EH,SA VUAN KY NJERI! EH,SA VUAN!
(dy poezi) Nga Përparim Hysi
1.Eh,sa vuan ky njeri! Eh,se sa vuan!
Eh,sa vuan ky njeri! Eh,se sa vuan! Është njeriu më fatzi, se dot nuk qan. Kurrë nga sytë e tij nuk bie loti Duket se për jetë e ka mallkuar ZOTI! Se që të qashë duhet të keshë një shpirt të brishtë Si mund të presëh lot nga një ANTIKRISHT?!!! Ky njeri që nuk qan dot dhe nuk di se ç'është loti Është më fatkeqi në botë dhe,për mua, është NJERIKOTI! Por ca më keq, ky njeri as nuk di të qeshë Konvulsohet si dreq dhe ngjan sikur përqeshë! Se të qeshurit,- thonë,- i ka rrënjët tek PARAJSA! Provon, nuk arrin dhe mend i bie plasja!!!
Duket me trup të shëndoshë dhe hiqet si i paepur Lehtë mund ta dallosh se gjallon si i vdekur. Se as qesh kur duhet, por dot as nuk qan Eh, se sa vuan ky njeri! Eh, se sa vuan!
10 prill 2020
2. DHE KY,TJETRI,VUAN ! Dhe ky,tjetri,vuan, por është i një"prerje" tjetër Zemëratën ky e mban, sa të shkojë në botën tjetër. Narcisist i kulluar ( mos guxo t'i prishësh"ajkën") Kurrë nuk ka për ta harruar,deri sa të marrë"hakën"!!!
Ka delirë madhështie dhe kërkon të imponohet Pret dafina lavdie dhe fëmijërisht gëzohet Mund të bëjë apostazi se"qëllimi justifikon mjetin" * Hiqet si një MBINJERI dhe synim të ketë pushtetin.
Shok nuk ka si ziliqar (askurkund "rival" s'i del) Po të ishte DANTE gjallë, do t'ia qepte sytë me tel.** Është"xheloz" i sëmurë, nëse ka në dorë pushtet Nuk duhet votuar kurrë,"Mbinjeriu" sjell rrëmet. Sepse kthehet në PËRBINDËSH,keqdashës dhe mizor Veç ai i gjithëfuqishëm"! Gjithë të tjerët:puthadorë!!! Shkëputet nga shoqëria,edhe mbyllet në vetevete Ky është vet neveria, tek e mbyll, sikur kam "ethe"!!!
* apostazi- ndërrim feje a bindjeje (për ktë rast) ** DANTE ziliqarëve ua qepte sytë me tel.
Tiranë,11 prill 2020
Niko Seferi: Ja bëra komentin mikut tim Poetit Përparim Hysit! Shumë bukur!
Hiqmet Mehmetaj: Një poezi e mrekullueshme ! Një fshikull e fortè dhe e merituar për ata që e meritojnë .Urime dhe respekte !