top of page

E falënderoj me mirënjohje


Bashkim Beqiraj

MIRËNJOHJE PËR BIRIN E VENDLINDJES BASHKIM BEQIRAJ PËR BOTIMIN E LIBRIT “KUJTIME PËR VENDLINDJEN KROPISHT VLORË”



Nëpërmjet facebok-ut, u lidha me komunikim me djalin e mrekullueshëm Bashkim Doko Beqiraj, i cili më ndihmoi të botohet libri “Kujtime për Vendlindjen Kropisht Vlorë”. Në mesazhet që shkëmbenim, ndieja emocione për dashurinë që djali Bashkim ka për fisin Beqiraj dhe për Kropishtin. Dashamirësia e tij e veçantë, ishte një nxitje dhe inkurajim për mua, në punën për mbledhjen e materilave dhe shkrimin e këtij libri. Ai me shumë përkushtim punon në dheun e huaj, për një jetë më të mire dhe me shumë humanizëm nxorri mundësoi daljen në dritën e botimit të librit të vendlindjes.

E falënderoj me mirënjohje birin e dashur të vendlindjes Kropisht Bashkim Beqiraj, që më ka dërguar informacione me fotografi për shumë familje të fiseve të tjera të Kropishtit. Midis të tjerash më shkruante:

" Unë e vlerësoj shumë këtë që bëni për fshatin tonë Kropisht, se për fat të keq sot njerëzit kanë ndryshuar shumë. Nuk e kthejnë kokën mbas, por mendojnë të ecin përpara, por të vetmuar..."

E falënderoj për intersimin e frymëzimin për të botuar librin kushtuar Vendlindjes Kropisht

Duke lexuar informacionet për jetën tij të kapin emocione.të fuqishme kur meson se si fëmija bëhet prind në moshën e adoleshencës shkollore. Të shkoje në shkollë dhe të punoje njëkohshisht e më shumë të ecje në këmbë për të shitur dru në lagjet e Vlorës, qe një sakrificë mbinjerëzore dhe kur këtë sakrificë e bënë një nxënës shkolle, sakrifica shpreh qëndresë në emër të jetës deri në madhështi…Bashkimi, me vëllezërit, që fëmijë formuan para kohe karakterin punëdashës për nevojat e jetës, sfiduan vështirësitë e shumta dhe ia dolën të mbanin në këmbë një familje dinjtoze. Edhe pse ishte 12 vjeç, kur u largua nga jeta babai, djali para-adoleshnt ndjeu përgjegjësi për të ndihmuar nënën Elisaveta Beqiraj, që të përballonin vështirësitë e jetës pa baba. Ata që kanë vuajtur në jetë bëhen të fortë mendërisht e fizikisht.

Kishin kaluar pesë vite që jetonte me mungesën e babait të tij të shtrenjtë, kur Shqipëria e ngurtë dhe e izoluar u hap, duke zbuluar realitete të reja gjeopolitike, drejt të cilave do të synonte. Në atë kohë të vështirë të ndryshimeve politike, në kushtet e papunësisë dhe anarshisë, tek djaloshi 17 vjeçar Bashkim Doko Beqiraj po piqej ideja e një emigrimi të vështirë, pa mbështetje ligjore. Dhe në ato momente bluante në kokë vendimarrjen për t’u larguar, për të cilën shkruan:

“Në vitin 1991 vendosa të iki në emigracion. Ika e shkova në Greqi dhe nuk tregova që do ikja. Mbas 3 muajsh, u lidha në telefon me familjen. Në muajin maj 1994 erdha në Itali, ku banoj edhe tani, në Bolzano. Mbas 6 muajsh të vësshtira, gjeta punë në një ndërmarrje druri. Këtu mësova të gdhendja në dru. Punova 21 vite si skuptor. Në vitin 1997 u njoha me një vajzë. Në vitin 2001 u martova dhe krijova familjen me bashkshorten Romina Beqiraj. Fillova jetën e gëzuar familjare, e cila më lumturoi me lindjen e vajzës së shtrenjtë Sofia në vitin 2017…”

Prindi Bashkim Doko Beqiraj ka formësuar karakterin e fortë, duke mposhtur vështirësitë me punë e vetëm me punë dhe nëpërmjet punës me zotësi, këmbëngulje,vullnet të hekurt e me dije, ka fituar me talentin e tij specilitetin e artit skulptor, duke qenë duarartë me veprat që krijon.

Bashkim Beqiraj duke punuar

Jam befasuar nga energjitë e tij për punë, por më shumë më ka mahnitur shpirti tij bamirës. Është tepër i veçantë, me një botë shpirtërore të pastër.Është shumë human. Ka ndihmuar bashkëfshatarët kropishtjotë për dokumeta e sistemim në punë dhe këtë të mirë nuk e ka bërë për interesa egoiste, por mirësia i buron nga zemra, ashtu siç ishte babai tij i nderuar Doko Sali Beqiraj, që shpërndante vetëm mirësi. Bashkim Beqiraj është sinonimi i mirësisë, atë nuk e ka skllavëruar kopracia e parasë, por rrezaton fisnikëri e humanizëm për të gjithë kropishjjotët. Biri i dashur i vendlindjes Kropisht, Bashkim Doko Beqiraj është me vizione e kulturë qytetare europiane dhe nuk harron kurrë vendin ku ka lindur e është rritur me mundime. Konkretisht kishte lexuar në adresën e facebook-ut “Vendlindja Kropishht Vlorë” një publikim për botimin e librit për vendlindjen Kropisht, në të cilin unë kam përshkruar vlerat shpirtërore të gjyshërve,prindërve dhe bijve e bijave kropishnjote. Kërkoja ndihmë nga ata që do kishin dëshirë ta botoja këtë libër. Ishte i vetmi që më dërgoi mesazh, duke shprehur dëshirën për botimin e librit.

Bashkim Beqiraj nuk është i pasur, por ka shpirtin me shumë pasuri shpirtërore e dashuri për vendlindjen Kropisht. Zakonisht ata që kanë pasuri materiale e financiare janë kopracë e skllevër të parasë e nuk dhurojnë bamirësi. Me mirënjohje e falënderoj birin e vdendlindjes Bashkim Doko Beqiraj për sponsorizimin e librit “Kujtime për vendlindjen Kropisht Vlorë"

Qatip Mara

Nju Jork, 11.11.2020

117 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page