Elbasani në poezinë e surealistit Nikos Engonopoulos


Elbasani në poezinë e surealistit Nikos Engonopoulos

Dr Fatmir Terziu



Me të paharruarin Dionis Qirzidhi, mikun e madh të mjaft krijuesve shqiptarë e të huaj, korrespodenca ime e hershme me të, më ka bërë të mbetem gjithnjë në “gërmime” e lexime të vazhdueshme. Pak para se ai të sëmurej më shkruante se kishte një ese rreth tridhjetë faqesh për Nikos Engonopoulos, një nga eksponentët kryesorë të lëvizjes surreale në Greqi gjatë viteve të adoleshencës, i cili ka shkruar disa poezi për Elbasanin. Më shkruante se ajo që ai natyrshëm dëshironte ishte “përfshirja sa më e gjerë dhe pa paragjykime të kapjeve letrave dhe kulturore, ndoshta dhe kur u përkasin dy kulturave”. Dhe në atë moment kishte në thelb Nikos Engonopoulos.