EDUARD HOXHOLLI: LIBRAVE ME TREGIME TË PROZATORIT, ELBASANASIT FISNIK, MUÇ XHEPA.

Jetë e zemra të thyera, qëndresë, shpresë, dëshira e dashuri të zhgënjyera në vendin e absurdit, ku neronë tërinj, më mizorë se etërit e tyre, gjeneralët e zinjasfiksojnë çdo frymëmarrje e zë lirie. Vrasin me frikën e urisë, çdo buzëqeshje e ëndërr fëmije, që pabuksit t’i thurin lavde neronit pleh, për të harruar errësirën e përzier hungërimën e ujkut celebruar me hienat e reja tëmarksizmit “demokratik”, që të harrojnë gjakun e sa e sa qëndrestarëve antikomunistë, të harrojnë kancerin e çelikut të partisë, të vaksinohen me vaksina virusin, të survejuar nga patronazhistë dymbëdhjetëmijë lekësh e të kërrusen përsëri para antinjerëzve, të flasin me veten, tëharrojnë dhe varret e të masakruarve për të jetuar si ‘skllavë modernë”, pa dinjitet, pa familje e gjini. Kërkojnë t’i quajnë “zotërinj”, të na mpijnë e të na kthejnë më “kadavra” , që të na buzëqeshë “rrospia” Europë , për të na zbukuruar me vrimë plumbi në rrëzë të kreshpës së hundës , hazinadarë, skëndërvillas, apo nga rrapinat stalinistë. Prushi i kujtesës përherë na ngroh , na mban zgjuar, na inspiron, pa e tepruar, na frymëzon për të jetuar, ky është flladi, që na dhuron proza mjeshtërore e MUÇ XHEPËS. Kush di të lexojë këto tregime, jo me sy, por me mendje e me zemër, merr prej tyre ndjenjë e përjetime, jo më pak se në prozën e Dostojevskit, Hygoit, Moposanit etj. Të mbeten në mendje me dritën e tyre, njerëz që nuk e shitën shpirtin, njerëz besnikë gjer nëqepallmbyllje të karakterit të vërtetë njerëzor, njerëz, qës’e mohuan kurrë lirinë e ndjenjave, njera , që s’pranuan kurrë të mohonin ekzistencën edhe kur jeta dhe shpresa veniteshin të gjakosura në kalvarin e tmerrit…Ndriçim i tyre, udhëzim për ata që kërkojnë t’i ndjekin. Për udhëzim shpirtëror, zëri i tyre drithëron edhe telat me gjëmba. I burgosuri tërhiqej këmbadoras. Ja zunë duart. Njollat e piritit i lanë me lot…(Motra). Vajtonte nëna natyrë…Perëndi ke krijuar?
Përshkrime delikate e po aq prekëse domethënëse…Dashuri. Flladi i freskët me aromë liqeni më mbush mushkëritë e më sjell në gjëndje dehëse…
Largon frikën. Një e kërcitur. Dera hapet. Është veshur me të bardha…(Pritja)
Sa këndshëm dallohet përshkrimi i tij, i veshur me timbrin e tingujve pikëllues, duke na sjellë me kohën e tanishme njerëz me gjithë botën e tyre të ndjenjave. Gjuha e butë, që i shëmbëllon pëlhurës së çmueshme, qëndisur me fije ari, u jep tregimeve filigramet përndritëse, shpresdhënëse për jetën e gjithëkujt . Gërshetimi i fjalive fare të shkurtra me fjali pa folje, dialogjet me folje të së tashmes. Po thuajse në të 14 tregimet, të mbjella me durim nga një lulishtar merakli i fjalës shqipe, fisnikut elbasanas, Muç Xhepa, janë njëkopësht, që ta ka anda të jeshë, pa çka se sorrat e sëdjeshmes trokasin ende me marshet partizane. Epitetet, metaforat e qëmtuara dhe të përdorura në portretizime e konfiguracione, lehtësisht të kuptueshme, janë dëshmi e një prozatori të plotësuar në një shkallë të lartë kulture, inteligjenca qytetare. Mënyra e çiltër e të treguarit me fjalorin dhe gjuhën e vetë personazheve jetësore, pa i shtrembëruar fjalët dhe shprehjet, jo vetëm, që shprehin vërtetësi të ngjarjeve, por përcjellin natyrshëm mesazhet. Muçi, nuk i bie pragut që të dëgjojë dera, por përkundrazi, troket miqësisht në memuarin e kujtesës. E fillon ta lexosh një tregim, por s’mund ta braktisësh edhe pasi i fshin lotët e një dhimbjeje, që s’harrohet, shkruan për njerëz, që edhe ti, bashkëmoshatari i ke njohur, ke biseduar, ke qeshur e ke qarë mbi shtatëdhjetë elbasanas e të tjerë bashkëudhëtarë të jetës sonë, me peshën e dhimbjes së pa thënë.
