top of page

Elbasani: A e dini se?


A e dini se?


Elbasani njihet si qyteti i luleve, blinave, portokalleve, ullinjve… Por a e dini se …?!


1. Lulet me nam që rrit Elbasani janë: jasemini, gojëasllani, zambaku, karafili, trëndafili, borziloku, nenexhiku, lulesahati, dorëzonja, lule mos më prek, sefergjeni, kanilçyce, lulemisri e shumë të tjera.

2. Inxhinieri i luleve Ligor Sqapi zëvendësoi plepat e mbjella në rrugë në atë kohë me blinin, portokallet, akasiet e të tjerë në rrugën e Gurabardhes.

3. Më tej këtë punë e shpuri inxhinieri i luleve Agim Karabolli.

4. Jasemini në Elbasan erdhi nga Misiri. Një i moshuar qejfli lulesh shkoi deri në Misir të Egjyptit për të blerë fara lulesh jasemini. Ai e shpërndau atë në të gjithë qytetin.

5. Pema „nazike“ e Elbasanit, Portokalli, e ka frutin me lëng edhe në Korrik. Kjo falë një tradite të vjetër përkujdesjeje.

6. Botanisti Mustafa Demiri i dha qytetit 200 lloje trëndafilash të sjella nga Franca.

7. Xhevdet Jolldashi mbajti në romb xhami për gati pesëdhjetë vjet të çelur lulen e jaseminit.

8. Isuf Myzyri u frymëzua nga bukuria e florës së pasur të Elbasanit në këngët e tij.

32 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page