top of page

Dy rreshta ne kujtim te Frederik Gjerasit


Dy rreshta ne kujtim te Frederik Gjerasit, qe paska nderruar jete ne 19 Prill 2020 ne SHBA!

Ne radhe te pare ngushellime familjes! E dyta, falenderoj Kastriot Kambo per kete kujtese, e cila per mua ka jo vetem vlera kujtimi per nje njeri, por eshte nje kembane, nje zile qe tundet mbi kujtesat tona , eshte jo thjesht jeta e nje njeriu qe ne fund te fundit do mbaronte nje dite, por eshte historia e vertete e cdo shqiptari qe jeten ja kushtoi dijes dhe perballe pati bajlozin komunist, i cili cdo te keqe e pranonte, por kurre dijen..nderin..dinjitetin! I shkruaj keto rreshta ne kete koment te thjeshte, ne respekt te nje njeriu qe hapsira ku jetoi nuk e nxinte, ishte shume here me i madh se burgu komunist ku ai jetoi e kontribuoi. Fredin e prune ne koperativen ku ishim edhe ne te internuar ne vitin 1974. Imagjinoni nje intelektual te atyre permasave te punonte me lloj lloj deliranti, injoranti komunist e lloj lloj sakati te fushes se ekonomise. Isha ne vit te dyte gjimnaz kur e kam njohur...ai ishte i gjate, une kisha nje lloj frike nga hija e tij nga ecja nga zeri i bukur, nga kopetenca e asaj qe thoshte. Ndonse isha vete i internuar atje, Fredi krijonte nje lloj bote krejt tjeter ne ate kolkoz komunist sic ishte Mollasi. Imagjinoni nje intelektual te atij kalibri te komandohej nga njerez qe nuk i afroheshin te "thembra" Fredit...i tha atehere Presorit(kshtu i therriste çuni i Haxhi Lleshit..Reshiti) nje brigadier...


-Shoku Frederik ke gabuar rende! _ Qysh...i tha Fredi, ku kam gabuar. _ Ske bore mire llogarite e filan brigade! - Aman..tha Fredi...vetem gabim politik te mos jete...dhe qeshi me menyren qe vetem ai dinte. Mbaj mend qe doja ti bija ne sy qe lexoja...atehere kisha marre nje liber nga Drita Çomo, goca e Liri Belishoves, te cilen e kisha shoqe klase. Ishte liber i Shollohovit e me ç'mbaj mend ishte i ndaluar..o zot! Me pa, ishte i gjate dhe shume elegant, duhej te ishte rreth 38 vjec, ne lule te moshes! Beri me dore nga libri...ja dhashe! Ma vuri doren ne koke e ashtu me zerin e bute me tha; - Mos e mbaj kshtu ...m'çife, sepse ky Shollohovi eshte i ndaluar. Nuk e harroj dot kete çast...libri ishte"Tokat e çara"! Mund te shkruaj per ate zoteri, per ate burre ne lule te moshes shume rreshta, por do doja tju kujtoja njerzve se ç'lloj bishe, c'lloj katrahure ishte ai sistem, se c'dreqin diktature e c'perfytyruar ishte ajo qe hante e shperfytyronte intelektuale te tille. Per sa kohe e njoha, jo vetem une, por gjithkushi qe e pati fatin ta njihte, pashe te ai burre njeriun e ditur, te mencur dhe shume njerzor. Vdekjen te gjithe e kemi hak, jeten ama e bejme sejcili sipas personalitetit e sojit te vet! Fred Gjerazi ishte nje njeri shume i mesuar, ishte i madh, aq sa une kurre nuk mundem te ndricoj sadopak figuren e tij... Ngushellime familjes...

42 views1 comment

1 Comment


Faruk Myrtaj
Faruk Myrtaj
Apr 29, 2020

Liria mesohet edhe si Fat: kur bie ta mesosh mes njerezish qe e duan ate! Me te tjere mund te ndeshkohesh!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page