top of page

Dyzimi- shprehje artistike


Nga Fatmir Minguli


Dyzimi- shprehje artistike e ekzistencializmit nè romanin bashkohor.

(Pèrsiatje pèr romanin "Dimra lufte- Hotel Balzak 73" tè Thanas Dinos, Neraida, Tiranè, 2021)

Gjethet e tij janè duart e mia,

Rrènjèt e tij janè zemra ime,

trungu i tij janè vitet e mia,

Qumèshti i tij, pikon pik, pik, èshtè jeta

Arkitektura e tij e cuditshme èshtè gjuha ime.

Poezia "Unè jam fik deti" nga Thanas Dino


Unè rebelohem, ndèrkohè ekzistoj.

Albert Camys

U desh thjeshtè njè telefonatè qè tè "ritakoja" pas kaq vjetèsh shkrimtarin dhe publicistin Thanas DIno. u deshèn vetèm dy ditè kohè qè nè duart e mia tè vinte romani i fundit i tij " Dimra lufte- Hotel Balzak 73" qè kanè nètitullin " Dy romane nè njè".

Edhe pse tè bashkuar dy romane tè vecantè, nè shikim tè parè ata janè ashtu vec e vec, por pas njè leximi intensiv apo tè ngadaltè do kuptosh se romani i dytè èshtè vazhdim i tè parit. Kjo ndoshta èshtè dhe artifica mjeshtèrore e "Fikut tè detit" qè tjetèr duket e tjetèr èshtè.

Jo mè kot solla poezinè e Thanas Dinos nè krye tè kèsaj pèrsiatje. Eshte vetè thelbi i narracionit tè kètij romani.

Nèse nè pjesèn e parè "Dinra lufte- 1942-1944" jepen skanime artistike tè ngjarjeve tè atyre dy viteve luftè nè Gjirokastèr, nè pjesèn e dytè "Hotel Balzak 73" kemi remineshencèn e pjesès sè parè., ku lufta vazhdon…me pleniume qè “presin koka” ….ndoshta njè roamn i tretè brenda kètij romani do tè vazhdonte me “fitoren” e bolshevikève…


Dhe Bedri Spahiu ligjèron para popullit tè Fushè Bardhès: “Ne kemi zgjedhur kampin ku èshtè Bashkimi Sovjetik, vend i madh i popujve tè bashkuar qè ngr sociializmin, rendin e ri qè do tè sundojè botèn….”

Dhe reagimi i Ismail Golemit, njè prej popullit, por bashkèthemelues i Ballit Komb ètar.

Dègjoni, popull i Fushès sé Bardhè, tè bukura i ka fjalèt Bedri Spahiu, po s’e dini c’kular ju hedh né qafè. Jua shtroi me lèvozhga karpuzi, po ta dini se c’gjarpèr ju pleks pèr gryke, do veni tè mbyti né lumè sot.”

Por para se tè kaloj nè mendimet e mia pèr kètè roman dua tè sjell njè pèrcaktim tejet tè saktè nga dr.prof, Josif Papagjoni pèr shkrimtarin dhe publicistin Thanas Dino:

"Pena poeTike letrare e Thanasit e futur thellè nè xhepin e brendshèm tè xhaketès, nuk gjente as lirinè e kèrkuar si kusht krjimi tè clirèt, as frymèzimin e vetvetishèm e pa kushte. Por sic ndodh me shumèkè tjetèr pas vitit 1990 ajo penè doli sèrish prej xhakete dhe Thanasi, me frikèn dhe panikun e vonesès teksa koha na plak, u sul arès sè letèrsisè pèr tè thènè e shprehur ato qè mè parè s'mundej assesi."

Dhe profesor Josifi me tè drejtè e quan Thanas Dinon "Bard i penguar nè letèrsinè shqipe.". I penguari qè nuk botoi mè poezi. Ja shihni biblografinè e tij:

Romani qè po diskutojmè, pjesa e parè, èshtè njè kronikè e skanuar nè qytetin e gurtè ku jeta e qytetit èshtè dhènè ashtu si nè njè film hipotetik tè viteve ' 60 nèn efektin e neorealizmit. Njerèz realè dhe njerèz tè sjellè nga mendja e autorit lèvizin nè rrugicat e nèn catitè e gurta tè shtèpive gjirokastrite duke predikuar kush pèr nacional- clirimtaren e kush pèr nacionalistèt. Ndoshta èshtè hera e parè qè nè njè roamn artistikshqiptar qè nga vitet ‘60 , tè ndeshemi me kètè lloj paraleleje, qè autori e sjell me njè vèretèsi klasike.

Bedri Spahiu e Tahir Kadare bèjnè xing me Golem Golèmin nacionalist dhe Tèrmet Tèrmetin nacional -clirimtar. Musine Kokalari, Hasan Dosti . Ashtu sic i pèrshkruan ngjarjet e atyre viteve tè vrullshme e nè njè vèretèsi tè ndricuar prej publicisti mjeshtèr, autori na tregon se "Njerèz qè kanè marrè pushkèn pèr njè luftè clirimtare dhe, nè rrethana tè ndryshme bien nè llogoret e luftès civile."

