top of page

…Edhe vala e detit na përqafoj !


Skicë

Nga Xhevahir Cirongu


…Edhe vala e detit na përqafoj !


Duke hedhur mbrapa krahëve ;;Pandeminë'' ogurzezën e globit për njerëzimin,erdhi dielli qërshorit i vitit 2021, ku pas vaksinimit të njerëzve,vjen ajo buzëqeshje e brendshme e shpirtit njerëzor.Nga kjo mbyllje e gjatë nga virusi vdekjeprurës për njerëzimin, prap jeta merr frymë lirshëm, dhe petalet jetëdhënse fluturojnë me atë buzëqeshje edhe më të bukur si më parë anë e mban globit.Kështu ndodhi me të vërtetë edhe me mua në takimin me mikun e shokun e letrave shqipe, i cili vinte nga Vushtrrria e Kosovës.Atje nën rrezet e diellit të datës 14 qërshor 2021, te Shkëmbi Kavajës në bregdetin adriatik, takohem me shkrimtarin e mirënjohur në Kosovë,Shqipëri e në mbarë trevat shqiptare, z. Bedri Tahiri.Plazhi në Golem tashmë i pastër, me rregull dhe i sistemuar me gjithë parametrar e kohës, u thotë mirë se vini të dashur plazhistë!


Valët e detit shkumbonin me bardhësinë e tyre, por edhe bisedonin me fjalën e tyre të zhurshme ''magjike'' me njerëzit e ardhur nga vende të ndryshme për plazh.Ishte ora 9.00 e mëngjesit të datës 14 qërshorit 2021, dhe tek hoteli ''Al - Maro'',takhem me Bedri Tahirin.Një takim i përmallshëm, sepse kishim shumë muaj pa u takuar nga bllokimi prej virusit.Një takim i ngrohtë sa njerëzor po aq miqësor.Biseda merr udhën e saj drejt historisë e letërsisë. Është kënaqësi, dhe fat të njohësh njerëz të tillë, sa njerëzor, por edhe intelektual,të shkrira në këto të dyja në trallin e atdhedashurisë për vendlindjen.Një kafe e thjeshtë, por ajo merr vlera me dhurimin e librit të autorit Xhemail Ali Peci me titullin ''Adem Jashari dhe zjarri i shenjtë i shqiptarizmit në veprën e Bedri Tahirit''.Vërtetë një takim i bukur mes miqve,ku libri na dhuroi edhe më shumë ngrohtësi shpirtërore.Por edhe unë i dhurova gazetën ''Jehona e Skraparit''.Edhe vala e detit na përqafoj, sepse edhe atë e kishte marrë malli për njerëz e miq për ti thënë ''Mirmëngjes !'' .


Golem, Shkëmbi Kavajës, 15 qërshor 2021

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page