Tregimet e Muçit ndërtohen mbi ngjarje të vërteta, aspak të sajuara, me lirinë dhe pjekurinë shprehëse, nuk thur himne a ditirambe, as nuk urren, por me një saktësi tëçuditshme është i zoti i vetes së tij, gjëndet pranë shokut, mikut, vendlindjes së tij, jo si pasanik skllav i pasurisë, por si i varfër, që s’kërkon asgjë në thesarin e shpirtit, ka dashurinë, mbretëreshën e ndjenjave! Që këtej zënë fill embrionet e personazheve të një proze të re poetike, përmes diskurit historik, vjen tek e sotmja e pas 90-tës, që ka ndërruar vetëm kostumet, por jo kapterët, togerët apo gjeneralët e zinj. Qëndron në vargonin e penave disidente, që thotë se në këtë apokalips moral e shpirtëror, vështirë se do të mund të jetojnë dashunia dhe virtyti. Fjalori bujar, njohja dhe përjetimi i ngjarjeve, simbolika me thyerjet e befta gjatë rrëfimit, janë drita e shkëmbimit e një proze të re në lartësinë e sotme, që tëpërfshin në kujtime meditative.
…M’u zu firoma nga terri e vetmia
Qëkurse hëna u fsheh bota, nxin…
Më pikon zemra gjak, e psherëtin…
Si pus’ i zi më mbyti oh, trishtim…
Gri ishte ngjyra e shpresës
Në burg, por dhe tek ne si natë pa hënë…
…Nata e zezë është thyer,
Majat e maleve kanë filluar të dallohen
Uashington. Pranverë…
Jep - merr Shqiponja me përgjërim
O karakalecë! Jeni gabim!...

Tregimet e Uberit ndërthurën brënda tyre ngjarje e vende, ku veprojnë personazhe të vërtetë. Sigurisht në qendër të vëmendjes vendoset Elbasani, Krasta, Hotel Skampa, Kalaja, Metalurgjia etj, me njerëzit e thjeshtë, zemërmirë e të sinqertë, punëtorë, artistë, qëadministrojnë” të bukurën” tinëzare…Asaj, që i flet, tëka sjellë…
Mbresa e kujtimeve Qafë Shmili i Partisë , vendi ku dërgoheshin mësuesit me “kleçkë” në biografi, për t’u riedukuar. E, ndërsa Dardani, si hero epik, kishte kërcyer përpara saj në fundin rrëzimes dhe e kishte pritur nëkrahë. Autori na çon në Urën “Memorial”, pranëPentagonit, atje ku merren vendimet, për të çliruar, ata, që kanë humbur lirinë, ndërkaq kënga e Pepino Gahardit:
…Shtatori përsëri do t’vij
Por nuk ka për t’na gjetur
Edhe vetëm sytë e mi
Do t’kalojnë ndjenjën e tretur…
Gazi 69 i degës ndaloi poshtë. Godina ngrin…
Muçi Xhepa me rrëfimet e zemrës, nuk moralizon, ose nuk ngre lapidare për “feçorrë” të rinj, që me tingujt e marsheve partizane puthin portretin e Neronit Jo! Prush i kujtesës, gjatë e pas leximit të çdo tregimi, mediton dhe kujton vuajtjet e jetës tënde.
Në anën tjetër rinojnë degët e së vërtetës
me mirësinë që ndrit dhe përtej kësaj jete
Prej nga nis e zgjohet drita, si dielli në pyj’ e shkrepa,
në prozën tënde ngroh zemra
Ndër miq e shokë, O Muç Xhepa!
