top of page

EFEKTI POZITIV 


FAUSTI  I GETES , EFEKTI POZITIV 

Diamanta Zallta

 

E kam shume per zemer  FAUSTIN e Getes . Ai  beson tek e mira ,  beson ne mendjen e njeriut  dhe jo ne kerkesat e tij per kenaqesi- vese- shije  . Jam nga ato njerez te cilet  besojne se jeta ka me shume kuptime se sa kenaqesi shpirti , dhe se pa mendjen do te ishim nga ana  tjeter e krijesave te Krijuesit . Kete menyre gjykimi personazhi i Getes se Madh , Fausti ,  e pagoi me qindra menyra , jo te mira , ne kundershtim me Mefistofelin  , nje tjeter personazh mjaft i arrire i Getes qe perfaqeson duke pohuar si perfaqesues i se keqes .  Kurre sdo te desha te isha gjithashtu nje Margarite ne mes tyre . Ne fakt jeta kjo eshte , keshtu eshte ndertuar , njeriu te shoqerohet gjate gjithe rruges se tij  , nga forca refuzuese ne luften per te qene NJERI ,  sepse E BARDHA DHE E ZEZA NDODHEN AQ PRANE NJERA TJETRES , ne cdo kohe njeriu ka ne krah te tij ngado shkon edhe TE KEQEN  , e cila eshte e prirur te luftoje e te triumfoje mbi te miren . Vete Zoti ka lejuar që përkrah njeriut gjithë jetën të ecë djalli, e keqja, sepse jeta e njeriut eshte e mbushur me shume me sprova se sa me gezime  .

Mefistofeli dëshiron ta kënaqë Faustin me qejfet e jetës. Ta ndryshoje . Ai është i bindur që doktor Faustit ajo që i ka munguar në jetë kanë qenë pikërisht qejfet. Dhe në radhë të parë dy prej tyre: qejfet e pijes dhe qejfet e marrëdhënieve me femrën. Kjo ndodh  edhe sot me shoqërine njerëzore, ka  disa përpjekje jo edhe aq të sinqerta për të vënë p.sh. ndalim ligjor – si ne pije alkoolike, përfshirë drogat, dhe qejfe sensuale. Porse ne fund te fundit ´´Mefistofeli ´´ i cdo shoqerie dhe  mëkëmbësit e tij i vjelin të ardhurat e këtyre “sektorëve´´ qe realizojne ne fakt shumat marramendese  , duke shperngulur gjithashtu vemendjen  nga shkaqet e varferise , keqqeverisjes , fukarallekut te brezit te trete  , arsimit mizerabel .

Fausti është personifikim i shpirtit të ri, bashkëkohor, i afirmimit të aspiratave dhe forcave krijuese të njeriut, ne nje betejë ngadhnjimtare të së mirës ndaj së keqes . Atë e ka munduar mendimi se i ka kaluar jeta pa gëzime, por ndërkaq, përkundër gjithë atij mësimi, ai nuk u ka dhënë njerëzve idetë më të mira, me të cilat ato do të kishin mundur të bëjnë një jetë më të mirë materiale dhe më të përkryer shpirtërore. Njerezit per te ecur perpara duhet te kene nje motiv kreativ , nje motiv qe ti sherbeje jo vetem atij por shoqerise mbare . Në themel te BOTES qendron Vepra e Njeriut per ta ndryshuar ate per mire .  Për të vepruar njeriu duhet të jetë i motivuar. Sipas Faustit motivimi është lufta e të kundërtave, siç është për të lufta kundër Mefistofelit, simbolit të shkatërrimit. Me ne fund  , Gete e ve personazhin e tij te dashur , Faustin , te  arrije në përfundimin se i dobishëm është ai njeri, i cili mbështetet jo vetëm mbi arsyen, mbi shkencën, por edhe mbi dashurinë,  sepse kjo  e ndihmon shumë njeriun për ta përjetuar natyrën dhe jetën. Por përpjekja pör kete vjen me vuajtje të pandërprera , guxim e vetemohim ndonjehere . Në këtë pafundësi avancimi  Fausti  arrin kuptimin e vërtetë të jetës, se jeta është ngjitje e pandërprerë për në objektivin me te larte te arsyes . Dhe vetëm kështu njeriu mund të jete I lumtur  .

Fausti në thelb nuk i referohet qejfeve të njeriut, por mendjes së tij. Pa mendjen nuk mund të hedhim as edhe një hap të vetëm përpara, as individualisht, as shoqërisht.Duke lexuar kete Autor  te mrekullueshem arrij ne konkluzionin se - HAPJA E MENDJES , SHKON SI DOMOSDOSHMERI ME HAPJEN E KOHES!

Historia e zhvillimit të njerëzimit ka qenë dhe vazhdon të jetë një luftë shpesh në dukje e pashpresë, por gjithsesi e pandalshme, e paepur e forcave përparimtare për të mposhtur pengesat e krijuara nga forcat frenuese . Ketu mendoj se eshte dhe vete kuptimi I jetes .

39 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page