
DY PARADOKSE
Mbolla rrënjë
Trëndafili ,
Mbiu ferra,
Kopshti ndërkaq
M'u mbush gjembaçë ...
Mbolla rrënjë ferre ,
Mbiu
Trëndafili ,
Kopshti mbarë
M'u mbulua me trëndafila të bardhë!
Qershor 2020
NDOQA
Ndoqa në jetë
Rrugën
E drejtë.
E drejta më la pa bukë.
Ndoqa rrugën e shtrebë
Rruga e shtrembër,
Ndërkaq ...
Më bëri të pasur, Oligark...
Qershor 2020
SHKOVA PËR GJAH
Shkova
Për gjah.
Nga ferra eadhe.
Më doli lepuri i vogël
Nga e ferra
E vogël
Më doli lepuri i madh...
Ferra e vogël më bëri të begat...!
Qershor 2020
Faslli Haliti
Comments