top of page

Elbasani ra dhe u zgjua me art


Mjeshtri i violinës, artisti i Madh, Zeqir Sulkuqi

Elbasani ra dhe u zgjua me art


Elbasani po merr jetë, merr frymë, mer dhe rimerr realitetin e tij artistik. Dhe kjo falë një fryme të re, falë një angazhimi të ri. Falë asaj që me modesti e thotë mjeshtri Zeqir Sulkuqi, „Fitoi Muzika!“ e kjo ndodh kur ke ide, kur idetë i bën realitet dhe relaiteti kap vlera. Jo më kot e thotë artisti me Artistë Profesionistë, çdo problem zgjidhet më lehtë…

Në emër të Organizatës "Kulturë pa Kufi EGNATIA" kjo vjen si shenjë Respekti dhe Mirënjohje për jetën dhe vetë artin e jetës.

Me Protagonistët e Mbrëmjes Gala; me Tenorët Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Mustafa Imeri,me Sopranon Ulpiana Aliaj dhe Udhëheqësin Artistik Isak Shehu në Real Scampis (vendi ku shkëlqeu Spetakli) u ngritën dhe u ringjallën Perënditë e lashta, u ngrit në këmbë e zjarrta, u bë traditë fjal dhe e arta e saj.

Fotografitë plotësojnë atë që dhanë me shpirt e me zemër Maestro Leonardo Quadrini, Jenny Joanna Soulkouki (piano) si dhe Florenc Sulkuqi (violinë), të cilët u duartrokitën mjaft dhe fryma e tyre artsjellëse dhe art-përcjellëse erdhi dhe larg….



44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page