Vilhelme Vrana Haxhiraj
Ju urojmë, Gëzuar përvjetorin e lindjes, jetë të gjatë me vepra të tjera akademike edhe për 100 vjetorin, miku ynë i mirë!
Personaliteti i shquar i kulturës kombëtare, eruditi, përkthyesi, frazeologu i veçantë dhe publicisti, akademik Eshref Ymeri në këtë përvjetor të ditëlindjes së tij i dhuroi kombit dy vepra madhore, “Fjalor frazeologjik frëngjisht - shqip” dhe “Shtigjeve të fjalës artistike”.
Akademik Eshref Ymeri me grada shkencore dhe aktualisht mban titujt e merituar dhe të mbrojtur “Profesor” dhe “Doktor” në gjuhësi. Si një njohës i mirëfilltë i gjuhës shqipe, ai qysh në gjimnazin “Ali Demi”,Vlorë, gjatë viteve ’50, kishte nisur të mësonte gjuhët e huaja.
Studimin e filloi me gjuhën ruse meqë ishte në programet mësimore të shkollave shtatëvjeçare dhe të mesme. Pasi shkoi me studime në Rusi, Eshrefi e përvetësoi mirë gjuhën ruse dhe paralel me studimet filloi të zgjerojë dijet përmes gjuhëve të huaja. Ndërkohë që merrej me përgatitjen e teksteve mësimore, lëndëve mësimore praktike, kurse leksionesh, artkuj metodiko-shkencor dhe shkencor, përkthime artistike dhe përkthime të letërsisë politike, ai filloi të merrej me përkthime të veprave letrare dhe dramave ruse. Letërsia ruse, jo vetëm ka një emër të veçantë, por pati ndikim të madh në letërsinë evropiane, veçanërisht te letërsia shqiptare. Në fushën e përkthimit e ndihmuan shumë njohuritë e tij mbi gjuhët e huaja. Kjo bëri që t’i vihej seriozisht studimit të gjuhës angleze, italiane dhe franceze. Ky erudit i palodhur që përsa i përket studimit, nuk ka njohur kohë, tashmë një poliglot jo vetëm në përkthimet me shkrim, por dhe në gojëtari, tërhoqi vëmendjen e qarqeve të larta politike në vend. Veç punës në katedrën e gjuhësisë në Universitetit e angazhuan me përkthime në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”. Ai përktheu veprat politike të diktatorit.
Eshref Ymeri ka qenë përkthyes gojor i delegacioneve dypalëshe (Shqipëri- Rusi dhe shtetet e pavarura) gjithashtu dhe nëpër konferencat e zhvilluara mes palëve. Prej vitit 1995-2000, Eshref Ymeri ka qenë përkthyes me të gjithë udhëheqësit politik, të parlamentit dhe Qeverisë shqiptare, të djathtë, të majtë, si dhe të të gjitha ngjyrave politike. Kudo që shkoi dhe sado lart u ngrit si personalitet i shquar, ai kurrë nuk e harroi vendlindjen e tij të lashtë, Mesaplikun që ka folur qysh para 3000 vitesh gjuhën e pellazgëve, atë mesape.
Prof.Dr Eshref Ymeri, është bir i Smokthinës, i Mesaplikut prehistorik, dëshmi e lashtësisë së të cilit janë gjetjet arkeologike, rrënojat e kalasë së Ceries dhe Mozaiku i Mesaplikut, i cili flet shqip, në gjuhën e të parëve mesapë. Për këtë flet Nermin Vlora dhe Profesor i Univ.Salento, Françesko D Andria (direkt nga ekrani i Tv, më,11.4.2020), “Salento dhe rrënjët e tij indigjene”,f.2-31), Accademia d;Italia,Firenca,1943. Sipas autorëve pararendës, Prof D Andria shkruan: “Historia e lashtë, 2800-3000 vjeçare, është një histori e errët, e humbur nëpër shekuj, pasi kanë jetuar para mëse 30 shekujsh. Është koha kur në të dy brigjet e Adriatikut flitej gjuha ilire,si nga ilirët dhe nga mesapët”. Duke qenë vazhdues i gjuhës së të parëve të tij mesapë, Eshrefi u dashurua me gjuhën e mëmës dhe jo më kot shprehet: “Gjuhën shqipe kam nënë dhe babë!” Është ajo gjuhë që i mësoi nëna, e cila e mëkoi me dashurinë për atdheun, për njerëzit dhe për gjuhën si amanet të të parëve! Ndaj Profesor Ymeri edhe pse sot mbush 83 vite, kurrë nuk i harron vargjet e këngës së vjetër labe, e kënduar në Mesaplik,
“Jemi këtu në vend tënë, që pa lerë diell e pa lerë hënë!” (Dhimitër Plika, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”F.3). I dashuruar me shkencën e gjuhësisë dhe njohës i mirë i gjuhëve, shqip, italisht, rusisht, anglisht dhe frëngjisht, ai vitet më të bukura dhe më prodhimtare të jetës ua kushtoi përpilimit të fjalorëve. Duke filluar nga 1990 e deri në vitin, 2021, Eshref Ymeri ka botuar me bashkautorë, ose i vetëm 11 fjalorë, por unë do të veçoja katër fjalorët e mëdhenj frazeologjik, Italish -shqip, Rusisht-shqip, Anglisht shqip dhe Frëngjisht-shqip, që vijojnë nga 34-35 000 deri në 40 200 shprehje frazeologjike. Është një punë e çmuar që duhet të përballohet nga një Akademi e tërë.
