top of page

..eh, gratë e poetëve


..eh, gratë e poetëve


Poetët janë në muzën e tyre,

Ata punojnë pa metër...,

E gratë e tyre sodisin poezinë,

Stolisur me fjalë nga fantazia e tyre paksa e egër...


Sot,

...që dritën të çel, poeti duket i munduar,

Gjithë natën, në netët me hënë,

Mëngët përveshur, pak i trishtuar...

E mundimshme kjo rrugë, ata nuk flenë...


Gratë e tyre, të lakuara, dalin për kafe,

Njëra tjetrën kanë zënë shoqe nga fjalët...

Fjalë muzash në poezitë e burrave poetë,

Gjerdan poezish i lidhur si damarët!


Ku shkojnë ato me poezitë e burrave përkrahu,

Kur burrat poetë janë strukur në frymën e tyre?!

Si e njohin njëra tjetrën përballë?!

Revanshi i tyre, pjellë e poezisë së parrëfyer!


Pjesë e pashmangshme e begatë,

Për to, pranë krevatit me pasion mes ëndrrave endur,

Përzjerë me mall, zemër dhe etje,

Martuar me dhëndurët e poezisë së dehur!


Gj. Sh.

Shtator 2022

29 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page