top of page

Dyzetë poetë në një pamje




Doli inga botimi libri i autorit të mirënjohur shqiptar, Xheladin Mjeku. Libri me titullin „PANTEONI I FJALËS“ përmban kritika, analiza dhe studime për „Dyzetë poetë në një pamje“. Është një qasje thuajse mjaft pozitive e autorit dhe një arsye më shumë që ky libër të marë vëmendjen e mjaft lexuesve. Për këtë arsye po sjellim dhe parathënien e vetë autorit në këtë libër.


PARAFJALË


Çdoherë më ka preokupuar njohja e sa më shumë krijuesve dhe veprave të tyre letraro-artistike, që janë mirëpritur nga lexuesi. Fryma inspiruese, përkushtimi dhe ndjeshmëria shpirtërore kanë lënë mbresa në qenjen time prej vrojtuesi, duke më obliguar që sa më bindshëm ta shpërndaj tek adhuruesit e pasionuar të poezisë këtë rrezatim ndiesor për ngjarje e fenomene që provokojnë unin e tyre krijues. Në kuadër të kësaj pune të pandalur, kam shpalosur vlera autorësh të ndryshëm, veçanërisht në këndin e prodhimtarisë poetike, qoftë nga Shqipëria, Kosova, por edhe nga krijues që jetojnë dhe krijojnë në shtete të ndryshme nëpër Evropë, e deri në kontinentin e largët të Amerikës, me dëshirën e vetme që të kemi njohuri sa më të mira për atë që krijohet gjithandej kah jetojnë e veprojnë ata, të cilët mund t’i konsiderojmë edhe ambasadorë të kulturës sonë kombëtare që prezantohet nëpër botë. Përqueshmëria e mesazhit për paqe, dashuri njerëzore dhe prosperitet përmes fjalës poetike bëjnë që edhe bota ta kuptoi se vërtetë ndodhet dikund një popull, që, jo vetëm e kërkon lirinë me pushkë, por kultivon lidhje të mira miqësore edhe përtej kufinjëve të gjeografisë së vet kombëtare.

Në vazhdën e këtij angazhimi për asnjë çast nuk do të ndaloj së lexuari e vlerësuari edhe emra e vepra të tjera,

që do t’i bashkohen këtij karavani të krijuesve që po sjell këtu. Prandaj, nga numri i konsiderueshëm i krijuesve që kisha fatin t’i takoj përmes prodhimtarisë së tyre letrare-artistike, për këtë përmbledhje vështrimesh dhe analizash përzgjodha dyzetëshin simbolik, që përkon me përvjetorin e paraqitjes sime në botën e letrave, e në veçanti daljen në opinion me shkrimet e para nga diskursi letrar, eseistika dhe kritika letrare, në përgjithësi, si sprova të para, që do t’më përcjellin pandalur për katër dekada.

Derisa shumica nga këta krijues edhe më tutje sjellin vlera të reja poetike me librat që botojnë, disa poetë të tjerë tashmë nuk janë fizikisht në mesin tonë, por veprat dhe mesazhi i fjalës së tyre vazhdon të shpërndajë rreze drite për brezat që vijnë. Me plotëkuptimin e fjalës, kjo përzgjedhje e gërshetuar me emra poetësh nga breza të ndryshëm, synon paraqitjen e vlerave dhe sukseseve në Panteonin e fjalës së bukur artistike, për të lënë gjurmë në botën e letërsisë sonë kombëtare.

Autori: Xheladin Mjeku.

AUTORËT DHE VEPRAT E PWRFSHIRA NW KWTW LIBWR JANW SI MW POSHTW:

1. Adem Gashi:

“VIZATIMI I VETMISË NË LETRËN E BARDHË”, poezi, botoi

“Buzuku” – Prishtinë, 2017

2. Agim Mato:

“JASHTË EKLIPSIT”, poezi dhe poema, botoi SHB. “ACP&LULU”

