
E DUAN APO NUK E DUAN SALIUN?!
NGA KRISTO ZHARKALLIU
E vërteta është se kam shumë kohë të shkruaj diçka për ato që ngjasin në Shqipëri,madje besoja-dhe besoj- se fjala ime nuk ka asnjë rëndësi më në Atdheun tonë. Në një farë mënyre kisha filluar t’i përmbahem asaj që ka thënë dikur miku im Abdurahim Ashiku: ‘’Kot e kemi askush nuk na jep më rëndësi!’’ Akoma besoj se kot e kemi por nganjëherë na zë nostalgjia dhe na duket vetja se jemi pjestarë të atij vëndi nga ku kemi ikur dekada të tëra dhe të shumta. Megjithatë nga njëherë harrojmë se kemi pushuar të jemi pjestarë të atij popullit dhe atij vendi dhe përderisa në të kaluarën pata shkruar me qindra artikuj dhe dhjetra vepra të tjera- të gjitha duke pasur rrënjët në Arbëri mundem edhe njëherë të them fjalën time për dukuritë e çuditëshme që vëmë re në Shqipërinë tonë...Dhe nuk janë pak çudirat shqiptare...çdo vit diçke madhe do të ngjasë që të na mbajë në pritje megjithse përfundimi në raste të shumta nuk janë ato që presim dhe mbetemi të zhgënjyer! Shqiptarët kanë aftësinë të na befasojnë ngahera si një popull tejet vital me një gjallëri që edhe vetë nuk e kuptojnë dhe nuk e besojnë...
Viti i kaluar dhe ky që po kalojmë mund ta quajmë vitet e Sali Berishës. Për vete asnjëherë nuk kam qënë simpatizant i këtij njeriut të egër. Po, që në fillim kështu më është dukur: I egër dhe brutal gjë që e kam shprehur në shkrimet e atëherëshme, atje nga fundi i shekullit të kaluar. Historia e ka treguar se ky njeri i ka sjellë shumë mjerime Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përgjithësi. Sapo erdhi në pushtet hodhi bandat e tij të egra që të shkatërronin gjithçka kishte ndërtuar populli shqiptar me gjak e djersë për 45 vjet diktaturë komuniste dhe menjëherë nisi terrorin kundër atyre që kundërshtonin politikën e tij shkatërruese...Shumëçka nga këto janë shkrojtur që atëhere- duke filluar me provokacionin e masakrës në Shkodër dhe deri në zhdukjen e ish bashkëpunëtorëve të tij që e kundërshtonin politikën e tij antikombëtare dhe një nga këto ishte dhe furnizimin e Sërbisë me karburante që të shtypte popullin e Kosovës Këto janë të njohura dhe shkruhen përditë në shtypin shqiptar: nga zgjedhjet e 26 majit, piramidat e tmerrëshme që varfëruan edhe njehere deri në palcë shqiptarët, grrushtin e shtetit 1998, Gërdeci dhe vrasjen barbare të demostruesve përpara kryeministrisë me urdhër të tij gjë që e ka pranuar publikisht! Madje dhe vrasja e Azem Hajdarit nuk ishte rastësi, si nuk ishte Olldashit dhe Gramoz Pashkos! Të gjitha këto janë të njohura dhe po i përmëndin përditë portalet dhe gazetat shqiptare. Me një ndryshim të vogël dhe arrogancë provokuese!
Amerikanët e kanë dënuar dhe shpallur i padëshirues (NON GRATA) që do të thotë se po të shkelë ai dhe familja e tij në SHBA do të arrestohen menjëherë për krimet që kanë kryer kundër popullit shqiptar! Veçse duket se këto krime nuk mirren parasysh nga vetë shqiptarët-sidomos ata që i venë pas dhe ata që e durojnë dhe nuk lëvizin asgjë kundër tij. Është menjimënd brenguese se si punojnë organet e drejtësisë (së re) në Shqipëri! Dhe Saliu po merr guxim, po fillon të ringrihet dhe të kërcënojë akoma dhe SHBA! Madje bandat e vjetra që i kishin vënë zjarrin Shqipërisë janë ringjallur dhe po i shkojnë nga pas nëpër ‘’foltore’’ duke e zgjedhur përsër kryetar të partisë së tij që askurrë nuk kishte braktisur. Unë, si njeri me vullnet të mirë dhe që u besoj njerëzve, kisha shkrojtur më 1913 kur ai dha ‘’dorëheqjen’’nga kryetar i PD besova, si ndodh kudo në botë, se ai do të tërhiqej përfundimisht nga politika...Sa i gabuar kisha qënë, ndonse askurrë nuk besova se Luli ishte pavarësuar prej tij! U duk qartë pra se ai kontrollonte jo vetëm Lulin por edhe partinë, në krye të së cilës u zgjodh kaq lehtë(99%)!!!
