top of page

EDHE UNË KAM MBUSHUR 80…


KRISTO ZHARKALLIU…

EDHE UNË KAM MBUSHUR 80…


NGA KRISTO ZHARKALLIU…


Para dy muaj-më 14 nëntor 2019- kur mbusha 80 vjeç,nisa të shkruaj diçka për këtë date por nuk pata kurajo ta mbaroj. Ndihesha tepër i trishtuar dhe shkrimi m’u duk tepër pesimist. Ishte pesimist më shumë për të kaluarën time tetëdhjetëvjeçare që më dukej tepër e mangët ndonse në jetën time private mund të them se ja kam arrituer mjaft mirë, duke pasur një familje të mirë dhe të suksesëshme. Veçse qëllimi i jetës së njeriut mjafton kjo? Nga ana shoqërore mund të them se shumë pak gjëra u arritën nga ëndrrat e mia të herëshm.Kalova në shumë peripeci, disa here rrezikova dhe kokën,përballova ndjekjet politike- si nga lindja (atdheu) ashtu dhe nga perëndimi dhe nuk jam penduar për përpjekje e mia me kaq rreziqe që kalova. Dhe tani në këtë moshë ndihem krejt vetëm! Nuk kam një shok,një mik me të cilët mund të rri e të pi kafe-qoftë një raki!- dhe të bisedoj shtruar- shtruar…Shumica e miqve ose kanë vdekur ose janë zhdukur-gjithsecili ne hallet e veta… Thamë, nga ana familjare jam plot,por për një njeri që dikur mendonte e besonte se përpiqej për përmirësimin e shoqërisë dhe në përparimin e vendit mëmë,a mjafton kjo? Mos ishte rastësi që para disa viteve kishim zbuluar fjalën “kotësi”? Thoshim: e kem kot se askush nuk na merr parasysh-nuk na merr seriozisht -më në atdheun tone të dikurshem!

Por…a nuk jam pesimist përsëri..? Lexova poezinë e Pëllumb Kullës se sot “jam 80 vieç” dhe mora kurajo. Sa here lexoja shkrime të Pëllumbit kisha përshtyjen se i shkruante një njeri me moshë të re se ngahera në shkrimet e tija frynte një ajër i freskët. Si ore 80 vjeç? Ai djaloshi i mënçur që me shkrimet e tija di ngahera të na kënaqë dhe të na jape këshilla e shpresë?

Disa here sikur humbasim kuptimin e kohës. Ndërsa për vete numërojmë vitet-disa bëjnë dhe festë ditlindjeje,unë jo,- harrojmë të bëjmë të njëjtën gjë për të tjerët. Besojmë se të tjerët qëndrojnë në vend. Papritur mendon se s’ke pse të shkosh në vendlindje (unë ëndërroja Voskopojën) sepse atje nuk do të gjesh më asnjë nga shokët dhe miqt e tu bashkëmoshatarë me të cilët shpresoje dikur të takoheshe dhe të flisje për peripecitë e jetës tënde., Ç’u bë kështu? Ja zgjohesh një ditë dhe thua…sikur të udhëtoj në Korçë,Voskopojë Tiranë e gjetkë dhe ku do shkosh? Cilin do të gjesh?Dikur ëndërroja të shkoja dhe në Levan, në Shtyllas ku qesh i internuar në moshën 15 vjeç, por cilin do të gjej atje? Vendi, fshati, qyteti dhe Atdheu nuk ka kuptim pa njerëzit e dashur pa miqtë dhe shokët e rinisë.

S’të njeh njeri, s’të pret njeri. Νdonse tani nuk mungojnë tetëdhjetvjeçarët as në Shqipëri…por më e keqja shumica e tyre ka ikur në…kurbet janë shpërndarë në të katër horizontet e botës. Fatmirisht-thua se na erdhi në ndihmë ne të mërguarve- u zbulua interneti dhe papritur bota u zvogëlua,komunikimi i njerëzve u bë shume më i lehtë.. Ndryshe si do të lexoja unë shkrimet e Pëllumb Kullës ose dhe shkrimet e Fatmir Terziut që na hapi një dritare me Fjalën e Lirë? Ja pra këto janë të mirat e kohës sonë dhe nuk duhet kurrsesi të ndihemi pleq se u bëmë 80 vjeç përderisa kemi shëndetin të mirë. Ja, para disa ditëve për Vit të Ri m’u kujtua një mik në Tiranë _mik I vjetër- dhe një të afërm në Australi.U dërgove një urim dhe m’u përgjigjën Brenda disa orëve. Ose brënda disa minutave (Le të mos harrojmë mundimet tona që të komunikonim me dike në telefon dhe na duhej orë dhe disa here ditë të tëra të na lidhnin…Ju kujtohet?!)Nuk flasim për Europën,p.sh. me Zvicrën komunikoj disa here në ditë. Patjetër pra miku nga Tirana më gëzoi shumë. Është Akademik dhe ka shkruar disa libra për Ali Pashë Tepelenën. Fjala është për Irakli Koçollarin të cilin e pata njohur kur ishte shumë i ri, djalosh-jo se unë isha i moshuar aso kohe. Mesazhi tij më dha të kuptoj se akoma kemi disa gjurma në Atdhe dhe mund të shkojmë ndonjë ditë…në vitete e ardhëshme..

Synimi im me këtë shkrim ishte t’i uroja #Pëllumb #Kullës: Dhe 80 vite të tjera se tani është kaq i…ri! Dhe njëherë të falenderoj mikun #Fatmir #Terziun për këtë dritare të madhe atdhetare që na ka hapur nga Londra!

Dhe së fundi t’u jap kurajo të gjithë tetedhjetëvjeçarëve kudoqofshin se …akoma kemi forca të ndihmojmë Atdheun dhe le të na duket kot. Besoj se pena(!) si e Pëllumb Kullës janë gjithnjë të mirëpritura për mbarëvajtjen e Shqipërisë sonë (!)


46 views3 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page