
Berati i pazbuluar
Me ndërtesat e bukura
Berati shndrrit si një qytet skenik
Në majë është ngritur Kështjella
Imiton siluetën e kodrës !....
Përball njera – tjetrës
Dy lagjet emblemë “GORICA – MANGALEM”
Sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme
Me simfoni të largëta e legjenda të habitshme !
Me një nur të bukur
Qyteti i ndarë në dy pjesë nga lumi “Osum”
Duket një qytet mistik
Me peizazhe të paqta e harmoni të hijshme historish !...
Lagjet e “Goricës” përgjat lumit
Vështrojnë lagjet e vjetra të “Mangalemit”
Shtëpitë e mbivendosura mbi njera-tjetrën
Një ansambël më vete bukurish !...
I quajtur dikur “Qytet i bardhë”
Ai njihet më shpesh si “qyteti i një mbi një dritareve”
mbi 24 shekuj histori, art e kulturë
një “qytet i rrallë” që takon agimit të njerëzimit !...
Tejkohësia e qytetit të gurtë
Vetëdije e kohës me harmoni historike
Me stil elegant e të papërsëritshëm
Në shpirtë lirikën e gjallë të kohës së lashtë
Me vargje poetësh për vajzat si ëndrra !....
Me një kodër në pavdekësi
Bashkohet ndjenja e bukur mbi lule zambaku
Me dhimbjen plot shpresë të dashurisë
Në një qytet, që duket sikur i nëmur rri !....
Qyteti, sytë lanë në Osumin që ndrin
Merr krahë me Mangalemin, në “ Portën e Pashait”
Tomorri me Shpiragun, si një legjendë perball njeri-tjetrit
Në qytetin e lashtë, me emrin Berat !...
BUKURIA E MALLKUAR…
Rozafa e shёmtuar nga motet ende qan !...
ROZAFA ndrin mbi Bunё
Nё mjegullёn e lashtёsisё humbet thellё
Si njё bukuri qё kthehet nё mallkim…
Rozafa u kthye nё njё mit-murim
Tre vёllezёrit fatit i folёn urtёsisht
Bukuria u bё mallkim
gjer nё kodrёn e Valdomezit njё ndjenjё e hollё !...
Aty ndёrtuan njё kёshtjellё
Kalaja rrёnimin ushqeu qё nga lindja
Me rrёnim demoni mbi mure
Rozafa e shёmtuar nga motet ende qan !...