E VERTETA HISTORIKE ESHTE MESUESJA ME E MIRE E NJE KOMBI


Atdhe Geci

Ata qe nuk e njohin mire te shkuarën, janë te dënuar qe te përsërisin herë pas here gabimet e se shkuarës por me kosto shumë të lartë. E vërteta historike është mision për një historian te vërtet. Betimi i historianit duhet te jete e vërteta dhe vetëm e vërteta, pasi ai është hetuesi, prokurori dhe gjyqtari ne punën e tij. Duke qene se kam studiuar për histori dhe juridik këtë pune di ta bej mire, dy here. Ka nga ata qe me sugjerojnë qe unë nuk duhet te them te vërtetën gjithmonë pasi ne si komb na duhen mite, heronj dhe tradhtar qe ne fakt i ndau si te tille politikisht epoka komuniste por jo historia, se ajo nuk merret me etiketime dhe epitetime si hero apo tradhtar. Fshehja e te vërtetës ne këtë rast, është akt shume i rend kundër etikes profesionale dhe interesit kombëtar pasi një komb qe nuk njeh historinë e tij, do përsëris gabimet e se shkuarës. Kushdo qe mendon se duke mashtruar ka ndihmuar kombin e tij është shume gabim, sepse ai e ka çuar shtetin dhe kombin e tij ne rruge pa krye. Ne shqiptaret kemi shume histori dhe nuk kemi nevojë për mite, mashtrime dhe rrena por për te vërtetën qe na është fshehur, për te na sunduar dhe zhdukur.

Ne punën time si historiane, jam munduar te jem shume besnike dhe e sinqertë me faktin dhe ta transmetoj atë, si është dhe ne asnjë nga studimet e mija historike, nuk ka një etiketim për një figure historike si hero apo tradhtar dhe nuk do te këtë kurrë se kam një standard njerëzor dhe profesional te lart. Unë vlerësohem ne pune për sjelljen e fakteve dhe argumenteve mbi to ne mënyre te paanshme dhe pa u përfshire vet emocionalisht dhe tek librat e mi jam shume e ftohte, ndërsa ne jetën time private ne komentet, vlerësimet, mendimet eshte e drejta ime ti shpreh ato edhe ngrohte sepse tjeter eshte shkrimi i historise ne baze te fakteve dhe tjeter mendimi im per to. Te drejtën e shprehjes dhe mendimit ma ka dhëne ligji dhe Zoti dhe për këtë nuk i jap askujt llogari për aq kohe sa ruaj etiken dhe edukatën.

Tek dy librat e mi “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha 1878-1918” dhe tek libri “Si e krijoj Austria-Hungaria shtetin shqiptar 1912-1913”, sillen skenat dhe prapaskenat e pavarësisë, krijimit te shtetit, copëtimit te territorit sipas arkivave dhe autoreve te huaj dhe vendas. Ne te dy studimet unë si autore sjell fakte dhe nuk mbaj vet asnjë qëndrim dhe kush i ka lexuar ato libra e di këtë. Madje jam kritikuar qe unë nuk mbaj qëndrimin tim dhe nuk jap mendimin tim qe ne fakt duhet ndonjëherë por e kam bere për te ruajtur ftohtësinë dhe objektivitetin dhe për aq kohe sa do shkruaj libra historik nuk do ta bej kurrë këtë. Shoh qe është përmendur emri im ne disa komete portalesh dhe njerëzish xheloz apo te pa informuar, por asnjë prej tyre nuk ka lexuar shkrimet e mija apo librat e mi, dhe kjo është një nivel kaq i ulet, sa me nuk ka. Njeriu kundërshtohet për punën e shkruar ne baze te fakteve. Ne histori nuk merret njeri me autorin personalisht por me faktin, sillen faktet qe vërtetojnë apo hedhin poshtë një fakt.

