë/Hodhi kajmekamnë
b) marrdhënia me fshatit dhe qytetit, poeti nuk mund të shkëputet nga toka, si mjeti
stilistikor por edhe si elementet socio-psikologjike, se lidhja me tokën është finsnikëria e bujkut, blektorit etj., ndaj vargjet: po, Devoll,/i tillë qenkam unë,/Paskam marrë baltën tënde arave,/Në një trastë leshi/ ndënë gunë,/për t’ia sjellë/ Lidhjes së Shkrimtarëve. Gjetja e elementeve të natyrës dhe shfrytëzimi i tyre nga poeti, si edhe raporti që ka njeriu me natyrën, shpalon jo vetëm uni poetik, por edhe universin e unit lirik, të librit të natyrës. Togfjalëshi: paskam marrë baltën tënde arave, në kohën e shkuar, për ta dërguar në kryeqytet dhe në qendër të saj, në Parlament, bën lidhjen mes mitikes dhe Univesale, toka + fshati = politikën + Tiranën. Vargjet: nuk e di/se ç’dreq poet më bëri/balta jote, bari yt i dendur/Unë jam një plisi yt i tëri , imazhi gjeografik që kalon nga perceptimi pamor në perceptimin konkret poetik, që e kthen njeriun fshatar në burim të humanizmit dhe fisnikërisë. Në poemën, “Baladë për babain dhe veten”, (Agolli: 1952) , vargjet: im atë tokën shumë e donte/Siç donte nënë e grua/Për tokën lodhej dhe rëkonte/Dhe djersën derdhte krua/Kur plis më plis hidhte hapin/I kishte hapi hije/Dhe zogjtë e malit udhë i hapnin/Me fjalë hirësie/Kur grushtin mbushte plot me farë,/Mahnitej kush e shihte,/Dhe era ndalte frymën në arë,/Që qejfin mos ja prishte, ka ndërthurur mallin për tokën dhe fshatin, që e ka ndjekur gjatë gjithë jetës, largimin e poetit në moshë të re nga fshati drejt qytetit (kryeqytetit) e ka përjetuar thellë. Kujtimet për fëmijërinë, natyrën e fshatit dhe vendlindjes, të trasmentuara në jetën e metropolit, në tiranë kurrë nuk iu fashit. Poezia, nuk ndihej mirë në atë mjedis të ngushtë borukratësh, lajkatarësh, njerëz mediokër dhe shpirvogël, si edhe zbrastësia dhe vetmia që të jep, jeta modern e metropolit të sotëm, me mjedisn fshatareske, që ruan gjurmët e një mjedisi të thjeshtë, të zymtë, të pistë, por maft të ngrohtë dhe me shumë gëzime, ku njeriu është në kontak të përditshëm me tokën, me natyrën, jetën, lirinë, erën, aromat, me të gjitha format e natyrë së fshatit, e rilidh atë me jetën rurale të provincave që sot janë urbanizuar në mënyrë të çmendur dhe kaotike.
c) marrëdhënia mes ruarale dhe urbanes. Nuk ka ndonjë teori të caktuar se çfarë e dallon
ruralen nga urbania, por vetë termi na jep një përkufizim ta paqartë. Duke e vendosur në planin e kontrastit dhe në planin e shprehjes, bashkë me planin e përmbajtjes, bashkëlidhet edhe në marrëdhënie figuraliteti gjysmësimbolike, sepse në një farë mënyre, kontrasti brenda teksteve të tilla herë-herë kanë një konfigurim kontrastiv, për të specifikuar një tekst që bën (mos)dallimin mes rurales dhe urbanes. Është shumë e vështirë që ketë kufij apo përcaktesa të tilla, se vetë poetët kanë një bosht të fshehur marrëveshjeje, në format e (pa)caktuara pragmatike të shkrimit.