Paraprijës i një proze të re në përmbajtje, stil e formë, që zbulon të pathënat drithëruese me të lartën, të fismen, ndjenjë, dashuninë…
Sot, kur neronë banditë, vjedhin gjithçka, për të mbjellëligësinë, harresën dëshpërimin,Muç Xhepa, përcjell mesazhet jetëdhënëse. Gjuha lakonike e të shprehurit përmes krahasimesh, metaforash të qëmtuara e tëndërtuara në funksion të dukurive e të mesazheve, që na përcjellin. Realitetit i djeshëm, po dhe i sotmi në shkallëkombëtare mbetet gri dhe jo vetëm, konstatimi i tëkëqijave, por (si një thirrje e brëndshme, që mbrujt fjalën e Muçit) dhe si një dëshirë e shpresë për ndryshim. Këtë qasje…e ushqen gjaku i heronjëve antikomunstë; lulet e saj, metafora e jetës, prej nga fjalët i dalin me copëza gjaku. Ruaj ende të freskët trishtimin. Është një thesar vuajtjesh e heroizmi.
-Do kalonin shumë vite, që komunizmi të hante vetveten, një metaforë e rrallë :
nji i spinaqtë.
-Mirë se erdhët engjëj të shtrenjtë
-Hajdeni zogj në të ardhmen time
-Dy diamante u formuan në sytë e saj të bukur
-T’ia puthja buzët e trëndafilta
-Shiko kreshtat e maleve,
-Si gjerdanë perlash, vezullojnë…
-Mall dhimbjeje…një grua e imët nepërkë e gjallë; dot.
-Nëna natyrë vajton, lëkura e rrudhosur e fytyrës
-I futej thellë kockave, dukej në prej një bote tjetër.
-Në zemrën e qytetërimit të kashtë vendas, për fatin tim.
Më filluan mornica
Jeta është lojë, përziej letrat!
Fituesi qesh, humbësi qan!
Dhe ata, që kanë me shumicë, lipset ta ndajnë më shumësi përgjegjësinë ashtu dhe çmimin e saj në natyrë, urrejtjen dhe përbuzjen popullore …brënda gorgës dëgjohen krisma…e zotnija kthehet në të djeshmen…Merrja këngës…
Po thuajse po zbardhet dita
Në krah më ka mbetur…
Veç kujtimi tënd…
U bë vonë, më duhet të vrapoj
Nuk është koha të vajtoj…
Po shkrumbonin historinë e kombit…
Mirëmëngjesi trishtim…
Mik i melankolisë sime!
Nga bot’e rrënuar e fëlliqësia
Mos më vajtoni me pikëllim
Në qiell më të mirë Perëndia
Pranë ka ngritur shtratin tim…
Muç Xhepa, në të katra përmbledhjet e prozës së tij poetike, gërsheton lirizmin dhe tragjiken , të djeshmen me të sotmen, me shtrirje të gjërë, mbarëkombëtare,duke i dhënë kësaj proze kumbimin e dëshiruar për lexuaes tëshumtë jo vetëm të 90 -100 njerëzve, që u japin jetë e dritë tregimeve, disa prej të cilëve ndihen në novela, qëmbetet e hapur për t’i zhvilluar më tej. Muç Xhepa, prozator, shfaqet i qartë, i plotë, bashkëvuajtës dhe ngadhënjyes në këtë shkreti vlerash e serenitetit tëshurdhër, që për ditë e më shumë po ja del të shuajë çdo shkëndijë humane, që ndez zjarr dashurie në lirinë e agimit mëngjezor. Larg pesimizmit, por ngarkuar me dhimbsuni, zemra i flet, mendja kujton, dora shkruan për të mos lënë të shuhet apo të vdesë…dëshirën e demokracisë së vërtetë në Shqipëri.
Një burim i kthjelltë, i pastër gjuhësor përmes sintaksës autentike shqipe, nëpër rrugëtime e shtigje mendimesh…bukuroshja me dy palë fletë. Kjo është proza e Muç Xhepës. Me dritën e shpresës na këshillon : - JETA VAZHDON!...
I vërtetë, i thjeshtë, i kuptueshëm, grishës, mbresëlënës. Ndjesi e përjetimeve prej tregimeve të Muç Xhepës “Nësirtar”.
I gjendun në fundin e humnerës së fatit tim, mbushur me zhgunin e vetmisë, lexova me dëshirë rrëfenjat e Muç Xhepës .