Vijmë me konkretisht ne teme. Ne prag te pavarësisë dhe copëtimit te vendit ka pasur disa faktor te jashtme dhe te brendshëm qe ndikuan për copëtimin e Shqipërisë. Përgjegjësia kryesore është e Fuqive te Mëdha qe coptuan vendin tone për te ruajtën paqen midis tyre por qe se ruajtën dot edhe duke bere kurban trojet shqiptare. Një fuqi ishte ajo qe donte një Shqipëri me troje etnike për interesat e saj kundër pansllavizmit dhe kjo ishte Austria dhe luftoi nga 1878- deri 1918, sepse kjo gjë i duhej asaj vet. Ajo lidhte ekzistencën e vet perandorisë Austriake me ekzistencën e Shqipërisë dhe si e tille pa diskutim qe do bënte gjithçka për te arrit këtë, pasi kjo ishte qenie apo mos qenien me për ata vet si shtet, pastaj për shqiptaret. Dihet se ca ka bere Austria qe nga albanologjia, marrëveshjet me jashtë me fuqitë e tjera, kërcënimet me lufte, ultimatume , mobilizim ushtarak me kriju Shqipërinë si shtet. Vetëm mobilizimi ushtarak i saj me 1 milion ushtar ne 1912- 1913 i kushtoi me dhjetra miliard dollar. Ne këto kushte një pjese e klasës politike shqiptare u mbështet tek Austria, dikush tek Italia, dikush tek Anglia dhe me radhe.

Perandoria Osmane ishte dobësuar shume dhe kishte konflikte me vendet Ballanike, te cilat donin te bëheshin Perandori ne tokat e shqiptareve dhe u lidhen ne Ligen Ballkanike për ti dhëne fund Perandorisë dhe me te edhe Shqipërisë. Serbia sipas te dhënave te arkivit Austriak, Serb, etj dhe te dhënave te sjell nga autor te ndryshëm Swire, Durham, Cana, etj, hyri ne marrëveshje me me disa drejtues shqiptare qe ta çlironin vendin bashke dhe me pas ata do u jepnin shqiptareve disa te drejta. Furnizimin me armë për kryengritjen do ta bënte Serbia sepse kryengritësit nuk kishin ku te mbështeteshin dhe kryengritja do fillonte kur Serbia te jepte urdhrin. Vet Dhimiter Apis i Dorës se Zeze( ai qe u be shkak për fillimin e luftës se pare Botërore) u takua me Buletinin dhe shqiptaret u zotuan qe te ruanin serbet e Kosovës dhe ashtu u be. Durham shkruan se Buletini i ruajti serbet( qe donte ti dëbonte turku nga Kosova ) por Serbet nuk e mbajtën fjalën. Pashic kërkoi bashkëpunim për çlirimin e Kosovës por nuk u premtoi shqiptareve autonomi, pavarësi jo qe jo, sepse ishin sipas tij, te papjekur për te bere shtet. Ai donte vetem aneksimin e Kosoves. Ne këto kushte filloi kryengritja dhe ne korrik 1912, kryengritësit kërkuan shpërndarjen e parlamentit osman, rrëzimin e qeverise dhe zgjedhje te reja( pak a shume ca kërkon politika jon edhe sot). Kryengritësit ishin kundër Xhon Turqve dhe kërkonin përfaqësim politik, pra deri ne korrik nuk kishte as kërkese për autonomi as për pavarësi. Ne gusht ne Shkup, shqiptaret e kishin ne dore perandorin qe te shpallnin autonominë ose pavarësinë dhe nuk e bene, se pati mosmarrëveshje midis tyre pasi Buletini me grupin e tij donte te shkonte ne Selanik dhe te nxirrte Abdyl Hamitin nga burgu dhe ta vendoste ne pushtet atë ne Stamboll. Te njëjtën gjë bene një pjese e shqiptareve edhe nga ana e Malit te Zi, se bashku me trupat malazeze luftuan kundër osmanëve. Nëse ne Shkup do ishte shpallur pavarësia, historia e shqiptareve mund edhe te kishte ndryshuar. Ndërhyri ne loje Austria ne këtë kohe dhe i kërkoi Portës autonomi për shqiptaret ne 17 gusht 1912 dhe bashkimin e 4 vilajeteve dhe ajo e pranoi këtë gjë ne parim, por ndërkohe Liga Ballkanike filloi sulmin ndaj osmaneve dhe raporti i forcave ishte 320 mije me 750 mije ushtar për Ligen Ballkanike qe mbështetej me armatim nga Rusia. Pra për trojet shqiptare luftonin 1 milion ushtar dhe shqiptaret ishin ca me një fuqi Ballkanike ca me një tjetër, ca neutral. Nuk pati asnjë ushtri shqiptare se edhe te kishte nuk luftohej dot me 1 milion ushtar, kështu Shqipëria u vu para zhdukjes. Serbet dhe Fuqitë Ballkanike e zaptuan territorin dhe filluan masakrat mbi shqiptaret, ku u vranë me mijëra. Analiza historike A duhet te bëheshin disa krerë me fqinjët apo te rrinin ende me osmanet? Disa mund te thonë po sepse xhon turqit nuk u jepnin te drejta shqiptareve, disa mund te thonë jo se fqinjët na donin te na zaptonin territorin dhe te na zhduknin, asimilonin dhe dëbonin. A mund te kishim një ushtri shqiptare qe te çlironte vet trojet? E pamundur ne ato kushte pa ndihmën e një fuqie të madhe. Nëse beri mire kjo apo ajo figure politike qe beri këtë gjë apo atë gjë, kërkon një analize te thelle historike bazuar ne faktet dhe pasojat qe erdhën me pas. Edhe Toptani, Bib Doda, Zogu, Hoxha dhe madje e këta sot, kane pasur marrëveshje te hapura apo te fshehta me serbet. Gjithmonë ua kane sabotuar marrëveshjet vendet e mëdha qe kane interesa ne Ballkan. Gjithmon serbet nuk e kane mbajtur fjalen dhe gjithmon kane kerkuar vetem territor nga ne.

