top of page

DY POEZI NGA MYSLIM MASKA

Apr 6, 2022
1 min read


DY POEZI NGA MYSLIM MASKA


TRËNDAFILI

Linda i lirë,

Pse më bëtë skllav?

Pse m’i fyet Nënën dhe Babanë?

Trëndafil do mbetem,

Edhe i vdekur

Petale bardhë

Si në përrallë…

4 – 4 -2022

TI MË THOSHE…

Më thoshe,

Kur puqen buzët

Shpërthen flaka që fle brënda:

Harbon shpirti,

Hapen udhët

Të papara as në ëndrra.

Dashuria

thoshe ti,

Rron sa rron vesa mbi fletë:

Sepse ndjenja,

S’do t’ia dijë

Në je skllav a në je mbret…

Kur merr flakë,

Nuk do të shuhet

Të digjet të bëhet hi…

Me një tjetër

Kur të puthet

Prapë rilind më thoshe ti…

4 Comments


mich.maska
Apr 07, 2022

I nderuar z. Gjergji! Vleresimet tuaja me bejne optimist. Ne kete moshe qe jemi

kemi nevoje edhe per dy fjale te mira te sinqerta.

Me respekt, te fala, Myslimi, Athine.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Apr 07, 2022

Ashtu si arti i madh poetik, edhe poezia e Myslimit kurrë s'ka të ngopur së kënduari vlerave më supreme të jetës, siç janë Liria dhe Dashuria. Imazhet, ndjenjat, mendimet, mesazhet e një poetike me finesën dhe sinqeritetin e gjelbërimit të këtyre dy poezive të godasin e emocionojnë. Urime i dashur mik, K.Gjergji.

Like

mich.maska
Apr 06, 2022

Faleminderit z. Athanasi, poeti i prozes se bukur. Ndjehem mire me krijuesit e

talentuar dhe fisnik. Perqafime, Myslim Maska, Athine.

Like

sotir.mimi
sotir.mimi
Apr 06, 2022

S.Athanasi:

Dy poezi! Tek e para duket shpirti rebel i autorit që proteston për lirinë e humbur dhe që pranon të jetë trëndafil i bardhë edhe. . . në pasjetë.

Në poezinë e dytë lirizmi si dialog ka rrokur maja të reja origjinale. Miku ynë Myslym shquhet për të tilla lartësi. Urime e vazhdimësi si gjithmonë. / S.Athanasi/ Athinë.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page