Të kandshme, impresionues, kujtimtare e me tharm mbresëlanës. Vetëm një shpirt i ndritur nga mirësia, njëmendje e pjekur nga dija dhe nji zemër bujare, mundet t’i japin njeriut sot, dëshirën, fuqinë dhe sharmin, që tëshkruaj me ndjeshmërinë humane, tue qenë konfident me lexuesin plot halle, brenga e zhgënjime. Tue ruajtun vlerat e veta identitare, njerëzore, intelektuale e qytetare, Muç Xhepa, me tregimet autentike, vjen si një za i epërm i qytetarisë fisnike elbasanase. Përmes lirisë së çiltërsisë, dhunti e intelektualëve të ndershëm, krijuese, i dhuron gjithkujt, që di të lexojë arenën gjithëpërtëritëse delikate të dorëzonjës kujtimtare, tue i dhurue mendjes se zemrësflladin përkedhelës të kujtimeve, krejt lirshëm, qënga Radio- Fatosi gjer te “Kubana” – risjell vërtetësisht njerëz, elbasanas, ngjarje të së djeshmes sterrë, kur buzëqeshja ngrinte në buzë, loti shuhej në plagë…Ndërsa unë me zor mbaj emocionet, që të mos më shfaqen lotët e dhimbjes. Kërkoj t’i fsheh në errësirën e kohës pa kohë, bashkë me kujtimin e natës së fundit…Fati i kujt në këtëjetë s’meriton mëshirë?! …Dikush ka gërryer bojën. E morën jashtë trëndafilin e çamërisë…Rrapini, dhuratë e Stalinit, gjymtonte jetë, si capini mbi një pishë të re. Njënjohës dhe përdorues i mirëfilltë i shqipes amtare, Muç Xhepa, nuk xhonglon me fjalët, përkundrazi, tue i vendosun natyrshëm në fjalitë e shkurtëra të sintaksës tëelbasanishtes letrare, u jep energjinë përshkruese, bukurinë e epërme të kreshtave përjetuese jetëpërtritëse.
…Sy të zinj, sy të shkruem ; “Jeta është lojë”; ” Përziej letrat” !
- Fituesi qesh!; Humbësi qan.
- Po - E djeshmja, e linçueme, krahëprerë, e përgjueme, e ligshtueme, dhimbjesh, e vdekme pa vorr, e përzvalë, shurdhë dhe me diell qorr. E sotmja e zhgënjyme e tradhëtueme, e harrueme pa shpresë. E shushatun prej betonit të frikës ka filluar të harrojë edhe kur sofra e urisëe ushqen me lugë bosh. Më mirë lopë në Zvicër apo njeri në Shqipëri…Kush ka fajin? Proza e Muç Xhepës, e shkrueme prej një zemre të mirë, përndrit kumtet e dashamirësisë fisnike. Muçi nuk predikon, nuk moralizon, por si bebëz reflektuese e fton lexuesin tëkujtojë për të mos harru përbindëshat e sojit “haznandar” villat e nunxhurët…
…Jashtë pranë dritares qëndronte pema gijotinë . Nëerrësirë dallohej dega që kishte mbajtur trupin e brishtë…Më thërriste…Por, thotë Muçi, shpirti i butë dhe liridashës nuk mund t’i rezistojë hienërisë…Si njëintelektual i plotësuem ma së miri, jo vetëm që asht vetvetja, por me tregimet, që shkruen ndershmërisht, pa i lejue vetes të bjerë në konformizëm, kumton mirësi…
LIbri me tregime i Muç Xhepës, vjen si gu - gu - ja grishëse e kumurisë elbasanase, që na zgjon mëngjeseve, si për të na kujtue, se vdekjen nuk e sjell pleqëria, por vetmia dhe harresa. Nga kopshti i blertë i shqipes gjithëpërtëritëse, Muç Xhepa, në tregimet e tij, mbjell si kopështar merakli, tue rrallue apo shkulë huazimet prej gjuhëve të tjera.
Një i ditur, shprehej – John Milton – “është si një qiri, qëka dashurinë dhe dëshirën, të gjithë njerëzit t’i ndriçojë”. Muç Xhepa asht zani i përmallshëm i kujtesës, përmes përshkrimeve mallëngjyese të përjetimit. I vërtetë, i thjeshtë, i kuptueshëm e mbresëlënës. Muçi shikon prej ujëdhesës së kthjellët të botës së vet…
…Një dorë qiellore më ngre nga vendi.