Vijmë ne Jug te vendit qe nuk beri kryengritje ndaj Osmaneve. Diheshin pretendimet Greke për Epirin dhe aty Greqia mendonte se e kishte kontrollin me ane te agjenturave te veta, investime me fe dhe shkolla. Marrëdhëniet e Qemalit me Greqinë kane qene te shkëlqyera dhe ne kushtet kur ne Greqi, shumica e popullsie ne atë kohe ishte Arvanite ishte normale, por kur erdhën kretanet ne pushtet, ata u tregun agresiv ndaj elementit shqiptar si ne Greqi edhe ne Shqiperi. Greqia pretendon se ne 1908, ka një marrëveshje me Qemalin qe Epiri i kalon Greqisë deri ne Karaburun te shkruar me dorën e tij, për ta pasur për prove. A ka shkuar ndonjë historian shqiptar ta shohi dokumentit arkivor e ta vërtetoj? Jo asnjë. Ja edhe nëse e ka shkruar, a kishte vlere ajo dhe a ka ndikuar? Disa thonë jo e disa thonë po. Serish duhet analizuar dhe vërtetuar kjo gjë. Ndërkohe Konsulli Austriak e akuzoi se ai i kërkoi atij qe ti jepej Janina dhe Çameria, Greqisë, po edhe disa shqiptare e akuzonin ate gjithashtu. Greqia do ndihmonte për krijimin e shteti shqiptar me municion por vetëm ne veri pasi ne jug ajo kërkonte te gjithë Epirin. Kështu ne 1911 ne memorandumin e Greces, Qemali u konsultua me ta dhe Greqia ishte dakord sepse ishte larg saj. Por ne 1912, Qemali tregoi zgjuarsi politike se bashkëpunoi me Austrinë dhe Berchtoldi e thirri dhe i dha një anije qe te shkonte e ngrinte flamurin, me qellim ta kishte një qeveri ne terren dhe Vlora nuk u pushtua sepse nuk e la Austria, Italia dhe Gjermania. Analiza historike A duhet Jugu te bënte kryengritje ne këtë kohe. Nëse po pse edhe nëse jo pse? Vijmë tek Qemali a kishte marrëdhënie te mira me greket? A e ka dëmtuar çështjen shqiptare kjo gjë? Dikush mund te thotë po, dikush jo, por kjo duhet analizuar dhe vërtetuar me fakte. A ka merita Qemali? Po. Ishte diplomat dhe politikan kalibri qe ne një moment historik diti te lozi dhe arriti me aq sa mundësi kishte, te ngrinte flamurin dhe pretendimet etnike te shqiptareve. Fuqitë e mëdha e akuzuan me pas për grusht shteti për rikthimin e Shqipërisë me Turqinë dhe e detyruan te dorëhiqej dhe largohej nga vendi. Kjo serish duhet analizuar nëse ishte apo jo ashtu siç ato e akuzuan. Një historian sjell faktet historike ai nuk krijon fakte por thjesht i gjene dhe i përcjell ato, i krahason analizon dhe asnjëherë nuk mban qëndrim personal subjektiv. Pastaj ne baze te fakteve shihen shume gjera te tjera. Kush është qëllimi me i lart i një kombi? Te ruaj jetën, gjuhen, kulturën, traditat, ekonominë dhe territorin e tij mbi te gjitha. Cenimi i jetës dhe ekzistencës se një kombi dhe i territorit janë te panegociueshme dhe te paamistueshme dhe politika gjithmonë duhet te bej kujdes qe te mos i prek keto limite kurrë. Ai qe ka lexuar librat e mi, e di shume mire qe aty nuk ka asnjë rresht nga mua por puna ime është sjellja e fakteve historike. Këto ngjarje historike rrëfehen tek dy librat e mi dhe ne fund te çdo faqe ka citim nga autoret dhe arkivat qe i kam mar dhe nuk ka asnjë gjë nga ana ime. Kjo është puna ime profesionale. Një individ i zgjuar lexon, heton dhe nxjerr mësime nga historia, ndërsa një njeri pa mentë e fsheh atë sepse mendon se duke fshehur gabimin i shërben vendit te vet, ndërkohe qe e do e perserise serish po atë gabim, por pasojat herën e dyte janë me te mëdha.