Por kjo pak rëndësi ka. Kemi ndjekur gjatë këtij viti aktivitetin e Doktorit,kundër të gjithëveË kundër amerikanëve (ose ambasadorëve të huaj) kundër Ramës-që do të dukej e arsyeshme por, kryesisht, kundër ish Partisë së tij -dhe kjo nuk duket aspak e arsyeshme Arriti ta ndajë në dy pjesë partinë kryesore të opozitës duke sulmuar ish besnikun e tij Lulin si dhe të gjithë ish bashkëpunëtorët e tij në parti dhe në pushtet, kur kishte pushtetin! Kësisoj, mjerisht sot nuk kemi një opozitë serioze në Shqipëri...Ajo që brengos dhe habit së tepërmi është qëndrimi i masmediave shqiptare ndaj tij. Gazetat dhe portalet!(Nuk e di sisillen stacionet televizive se nuk i ndjek,por mësoj se nuk kaklon ditë pa u shfaqur në ekrani fytyra e Saliut thua se kanale junë në garë kush e kush do t’i marrë një intervistë plot helm!) Ndërsa të gjithë-ose një pjesë të paktën- e shajnë dhe e akuzojnë për krimet e kryera, nuk pushojnë kurrë që të mos e rakllamojnë në mënyre qesharake! Të gjitha, akoma dhe...Tema na bombardojnë për ditë me rekllamat për Saliun. Çdo fjalë që thotë Saliu botohet në faqet e para dhe me nga një fotografi të bukur ndoshta të retushuar dhe të madhe si ato që rrallë botonte dhe Enver Hoxha! Kur Edi Rama ka deklaruar se nuk flet me ‘’të vdekurin’’ pse këto gazeta dhe portale bëjnë si të çmëndura për çdo fjalë dhe...(Që të mos ndotim gojën) që lëshon Saliu duhet të rekllamohet madje të zbukurohet dhe me portretin e tij prej...liderit? Edhe kur e akuzojnë, edhe kur e shajnë, fotografia e tij është atje! Vetëm në Tema numërova katër fotografi të tij në lajmet kryesore të një ditë, po kështu në Panorama, Shqip dhe Sot akoma dhe në Shqiptarja sot e ‘’armikut’’ të Saliut, Bolino.(Nuk flasim për portalet që haptazi e përkrahin) A nuk është kjo një rekllamë gjoja ‘’negative’’ që i bëhet Sali Berishës? Më e arsyeshme do të ishte të bënin atë që thotë Edi Rama: ta injorojnë, të mos botojnë kërcënimet dhe akuzat e tij që kanë në shënjestër pushtetin dhe antiamerikanizmin!Merreni me mënd sikur të bëhej bojkotim të veprimtarisë së tij antikombëtare (se përderisa është shpallur ‘’armik’’ i amerikanëve nuk mund të quhet se është në favor të kombit shqiptar kur dihen lidhjet e ngushta shqiptaro amerikane, sidomos pas çlirimit të Kosovës nga shovinistët sërbomëdhenj të cilët Saliu i furnizoi me karburant kur ishte shpallur bllokada e OKB-së kundër Beogradit!) Mirëpo mjetet e informacionit masiv në Shqipëri bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë dhe na bombardojnë çdo ditë me deklaratat e fotografitë e Saliut!Dashur padashur na bëjnë të besojmë se tërthorazi i shërbejnë Saliut të cilët (shumica e tyre të paktën) janë blerë ose dhe shantazhohen se ...Saliu diçka di për të gjithë! E, të gjithato krime nuk i ka bërë vetëm,kishte dhe ai , ashtu si ka dhe sot, përkrahësit e tij! Por...duket se edhe ata që kanë qënë ‘’viktima’’ të Saliut, tashmë janë bërë-tërthorazi- përkrahës të tij sikur janë prekur nga ‘’sindroma e Stokholmit’’(Të kujtojmë Koha Jonë?) Vërtet kanë dëgjuar këta për të ashtuquajturën ‘’rekllamë negative’’?Sidoqoftë fakt është se personi më i biseduar dhe më i famëshëm sot në Shqipëri na qënka Sali Berisha. Dhe kjo falë të ashtuquajturave masmedia!!!
Ajo që ngjet me organet e informacionit masiv në Shqipëri më kujton thënien e poetit Kavafis këtu e 100 vjet më parë: ‘’Dhe tani ç’do të bëjmë pa barbarët? Ata ishin njëfarë zgjidhje!’’ Dhe ndofta dhe gazetarët e opinionistët shqiptarë kështu mendojnë. Ç’do të bëjnë pa Saliun?...
KRISTO ZHARKALLI. Athinë 29 maj 2022