Autori me stil tè vrullshèm, bazuar né dialog e shumè pak né pèrshkrime tè kota jep saktè tharmin e ndarjes konceptuale ideologjike mes dy partive shqiptare. Ishte Jogosllavi- shpjegon bukur autori qè e prishi gjithcka dhe Shqipèria ra né grackèn dhe robèrinè pansllaviste. Me mijra faqe janè shkruar pèr kètè ndarje e prap ka pèr tè diskutuar por pena e Thana Dinos e ka tè fortè mellanin dhe bukur e thotè nèpèrmjet gjuhès sé popullit.


Nè romanin e dytè èshtè po ai rremb, edhe pse ndodhesh ne vitet ‘70 shfaqet hijet trashègimtare tè nacionalistève e sidomos tè fanatikève konseratorè komunistè, ex nacianal- clirimtar. Janè po ato skema- thotè autori duke komentuar personazhet sa né zyrat e shtèpisè redaksionale tè letèrsisè aq edhe dhomat e hollin e hotel “Cajupi” allias “Balzak” né Tiranèn e atyre viteve. Duket sikur autori na e sjell Gjirokastrèn me tè gurtèn e saj né Tiranè.

Né kètè libèr Thanas Dino shfaqet me njè narracion tripleks ku ndèrthuren e shkrihen mes tyre ritmi i tregimit tè legjendave tè mocme, frymèzimi poetik dhe dialekti puritan gjirokastrit. E vec kètyre tè mos harrojmè se publicisti nuk shkèputet dot nga vetja dhe herè herè forma tè ngjashme me publicistikèn e tij origjinale feksin mes rreshtave tè romanit.


Né romanin e parè ka njè begati personazhesh ku bèn sy Qemal Karagjozi e ndèrsa enumeracioni i emrave tè krijon bindejn se autori sikur kèrkon njè algoritèm e pret tè gjej zgjidhjen e dilemès sé komunizmit tè vjetèr e tè ri.

Dhe romani ndjek romanin. Nuk èshtè fati i vetè Thanas Dinos qè u dènua nga vetè Enver Hoxha por èshtè fati i qindra e mijra tè rinjve qè né vitin e mbrapshtè 1972 morèn dènime pa fund pèr liberalizèm. Njè liberalizèm qè u luftua pèr tè mbrojtur xhaketat e vjetra tè partisè sé lugès sé floririt.

Thanas Dino me kètè roman i bèn skanim edhe ngjerjeve tè kohès sé plenimut tè katèrt tè Partisè sé Punès né vitin 1972. Me nje tis transparent ai mbulon dhe zbulon ato qè ngjanè e jo vetèm pèr Thanas Dinon por dhe pèr Faik Ballancèn, Viktor Qurkun, etj. Pjesa e romanit tè dytè èshtè pikèrisht pèr luftèn mes plenuimeve konservatore dhe mendimit tè lirè jo vetèm tè artistève ku fenomeni “spiunim” ishte ngritur né nivele tè frikshme, qè o pèrshkruan aq bukur autori nèpèrmjet mardhènieve me Savèn, bashkèpuntore e tij né zyrat redaksionale. Aq tronditèse janè kèto faqe saq+ edhe vetè autori shkèputet pa dashje nga stili i qetè i narracionit dhe shpèrthen né stilin ritmik qè tè kujton faqet e roamanit tè parè me luftè. Ai edhe atè periudhè e quan luftè. Simbolika e Thanas Dinos èshtè origjinale herè né emrat e personazheve e herè me verè personazhin si Allamani, shok klase me Hitlerin. Eshtè njè simbolikè qè bazohet né “fjalèn” e me tè vèrtetè po tè shikosh titujt e librave publicistikè tè Thanasit do gjesh shpesh fjalèn “ fjalè” e jo mè kot edhe ky roman i ri ka né strukturèn e tij dialogun, pèrplasjen e mendimit me fjalè.

Vetè dyzimi i ngjarjeve, e vetè futjes sp dy roamneve né njè janè shprehje e njè eksiztencializmi tè vecantè qè autori e trashègon qè nga rinia e tij e goditur. Vetè poezia e tij “Jam fik deti” èshtè inspiruesi kryesor i kètij romani. Ai ishte dhe èshtè ekzistencialit sepse e kupton thelbin e jetès dhe rebelohet duka na e dhènè romanin mbas tridhjetè vjetèsh pas vitit tè sh+èmbjes formale tè komunizmit shqiptar. Komunizmi shqiptar u quajt né literaturèn e sotme sociologjike dhe maoizmi shqiptar aq shumè ndikoi né psikologjinè e shteteve tè Europès, sllavizèm dhe maoizèm e kurrsesi perèndim, oksident.

Gjithcka pranohej por jo shkelja e parimeve tè partisè!

Durrès gusht 2022


Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page