Para dy muajsh, më erdhën dy dhurata të mrekullueshme, dy vepra studimore madhore të Profesor Eshref Ymerit, botim i vitit 2021. Të dhurosh një libër, fal dituri. Të të falin dy libra studimor, dhurohen dy pasuri që të fusin në mendime dhe në botën filozofike të gjuhës shqipe.
I tillë është “Fjalor frazeologjik frëngjisht - shqip” me bashkautorë dy korifejë të gjuhësisë, Eshref Ymeri dhe Sefulla Kata. Korrektorë letrar, Hava Ymeri, redaktor konsulent Prof.dr. Rami Memushi. Fjalori me 40 200 shprehje frazeologjike është një pasuri e çmuar dhe e rrallë e letërsisë ( leksikografisë) një vepër e rrallë e frazeologjisë së gjuhës shqipe, një vlerë e kolanës së kulturës kombëtare. Me shprehjet frazeologjike të panumërta të përshtatura në leksikun shqip, ka pasuruar leksikografinë shqiptare. Madje theksoj se nga pikëpamja e vlerës është e para e këtij lloji dhe një vepër madhore, për të cilën duhej të angazhohej një akademi e tërë, apo katedra e gjuhës shqipe. Por mjerisht e ashtuquajtura “Akademia e Shkencave të Shqipërisë”, jo vetëm nuk e ka marrë mundimin as për ta parë se çfarë vepre është e ç’vlerë ka dhe jo më ta botojë, apo ta reklamojë. Nuk është i pari fjalor që boton akademik Eshref Ymeri. Akademia për veperat që ngrehin në piedestal autoritetin dhe dinjitetin kombëtar, i ka syrt të mbyllur, veshët të vulosur, gojën të kyçur dhe trurin të dekompouar.
Në parathënie Prof.dr.Rami Memushi, vlerëson punën e madhe të autorit në dhjtetëra vjeçarë për hartimin e fjalorëve frazeologjik, italisht-shqip, rusisht- shqip, anglisht- shqip dhe fërngjisht-shqip. Në përfundimin me sukses të fjalorit fërngjisht shqip, e ka pasuruar më tej Prof:Sefulla Kata ka bërë verifikimin për të saktësuer barasvlerat apo përsjtatjet shqip të frazemave të frëngjishtes. Për ndërtimin e fjalorit, autorët kanë përdorur një literaturë të pasur që për frëngjishten përfshin 18 fjalorë, ngatë cilët 6 fjalorë shprehjesh frazeologjike dhe proverba dhe 16 burime spjeguese mes të cilëve dhe Fjalorin frëngjisht -shqip të Vedat Kokonës.
Profesor Eshrefi, ju kam zili dhe ju përgëzoj për dijet, vullnetin dhe për punën studimore të jashtëzakonshme që keni bërë. Urimet më të mira i keni nga Vladi,
i cili thotë: “ Profesor Eshrefi, Urime dhe Ju faleminderit për këtë dhuratë të çmuar, e cila më nxit që të punoj me gjuhën frënge! Gëzuar Ditëlindjen! Vladi)
Dy fjalë për librin studimor “Shtigjeve të fjalës artistike”,
Të njëjtën vlerë, por të natyrës letrare artistike ka dhe libri tjetër që më dhuroi Prof.Eshrefi që e ka titulluar, “Shtigjeve të fjalës artistike”, studim dhe analiza të mirëfillta letrare mes të cilave futesh në letërsinë bashkëokohore shqiptare.
