top of page

E dashura ime!


Rakela Zoga Në natë! Të gjeta në natë, ku flenë dhimbjet. Pikëllimi lodron ëndrrave të vyshkura. Pa zhurmë I afroj hapat e mallit, Të flas nën qerpik, me buzëqeshje të ngrirë. Mundohem të belbezoj, fjalë dashurie. Të pathëna, të padëgjuara ndonjëherë. Kam frikë se fle edhe të trembin, Veten pyes, ti le në gjumë apo ti sjell. Nguroj, ëndrrën e lotit, zgjoj për ty sonte. Në pritje të agimit, që vonë do të çelë.  Vargun e gjatë të mendimeve fsheh zemra..  Gënjeshtare ëndrra, gjithë shpirtin ma vjedh.. Bie shi! Në trishtim fryn erë, brenda zemres Trokitjet dëgjohen si gurgullima.. Ngre dorën ti mbështjell, Vetminë sperkatin me oshetima. I përshëndes me zgjimin e lotit, Në një trup bojqell,e kaltert dhimbja. Krahët mbeshtillen rreth vetes Pa përqafim e gishta.. E bere prush, perveloj, ditët netet Gjithshka që të fala ty.  Enderimi luan në flakë,  Shkrumb ajo portë, që të futi në gji.. Jashtë edhe brenda, gjithkund bie shi.. Natyre mbuluar lote, dëbuar ty!! Lundroj Ti deti, unë varka.. Lundroj e s'gjej kthim. Me mbyt të lutem, me valë përqafim.. Të thella puthjet. Notojnë veshur bulza. Krahët e kalterta, I ndiejnë si flutura.. Kane mall buzët  Në dallgë përkëdhelite.. Në buzën e bregut, I derdhem mërzite.. Veshtroj nga larg erën Strukur tek ty det.  Mjelme e bardhë sonte, Nesër s'di ç'më pret.. E dashura ime! Nata është e dashura ime. I ulem pranë, si në prehër dashurie. Veshur pelerine ëndrrash, Fryn era e kujtimeve.. Të thermuara puthjet. I tejdukshëm mendimi. Përqafuar mall, ku luan trishtimi. E flas, me të dashurën time.. Shendrohet në qelq..  Mi thyen dhimbjet, buzeqesh.. Nga larg, fryn erë veriu.. E bjeshkët ngrënë krye.. Qenka mall dashurie... Prej ëndrre! Të pashë me dikë tjetër mbrëmë në ëndërr. Zgjateshe drejt meje, po s'me prekje dot. Me ishe larg, e kishe ikur prej vërteti, Me sytë e mbyllur, natës i dhuroja lot. Hapa sytë, prane meje bëheshe gati, Vijë drejt ëndrrës, që mbrëmë me ish ç'faqur. Shtanga, ti i veshur ndryshe, bukur shumë..  Hidhje parfumin si të ishte ujë.. Të kujtova që të mungonte shalli.. U zgjata përsëri prej së gjalli.. E ledhatova, si kurrë më parë.. E çmendur isha, apo ç'isha vallë?.. Në natë ëndrra afrohej pa zhurmë, Si puthja e dikurshme, që e doja shumë. Tani, një lot dashurie, luan mes syve. Me përcjell, me mallin e kaltert të stinëve..

3 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page