top of page

Edhe Hitlerit partinë nuk ia ”dhuroi” njeri


E dëgjuat Edi Ramën se ç’tha?

Ai tha:

“Partinë Socialiste mua nuk ma dhuroi njeri.

Më linin jashtë te shkallët e Pallatit të Kulturës, më mbyllnin derën”.

Kjo është shumë e rrezikshme!

Kjo ngjan me historinë e Adolf Hitlerit dhe pak më keq se ajo, në fillimet e saj.

Edhe Hitlerit partinë socialpunëtore të Gjermanisë (që, me të hyrë në ‘të e me të marrë frenat, e shndërroi në parti fashiste) nuk ia ”dhuroi” njeri. Edhe ai simpantizant i saj ishte fillimisht (edhe Enver Hoxha simpantizant i grupit komunist të Korçës ishte para 8 nëntorit 1941), që ndiqte mbledhjet nga jashtë dyerve dhe dritareve, dhe, që kur e pa njëri nga shokët socialistë, i cili doli jashtë dhomës për nevoja personale, e ftoi të hynte brenda në mbledhje, ku, fillimisht, Adolfi i ri vetëm dëgjonte, pastaj, herët e tjera, filloi të diskutonte, më tej e pranuan me të drejta të plota në organizatën socialiste, ku u shqua si orator dhe, duke mos u ndalur në qëllimin e tij ogurzi, mori frenat e të gjithë partisë, duke arritur atje ku e dimë të gjithë.

Historia e Edi Ramës është pak më ndryshe.

Siç e pohon ai vetë, i kanë mbyllur derën dhe e kanë lënë jashtë te shkallët e Pallatit të Kulturës. (Kurse Hitlerin e futën brenda…)

Ky është rasti i dytë, në dijeninë time, që “shokët e partisë” e bullizojnë Edin, po të kemi parasysh një video të fillimviteve ‘90- të, që qarkulloi në internet, ku duket qartë se si Ilir Meta bullizon hapur Edi Ramën para nja 10 shokëve (shikoni ku arriti sot marrdhënia e tij me ‘të, pasi e mori pushtetin qendror në 2013- ën me ndihmën e tij dhe, po me ndihmën e tij, në 2015- ën, edhe pushtetin më të madh lokal).

Psikologët na mësojnë se njerëzit e bullizuar në fëmininë e tyre (ca më keq në rininë e tyre, si ky rast) kthehen në njerëz të rrezikshëm për shoqërinë, më vonë.

E, megjithatë, në thënien e fundit të Edi Ramës ka një pasaktësi, kur thotë:”Mua nuk ma dhuroi njeri partinë socialiste…”, çka lë të kuptojë se e ka fituar me punë.

Por, po të kujtojmë thënien e Fatos Nanos, ish- kryetar i ps- së, se “Unë e solla Edi Ramën nga rrugët e Parisit me thonj të paprerë…”, arrijmë në përfundimin se ai është i katapultuar në atë parti, pra nuk ka merita zhvilluese brenda saj, derisa mori frenat, si ai “shoku” në Gjermani, 100 vjet më parë. (Kujtoni se ngjarjet më të rënda ndodhin çdo 100 vjet. Vërtet që ky person nuk ka as impakt rajonal, pa le më botëror, por është rrezik për atë lokal- Shqipërinë.)

Nga ana tjetër, ky njeri e kujton partinë çështje “dhurimi” dhe jo bindjeje politike, prandaj e katandisi në një sekt sorosian të rrezikshëm për vendin, prandaj socialistët e ndershëm të dikurshëm dhe ata të rinj evropianë revoltohen sot kundër tij, dhe që duhet ta bashkojnë pasnesër votën dhe ca më vonë, në mos me koalicionin opozitar, me partitë e tjera, me qëllimin e parë të vetëm: nxjerrjen jashtë skene të këtij njeriu të ulët, nënmediokër, si tip shoqëror, dhe shumë të rrezikshëm, si tip politik.

Bëni kujdes të lartë pasnesër me votën dhe mbrojtjen e saj!

Një rrezik i madh i kërcënohet Shqipërisë!

(Ju flet “diplomacia e re shqiptaro- amerikane”!

“Ju flet “Zëri i Amerikës!”)

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page