top of page

Déjà vu

Feb 23, 2022
1 min read

Mirela Leka Xhava

Vij nga shekulli i kaluar, lindur në 966' Pas një viti u prishën kishat e xhamiat Por prifti më kishte bekuar atë natë Në natën e tretë, kur zanat mbi krye,hedhin fat.


Vij nga shekulli i kaluar,kur s'kish telefonë Kur kartolinave u vinim buzëkuq Kur pranverën qëndisnim në fustanë Kur refrenet i këndonim nën buzë.


Vij nga shekulli i kaluar, kur filmat ishin bardhë e zi Ndaj ngjyrat shumë nuk i desha Desha kalatë e kalldrëmet ku takat zhurmonin Ku fjala familje ishte shenjtëri.


Vij nga shekulli i kaluar, me njeriun e parë në hënë Kur Kometa Halley së largu përshëndeti tokën Kur rrëzuam sistemin e kalbur në rrënjë Kur kuptuam se ka veç një nënë...


Vij nga shekulli i kaluar dhe jetoj në shekullin e XXI Ku mesazhet janë virtuale, njerëzit të koduar Më duket sikur gjendem në dy botë paralele Dhe kur diçka më jep flash, them "déjà vu *".


Déjà vu*-diçka që të duket e ke parë a përjetuar më parë, të njëjtën gjë.flash

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page