Librin studimor, “Shtigjeve të fjalës artistike” me autor Prof. Dr.Eshref Ymerin, e quaj një minienciklopedi, ose Enciklopedia e letërsisë bashkëkohore shqiptare. Këtë libër Eshref Ymeri ia kushton bashkëshortes dhe bashkëpunëtores së tij, znj. Hava Ymeri së cilës i takon merita e edukimit të dy fëmijëve, Plarentit dhe Kesianës. Ai vlerëson rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Havaja në jetën e tij produktive, gjatë viteve1980-89) kur ishte përgjegjës i Redaksisë së përkthimeve në gjuhë të huaja, deri në 16 orë në ditë, një pune skllavëreuse e pa paguar për pëkthimin në disa gjuhë të veprave të dikatorit. Ai shpreh mirënjohjen e tij për parathënien e bërë nga Prof.dr.Fatmir Terziu, i cili me shumë kopetencë evidenton vlerat që ka shpalosur Prof.dr.Eshref Ymeri për mëse 50 autorë të ndryshëm... Autori Ymeri analizon dhe evidenton artin krijues të shumë shkrimtarëve bashkëkohorë shqiptarë. ku me mjaft aftësi përzgjedhëse ka nxjerrë në pah vlerat e një letërsie të mohuar që shpesh quhet provinciale. Me shembuj konkret botimesh të larmishme ai i tregon lexuesit dhe kritikës botërore që e nënveleftësojnë këtë zhanër të artit të të shkruarit se ëetërsia shqipe nuk lexohet vetëm brenda kufijëve londinezë shqiptar, por dhepërtej odeteve dhe oqeaneve. . Ai me këmbëngulja tregon talentin e sa e sa autorëve, duke filluar nga Konica, Xhevahir Spahiu e deri tek autorja e fundit si moshë, Vilhelme Vrana. Ndaj për të gjithë ata që përfshihen në libër studimor, shpreh mirënjohjen time apo të atyre autorëve që nuk do t’u bjerë libri në dorë pse jo dhe të atyre që nuk jetojnë!
Njohja ime me Prof.Dr me Eshref Ymerin.
Teksa para disa vitesh Eshrefi më uronte për një novelë timen të botuar në Internet, ku personazhi kryesor njihej edhe nga profesori.Më vonë mësoi se unë isha bashkëshorte e mikut të tij të viteve ’50, Fitim Haxhiraj. Kanë qenë bashkëkohës në gjimnazin “Ali Demi”. Ishin një grup shokësh, Fitim Haxhiraj, Rait Beqiri, Bastri Sofia, Nuredin Bora, që jetojnë: Ishin dhe Hamdi Ibro, Ulsi Sherifi dhe Zeman Lala që nuk jetojnë më. Gjithë grupi ishin vlonjat nga fusha të ndryshme profesionesh, të cilët e ngacmonin të riun studuiues Eshref Ymeri, duke e quajtur “Peshkop”! Këtë miqësi mbi 70 vite mes Eshrefit dhe Fitimit pas një shkëputjeje të gjatë që solli koha e mbrapsht, e ritakoi dhe e forcoi letërsia dhe publicistika e Prof.dr. Eshrefit dhe krijimtaria ime.
Profesor përmes këtyre dy veprave madhore, prano urimet më të sinqerta dhe dashamirëse të miqëve tuaj Fitim, Vilhelme, Vladi Rezi dhe Rainhard,
Z.Eshref Ymeri
Jetë të gjatë sa të dëshironi, aq sa mund të jepni vlera akademike,miku ynë i mirë!
Gëzuar Festat e fundvitit me zonjën Hava, me fëmijët tuaj, nipërit dhe mbesat!
Vilhelme dhe Fitim Haxhiraj me 8 zemrat tona
Vlorë, më 25.12.2021
Më pëlqeu ky shkrim i znj. Vilhelme Vranaj Haxhiraj, krijuese dhe studiuese e nivelit sipëror, kushtuar mikut shumë të nderuar Akademik Prof. dr. Eshref Ymerit me rastin e përvjetorit të lindjes. Duke na njohur jashtzakonisht përmbledhtas me veprimtarinë e gjithanshme krijuese e shkencore të Profesorit, ajo vizaton njëkohësisht edhe portretin intelektual e njerëzor të tij. Kjo rezyme brilante do ja vlente mjaftë të shndërrohej në monografi, sepse shoqëria e sidomos brezi i ri kanë tejet nevojë për modele edukuese e mësimdhënëse.
Ndjehem me fat që e njoha Profesor Eshrefin nëpërmjet "Fjala e lirë" përmes polemikave e analizave të mprehta politiko-historike-atdhetare dhe letrare, në veçanti kur u shpreh për katër tregime të mia. Ishte një shans i madh pë…