BIBLIOGRAFIA:
1. Agolli, Dritëro: (1956): Poemë për babanë dhe veten, “Naim Frashëri”, Tiranë.
2. Agolli, Dritëro: (1964): Devoll, Devoll, “Naim Frashëri”, Tiranë.
3. Berger, Arthur Asa (2010): The Objects of Affection – Semiotics and Consumer Culture. New York: Palgrave Macmillan.
4. Bloom, Harold: (2004): Bloom’s Modern Critical Views Dante Alighieri: Haights Cross Communications, Philadelpia.
5. Brooke-Roze, Cristine; (1958): A grammar of Metaphor, London.
6. Çiraku, Ymer: (2009): Tripoli(si) letrar në Shqipërinë e shek.XX: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare "Letërsia dhe qyteti", “Skanderbeg books”, Tiranë.
7. Dado, Floresha: (2006): Intuitë dhe vetëdije kritike, “Onufri”,Tiranë
8. Eco, Umberto: (1979): Lector in fabula, Bonpiani, Milano
9. El – Furkan: (1989): Quran, përkth: Hfz.Sherif Ahmeti, Prishtinë.
10. Eliot, Tomas. S: (2018): Toka e shkretë, përkth: Gentian Çoçoli, “Aleph”, Tiranë.
11. Geninasca, Jacques: (2001): Semiotic Efficasity and effectivnes of the Text, Brepols, Thurnhout.
12. Hamiti, Sabri: (2009): Qyteti dhe provinca: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare "Letërsia dhe qyteti", “Skanderbeg books”, Tiranë
13. Hatibi, Ervin: (2004): Pasqyra e lëndës, “Ora”, Tiranë.
14. Holland, Norman: (1968): The dynamic of Literary, Response, Oxford.
15. Kadare, Ismail: (1960): Ëndërr industriale, “Naim Frashëri”, Tiranë
16. Konica, Faik: (2011): Doktor Gjilpëra, zbulon rrë njët e dramës së Mamurasit, “West Print” , Tiranë.
17. Krosi, Emrije: (2021) : Arratisja nga absurdi dhe depresioni shoqëror, “ExLibris”, Tiranë.
19. Lako, Natasha: (2016): Kundërpërfytyrimi, “Nakenad Books”, Tiranë
20. Londo, Bardhyl: (2020): Prilli i hidhur, “Toena”, Tiranë.
21. Marku, Rudolf: (2020): Rrathë të brendashkruar, “Onufri”, Tiranë.
22. Migjeni: (2009): Vargjet e lira, “Migjeni”, Shkodër.
23. Murry, J.Middleton: (1931): “Metaphor”, Contries of dhe Mind, second series, London.
24. Petoshafi, Laureta: (2020): Shiu dhe “Qyteti në depresion” i Bardhyl Londos, “Mapo letrare”, Tiranë.
25. Pozzato. P. Maria: (2005): Semiotika e tekstit, përkth. Dhurata shehri, SHBLU, Tiranë.
26. serviceproekt.ru/sq/internet/prezentaciya-na-temu-srednevekovaya-literatura-prezentaciya-na-temu/
28. Shehri, Dhurata: (2009): Letërsia dhe qyteti: Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Letërsia dhe qyteti”, “Skanderbeg books", Tiranë
29. Tufa, Agron: (2019): Zonja asnjeri dhe zoti askurrkush, “Onufri”, Tiranë.
30. Yzeiri, Ilir: (2017): Poetika e librit të natyrës, “Devoll-Devoll” të D. Agollit, “Tema ”, Tiranë.
31. Zhiti, Visar: (1994): Hedh një kafkë në këmbët tuaja, “Naim Frashëri”, Tiranë
Në fakt është një shkrim i detajuar, analizë profesionale, që shkon në nivelin e një studimi të mundshëm. Dhe le të mos themi shkurt, faleminderit Emi, por le ta themi se ajo meriton më shumë përkushtim, më shumë respekte. Kjo prurje është një ese e mirë, që është mjaft është e qartë, koncize dhe e organizuar logjikisht dhe adreson plotësisht thelbin në arsyetimin, analizën dhe pyetjen që shtron. Autorja që ka marë në konsideratë elementin filozik urban thekson në detaje gjithashtu të menduarit dhe analizën kritike, dhe mbështetet me prova, sikurse janë referencat dhe bibliografia e cituar. Këtu janë disa cilësi të tjera të një eseje të mirë, ku natyrshëm mbetet ideja qendrore, pasi ka të mirëfilltë një ide qendrore…