Jam duke lexuar jetën e Olimpias, mbretëreshës me flokë të kuqërreme si temperamenti i saj i zjarrtë. Gjak shqiptari. Nisem duke u lutur, që të mos sjell me vete “Virusin Kinez”kur të kthehem. Kam prindërit tëmoshuar. Babai me humor thotë, se po ngjit katin e dhjetë…I goditur prej nimfës, që futej sin ë shtëpinë e saj , nuk po dija ç’të bëja. Ju prezantoj Eudorën…
Leksiku bujar i Muçit, si zymbylat “Taberi” të Elbasanit, i kultivuem me merak viteve e dekadave të jetës së tij, nëkopështin e mrekullueshëm të shqipes, i jep tregimeve, jo vetëm hijeshinë dhe kërshërinë përfshirëse e përjetuese në atë që rrëfen, por edhe përndritjen natyrshën tëvirtyteve më të larta njerëzore si dashunia, respekti dhe mirënjohja për prindërit, dashunia e dashamirësia për njerëzit.
Më mirë të duash se të urresh!
Kumti ligjërues i Muçit asht i dukshëm, prekës, përmes të cilit lexuesi, krejt i lirë, si vetë autori, gjen copëza nga vetja. Muç Xhepa nuk shkruan e nuk boton libra për komercializëm, as nga marazi, si një zog në kafaz.
Brenda tij drita vegimtare e kujtimeve ka qenë e ndezur edhe përtej Oqeanit në Amerikën e lirisë dhe dinjitetin njerëzor. Malli për Elbasanin, vendlindjen e tij, për shokët e miqtë asht shkëndia që ka për dritë dhe ka zgjue pasionin e kahershëm për të shkrue. Në gurgullimën e freskisë së kacipekut të fëmijërisë dhe rinisë së hershme, kujtimet e heshtuna kanë pasë qenë zotër të dëshirave tëpashprehura sot si pika vese, mbi tranadafila përlot prej mallëngjimit, tue iu dorëzue çasteve plot ndjesi e përjetime. Në tregimet e Muçit, nuk flitet për filozofi apo i pushtetshmi, por njeriu mes njerëzve. Të përpunuara në kovaçanën e zemrës së tij, jetë-përshkrimet janë shpirtërore, Sot, kur kur bijtë e etërve mizorë, ngulmojnë të shkretojnë memorjen tonë për të na lanë, siç ishim , skamnorë, gjuhëprerë e të pabzanë, tue na prangosun me zinxhirët e frikës. Librat e Muçit vijnëpër lexuesit si shiu në Maj. Në to ndjehet një freski e kandshme, si ajo në majën e Krastës, që habitshëm tëshplodh e të mundëson të shijosh çastin dhe jetën ndryshe, tue përjetue dëshminë e klithmës sate qëndrestare.
Muç Xhepa noton guximshëm në detin e vet krijues me të vërtetat personale, mes miqsh e bashkëmoshatarësh, përshfaq përmallshëm atë që i ndrit në thellësi të shpirtit. E ç’duhet më shumë për t’u quajtur”njeri”, për të meritue emrin e atdhetarit, tue komunikue me bashkëatdhetarët jo vetëm në Amerikë, por edhe këtu në vendlindje? Nëmbrojtje të njerëzores e të vlerave që i japin kuptim jetës në tregimet e tij, ideja se njeriu vlen sa një çast dhe se çdo çast i njeriut vlen sa një jetë, ndaj duhet jetue me ndershmërinë dhe bukurinë e vet, tue qenë vetvetja.Sipas mendimit tim modest më ban të besoj se Muç Xhepa, urtësisht ngre nji cep të vellos së të ardhmes, si për të na kumtue, se e ardhmja do të jetë prologu i botimeve tëtjera, që ia dëshiroj me gjithë zemër . I ndershmi Muç Xhepa! Të përgëzoj me sinqeritetin tim naiv, për tregimet, që ke shkruar, e prej shpirti të uroj të mos ndalesh nga proza jote, prej nga ravijëzohen qartëkonturet e frymëzimit me tharmin e asaj që do tëshkruash më pas. Kjo botë e egër ka nevojë për fjalën e urtë. Ndërkaq, unë në vuajtje dërrmuese të fatit tim, si Kubana mes dallgësh për liri, zemërshkreta i ndala çastet e për ty shkrova vlerësimin . Miku im! Me kujtimet fluturova si zog në fluturimin, e lirisë përjetuese, besnik i mbeta. Se ajo që përndritet nga zemra nuk zbehet e nuk tretet, aty asht dashunia prej nga lind, jetohet dhe nuk ndalet jeta! Miku im tungjatjeta! Ke realizuar vetveten si prozator dhe si qytetar.!...