Vërejtje Liria ime e te shprehurit, menduarit janë te panegociueshme, pasi ato vijnë mbi qenien time. Mënyra se si unë jetoj jetën time është ne përputhje me etiken, edukatën dhe unë kurrë nuk i shkel ato qofte ne marrëdhëniet personale por edhe ato me publikun. Jam një njeri qe shoh vetëm pune time dhe nuk i bie ne qafe askujt. Një kor me lloj lloj njerëzish shpirtvegjël dhe me njohuri te kufizuara ne këtë fushë dhe qe shpesh as kane lexuar ndonjë libër ne jetën e tyre, duke marre shkrime nga portale qe i botojnë ato për klikime dhe bëjnë statuse dhe komente ndaj meje dhe kjo thjesht për shkak te xhelozisë se suksesit ne pune time, sukses qe unë e kam me mund, djerse dhe gjak qe i dedikohet një pune gati çnjerëzorë. Këtë kategori nuk e kam fare ne konsiderim, pasi shkrimi është për publikun e edukuar dhe qytetar qe ka kulture te lexuari dhe kulture personale , pasi kjo kategori nuk do kuptoj asnjë rresht nga këto qe unë kam shkruar, se e ka te limituar te kuptuarin. Ne lidhje me librin e fundit qe është dokumenti me i vjetër i gjuhës shqipe, kam pare gjithashtu disa pakenaqsi per botimin e tij. Pse nuk duan disa qe ky dokument te ishte edhe ne shqip dhe ne anglisht? Ca pune ju prish ketyre njerezeve qe shqiptaret ta kene ate ne shqip, se nuk e kuptoj dot kete gje? Kujt i qenkan prishur interesat kaq shumë? Thjesht është kontributi im modest, me njohurit e mija dhe te ardhurat e mija personale për vendin tim dhe kjo nuk ka pse te shqetësoj asnjë. Ne këmbim te saj nuk dua asgjë, se unë e bej për vendin tim, se e kam per detyre. E di qe te merresh me historinë e Shqipërisë është shume e rrezikshme sepse preken interesa shume te mëdha por qëllimi im është mbrojtja e vendit tim me anën e shkencës.

12 views

Shkrimet e fundit