- USA, 2011

3. Agim Spahiu:

“NJERIU MBI PIKËLLIMË’, poezi, botoi “Buzuku”- Prishtinë, 1993

4. Agim Vinca:

“NOSTALGJI PËR KOHËRAT E RREZIKSHME”, poezi, botoi

“Armagedoni” – Prishtinë, 2017

5. Ali Geci:

“KU SKALITEN KUJTIMET”, poezi dhe udhëpërshkrime lufte, botoi

“Focus” - Prishtinë, 2006

6. Ali Podrimja:

“LUM LUMI”, poezi, botoi “Rilindja” – Prishtinë, 1986

7. Alisa Velaj:

“THEMELET E ERËS”, poezi, botoi “Ideart” - Tiranë, 2007

8. Alma Begaj:

“FARFURIMA E SHPIRTIT”, poezi, “Botimet Vllamasi” dhe

“SHIKIM QË SFIDON DISTANCAT”, poezi, botoi “Kumi” -

Tiranë, 2011

9. Alma Jaku:

“RROPAMË NDJENJASH”, poezi, botoi “Redona Publishing“ –

Tiranë, 2018

Xheladin Mjeku

10. Ardita Jatru:

“ALTER - EGO”, poezi, botoi “Dora d’Istria” – Tiranë, 2007

11. Arqile V. Gjata:

“KUR THINJET DETI”, poezi të zgjedhura, botoi “Botimet Ada” –

Tiranë, 2012

12. Bedri Halimi:

“SYTË E MALLIT”, poezi, botoi “Shkyp” - 2019

13. Beqir Musliu:

“VDEKJA E POETIT”, kurorë sonetike, botoi “Jeta e re” – Prishtinë,

1971

14. Brahim Avdyli:

“SHTEGTIMI I LIRISË”, poezi, “Faik Konica” - Prishtinë, 2014

15. Dashamir Malo:

“DRITËHIJE”, poezi, botoi “Neraida” – Tiranë, 2019

16. Dritëro Agolli:

“I PËRNDJEKURI I DASHURISË”, vargje mbi dashurinë, botoi SHB

“Dritëro” – Tiranë, 2013

17. Ermira R. Jusufi:

“MOS MA FUNDOS ËNDRRËN”, poezi, botoi Art Klubi “Rifat

Kukaj” – Drenas, 2017

18. Fatmir Terziu:

“DASHURIA BEKOHET NË ELBASAN”, poezi, botoi “ACPE” –

Tiranë, 2019

19. Fazli Greiçevci:

“KLITHJA NË VARGOJT E DËSHIRËS”, poezi, botoi Art Club

“Rifat Kukaj” - Drenas, 2015

Panteoni i fjalës

20. Frederik Rreshpja:

“NË VETMI”, poezi të zgjedhura, botoi “Medaur”- Tiranë, 2004

21. Hamit Aliaj:

“LOTIN NUK TA FAL, poezi, botues SHB “Naim Frashëri” -

Tiranë,1990 dhe ”NJËQIND VJET E MARTË”, poezi, botoi

“Kristalina - KH” – Tiranë, 2005

22. Hasan Hasani – Përkola:

“MIRDITË E MIRDITORË”, poezi, botoi “Faik Konica” – Prishtinë,

2020

23. Havzi Nela:

“SI SHPEND I NGUJUEM”, poezi, botoi “OMBRA GVG” - Tiranë,

2015

24. Izet Abdyli:

“FARFURI DASHURIE”, poezi, botoi “Olymp”, - Prishtinë, 2015

25. Kaltrina Hoti:

“VRAPO PAS DIELLIT”, poezi, “Botimet Toena” - Tiranë, 2019

26. Latif Berisha:

“TUFA”, poezi, “Rilindja” - Prishtinë, 1972

27. Milaim Berisha:

,,TESTAMENT PËR SHQIPËRINË”, poezi të zgjedhura, botoi

“Toena” - Tiranë, 2010

28. Mustafë O. Hoxha:

“SHPALOS HESHTJEN”, poezi, botoi “Lena Grafik” - Prishtinë

2012

29. Nase Jani:

“DET DASHURIE”, poezi, botoi “Triptik” – Vlorë, 2011

Xheladin Mjeku

30. Natasha Xhelili:

“MALI SHEH ËNDËRR”, poezi, botoi “Ada”-Tiranë, 2013

31. Nebih Bunjaku:

“TESTAMENTI I LOTIT”, poezi, botoi SHB “Zef Serembe“-

Prishtinë, 2012

32. Nexhat Rexha:

“DUKE KËRKUAR HIJEN TËNDE”, poezi, botoi SHB “Beqir

Musliu” – Gjilan, 2019

33. Rizah Sheqiri:

“DEGËZ E KËPUTUR”, poezi, botoi “Toena” – Tiranë, 2002

34. Sabit Rrustemi:

“PA NJË VDEKJE MBES”, poezi, botoi “Beqir Musliu” – Gjilan,

2016

35. Suzana Zisi:

“TË JESH… FJALË”, poezi, botoi “OMBRA GVG”- Tiranë, 2011

36. Timo Mërkuri:

“ANATOMIA E LOTIT”, poezi të zgjedhura - 2008

37. Vera Istrefaj:

“QIELLI I SHPIRTIT TIM”, lirika, botoi SHB “Ada” – Tiranë, 2014

38. Visar Zhiti:

“SI SHKOHET NË KOSOVË”, poezi, botoi “Toena”, Tiranë - 2000

39. Vladimir Muça:

“PEGASIANE”,poezi, botoi SHB “Ada” – Tiranë, 2017

40. ZejnepeAlili-Rexhepi:

“UJËVARA E SYRIT”, poezi, botoi SHB “Ars -ZZ” –Tetovë, 2014

26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page