Elbasan 30 prill 2022
I nderuar Muçi! Tregimet e tua janë rrëfime të gjalla tënjeriut, të qytetarit, të shkrimtarit, tue i dhurue lexuesit ngjarje jetësore të vërteta. Ka depërtue në botën e njerëzve të thjeshtë, për të nxjerrë në pah vlerat e tyre, pa anashkalue “fuksat” dhe sigurimsat, siç janë sot patronazhistët.
Miku im Muçi!
Shqipëria sot, lakuriq, po gremiset munshëm drejt mjerimit, siç recitonte n’ato vite të zeza, Trifon Xhagjiko para gjyqit…”Vendi im, vendi yt…Kush e tha? Të shoh mirë pa syze, vetëm me mendje e me sy. Të vjedhin edhe kuletën bosh. Të jetosh?! Kush pyet. Kot. Ta kanë vjedhëe ta kanë vrarë jetën…Vetëm mirimangat përndriten nërrjetën vdektare.Turp! Atdhe!...
Tregimet e tua më ngjajnë me trandafilat aromatikë për skamnorët, të papunët mjeranë, por simbolika e tyre asht nji za i guximshëm, se shoqnia shqiptare duhet tëpastrohet nga mostrat e reja të neveritshme, që njësoj sinë vitet 1945 - 46- 47- 48, vrasin jetën.
(Prill 2022)
Kuptova qartë misterin e guximit dhe qëndesën shpresdhënëse të Muç Xhepës.
…Jeta është lojë…Përziej letrat!...Fituesi qesh…Humbësi qan!...
Tregimet e Muç Xhepës, “ Zëra të dhimbjeve të patreguara”.
I ndertshmi im, miku im!
Në kudhrën e ekzistencës sime, përpiqet që t’i ndal çekanët e ankthit të vetmisë, duke mbajt gjallë flakadanin e dëshirës për t’u njohur, përmes leximit përjetues me prozën tënde të lirë e inspiruese. Në prozën tënde dihat jeta, ngre kryre e vërteta e përndritur nga mirësia e njeriut, që njeh jetën. Përtej kohës në rrëfenjat e tua dëgjohen thirrjet:
– Përkushtim i epërm shpirtëror, stil i përkorë e mjeshtëror , përjetime e impresione autentike të njeriut shpirtmadh, fisnik, të urtë e modest, Muç Xhepa.!
Si një bohem i vërtetë, shkruan me dhimbsuni në dritën e dashunisë njerëzore, që s’i le të shuhet jeta. Tregimet e tij mbartin dhe i dhurojnë lexuesit aromën kandndjellëse tëzymbylave” Taberi”, por dhe drithërima shpirti për të gjithë elbasanasit e ndershëm, që u masakruan barbarisht nga kanibalët “hazinadarë”të komunizmit . Janë tingëllime rrënqethëse aktuale. Komunizmi, i dashtun Muçi, asht si fara e hisllit, nuk thahet, mbin aty ku ka plehna. E sot çfarë ka më shumë se sa plehna?!...
