E keqja më e madhe ..
- Apr 16, 2023
- 1 min read

E keqja më e madhe s'ēshte ky shi qē s'po resht Por qielli i mbyllur mbi tē Unē isha mēsuar ta shoh nē tē vetveten Tani s'shoh mē gjē
E keqja më e madhe , s'ēshtē largimi yt Por gropa që le prapa, kur ike Unē mund tē rrēshqase nē tē ndonjē ditē Dhe larg qoftē ,tē mbytem
E keqja mē e madhe , s'ēshte kjo dritē qē u fik Por terri qē pērhap ngado dhunē Nga prania e tij mund tē mē verbohen sytē Ose tē bēhem i terrtē dhe unē
E keqja mē e madhe ,s'ēshtē ky fēmijē qē po qan Por fakti qē spo del dikush , ta qetēsojē Nga ky shkak mesdita mëri po na mban Dhe e nesērmja do tē vonojē tē zbardhojē
E keqja më e madhe ,s'ështe kjo pemë qē e prenë Por vdekja qē do tē shpallet pas pak Nga dhimbja për të mund të më plasē ndonjë venë Ose të pësoj ... ndonjë atak








Poezi qe le vrage ne shpirt, qe te ngjall pezimizem, por e brendshmja e poetit eshte tjeter gje, hapesirat e mundshme per te pare boten ndryshe, me shpresen e madhe.