Të gjitha rruazat e kujtimeve, që i ke përndritur kandshëm në memuarin e së tashmes,
gdhendur krejt natyrshëm në ndërmendjen mirënjohëse me atë dashamirësi, të shokut, a njeriut, që i deshi tëtjerët si veten. Nëse sot ka mbetur ende ndonji kumuri dshamirësie, ajo është zemra e një njeriu, me shpirt tëbukur, që shpenzon kohën e tij, që t’u dhurojë të tjerëve kënaqësinë përjetuese të shëmbëllimeve delicate. Si copëza shpirtmirësie, të gjitha rrëfenjat, që ke shkrue, i ndershmi Muçi, e shplodhin lexuesin në bujanën mallëngjyese të çarteve kujtimtarë, në lirinë e patjetërsueshme të vetvetes.Me dritën e ndjenjave ja ke dalë të futesh në ujëdhesën komunikuese me freskinëjetëpërtëritëse të kujtimeve. Përgëzimet e mia të sinqertae njerëzve qëndrestarë, që ngadhnjyen mbi vuajtjet, mundimet gulakun komunist…
Me elmarin e lirisë tënde rrëfimtare, ti thyen vargun e formalizmit, që akoma ushqehet në grazhdaren neokomunistetë realizmit “gorkian”. Çudi! Edhe sot, si atëherë, biblioteka e qytetit tim, po aq e akullt, si vetë jeta në të njejtin regjim…
-MEDITIME-
Për tregimet e”Sirtarit” të intelektualit të qytetarisëelbasanase , Muç Xhepa.
I ndershmi miku im!
Edhe se jam në hapat e fundit të udhëtimit tim në këtëkohë të mbijetesës sime...
Lexova tregimet e”Sirtarit”, Admiroj përpjekjen tënde. Vlerësoj zellin dhe guximin për të zbritun në thellësi të vetvetes dhe thirrjet e zemrës, me urtësinë dhe mençurinë e mendjes, ia ke dalë të përndritësh për lexuesin, mbresa e përjetime të freskut kujtimtar. Të mbrujtuna dhe të ruajtuna në dritën e shpirtit tand. Rrëfenjat dëshmojnë vërtetësisht dashamirësinë, respektin dhe nderimin për sa e sa elbasanas, që u venitën e u shuen, pa e parë dritën e lirisë, por edhe të sa e sa të tjerëve, si unë, që po shohin paftyrësinë dhe amoralitetin e sotëm postkomunist.
Timbri yt i butë, dlirësia dhe natyrshmëria autentike e tëshprehurit, ashtu si valëzimet e buta, që puthin bregun, ngjarjet përkëdhelin kujtesën e gjithësecilit, zgjedhja, temperimi i fjalorit, axhustimi, për me largue çdo gërryerje fonetike, dashamirësia dhe ngrohtësia me të cilat përshkruan njerëzit, ngjarjet përmes shqipes së kullueme, janë sa impresionuese po aq dhe kujtimtare e të përjetueshme.
Tregime, që na kujtojnë se s’duhet të harrojmë . Mbase, sot në Elbasan e në Shqipni, njerëzit mezi po munden të mbijetojnë, të zhgënjyer, të thyer, të mbërthyr në morsën e vorfnisë, të frikës, të vjedhjes prej mashtrimit, mundet të gjejnë kohë, të ndërmenden e të lexojnë, pasi kanënevojë të ndjejnë e të përjetojnë flladin ripërtëritës tëkujtimeve për të afërmit, shokët, miqtë e bashkëqytetarët, tue i gdhendun çdo kohë postulatin qiellor, se në shpirtin elbasanas fle vullkani i pashuem i dashunisë njerëzore. Kjo është kujtesa dhe rrëfenja jote, ky është kumti i jetëpërshkrimit tand shpirtëror dhe artistik.
Përzemërsisht, vlerësimet dhe urimet ma të mira!...
Elbasan. Prill 2022.
Fletorja
-Më fal se të pyes: Pas burgosjes së Visarit në Spaç, çfarë ndodhi me poetët e tjerë?
-Asgjë, disa u transferuan në Tiranë.
-Po fletorja origjinale…
Asgjë s’e zhduk thesarin shpirtëror dhe fisnikërinë e ndjenjave njerëzore të ndershëm.. Nuk e di a do ta kenë mundësinë të kenë në dorë librin tënd:“Përtej kësaj jete”.e doemos dhe dy librat e tjerë. Sidoqoftë, në kërkim të lirisë së shpirtit, që ka zbukurue përjetësisht njerëzit e thjeshtë, fisnikë, të ndershëm, tashma, profili yt, si rrëfimtar qëndron autentik e origjinal, jo vetëm se ti je me personazhet, me tan ç’kanë të tyren, mbi të gjitha dashuninë për të cilën, ka e do të ketë “uri”e gjithë bota njerëzore!!!
- F U N D-








Comments